Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në

09:01 / March 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8832
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spanja tha se SHBA-të duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet tregtare me BE-në, duke iu përgjigjur Donald Trump, i cili tha se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën pasi refuzoi të lejonte ushtrinë amerikane të përdorte bazat e saj për misione që lidhen me sulmet ndaj Iranit.

Qeveria spanjolle theksoi se është një “anëtar kyç i NATO-s” dhe “një fuqi eksportuese e BE-së”, sipas El Pais.

“Spanja respekton angazhimet e saj  është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-në, me të cilat ne mbajmë një marrëdhënie tregtare historike dhe reciprokisht të dobishme. Nëse qeveria amerikane dëshiron ta rishikojë atë, duhet ta bëjë këtë duke respektuar autonominë e kompanive private, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së”, tha qeveria në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit.

“Spanja është sjellë në një mënyrë shumë të keqe”, u tha Trump gazetarëve më dje, duke shtuar se i kishte kërkuar Sekretarit të Thesarit Scott Besant të “ndërpriste të gjitha bizneset” me Madridin.

“Do të ndërpresim të gjitha bizneset me Spanjën. Nuk duam të kemi të bëjmë fare me të”, shtoi ai.

“Spanja nuk ka asgjë që na nevojitet, përveç njerëzve të mirë, janë njerëz të mirë, por nuk kanë lidership të mirë”, tha ai.

Trump u ankua gjithashtu se Spanja i ka rezistuar përpjekjeve për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të produktit të brendshëm bruto, siç u ka kërkuar aleatëve të NATO-s.

Pedro Sanchez pritet të flasë në orën 11:00 të paradites sot nga zyra e kryeministrit rreth situatës në Lindjen e Mesme.

BE madridi ndërpresë spanjën tregtinë trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.