Author: tirana

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali tha sot në Kuvend se është e keqardhur që largimi i saj nga detyra u paralajmërua nga Sali Berisha,. “Është e vërtetë që ajo detyrë është nder i madh, por çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, është po ashtu nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e Kuvendit, dhe ndonjë tjetër, vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjalë, jo ndonjë gjë tjetër”, tha Spiropali. Kreu i PD Sali Berisha iu kundërpërgjigj…

Read More

Sali Berisha nuk ka pranuar që të lirojë foltoren pasi i mbaroi fjala, duke penguar votimin e ministrave të rinj. Pasi kryetari i Kuvendi vazhdoi me rendin e ditës, deputetët e PD u afruan te Berisha dhe bllokuan foltoren. Ata kërkojnë që të marrin fjalën për procedurë, ndërs Niko Peleshi u kërkon që të ulen dhe të marrin fjalën për procedurë.

Read More

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Read More

Privatësia në internet mund të shndërrohet në një luks dhe jo më në një të drejtë themelore. Kështu paralajmëron Thomas Bunting, analist në institutin britanik të inovacionit Nesta, i cili flet për një të ardhme ku pajisjet inteligjente mund të mbledhin dhe të ndajnë gjithnjë e më shumë të dhëna për përdoruesit. Sipas tij, në një skenar të mundshëm në të ardhmen edhe frigoriferët inteligjentë mund të ndajnë informacion për zakonet ushqimore të përdoruesve me kompani të sigurimeve shëndetësore. Edhe pse një zhvillim i tillë nuk është i pashmangshëm, për shumë njerëz ideja mbetet shqetësuese. Megjithatë, vetë Bunting, thotë se…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pasditen e sotme, në ditën e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit, do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje. “Pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin. Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe për një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, ka thënë Kurti. Në ndërkohë, kandidati i vetëm për president, Glauk Konjufca ka fajësuar opozitën për situatën e krijuar.

Read More

Italia planifikon të dërgojë ndihmë për mbrojtjen ajrore në vendet e Gjirit Persik, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve ajrore iraniane në rajon. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila tha se Roma po shqyrton mbështetje konkrete për vendet e Gjirit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore. “Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, Italia synon të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit, konkretisht në fushën e mbrojtjes dhe në veçanti në mbrojtjen ajrore”, deklaroi Meloni në një intervistë. Sipas saj, vendimi lidhet jo vetëm me marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, por…

Read More

Po pyesni veten se ku të shkoni për ecje në natyrë në Evropë? Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 11 destinacionet më të mira për pushime – nga shëtitjet përgjatë bregdetit italian të Amalfit, deri te eksplorimi i ishujve grekë, rajoneve malore të Shqipërisë dhe aventurat nëpër fjordet norvegjeze, shkruan Mike MacEacheran në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time”. Ashtu si në këngën e famshme të Nancy Sinatra-s, “These Boots Are Made for Walking”, duket se jo vetëm çizmet, por edhe trupi ynë është krijuar për të ecur. Disa kilometra në këmbë janë të mjaftueshme për t’u çliruar, për…

Read More

Ekzekutohen masa sigurie për 5 shtetas, të akuzuar për falsifikim dokumentesh ose shpërdorim të detyrave në Tiranë. Sipas uniformave blu, është vendosur sekuestro preventive mbi një sipërfaqe toke në fshatin Mëzez, që është përfituar në mënyrë të paligjshme nga 2 prej këtyre shtetasve. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon: -“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45…

Read More

Është vënë në pranga një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për ‘shkatërrim të pronës me zjarr’ në qytetin e Vlorës. Shtetasi me iniciale B.B., në nëntor të vitit të kaluar dogji katin e parë të një subjekti privat. Njoftimi: Vlorë / Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për aktivitetin sportiv të zhvilluar në shkolla, duke theksuar energjinë dhe entuziazmin e nxënësve që po marrin pjesë në Edicionin e 4-t të programit “Ekipeve Sportive në Shkolla”. Me një shënim në “Facebook”, Rama pohoi se kanë nisur përballjet sportive në disiplinat e volejbollit dhe basketbollit, në kuadër të programit të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë. Sipas kryeministrit, këtë vit programi ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në të gjithë vendin, të cilat do të garojnë…

Read More

Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësisht përdorimi i fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, si pjesë e zërit të investimeve në statistikat fiskale. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, megjithëse ishte planifikuar një alokim prej 700 milionë lekësh (7 mln euro) si pjesë e Planit të Rritjes nga BE në zërin e investimeve nga fondet e huaja, realizimi faktik për vitin 2025 shënoi zero. Ndryshe nga fondet e brendshme që varen nga vullneti i qeverisë, 700 milionët e Planit të Rritjes janë të…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë rreth orës 10:00, ku në fokus pritet të jetë votëbesimi për ministrat e rinj të qeverisë, pas ndryshimeve të miratuara një ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj. Sjellim ndërmend se emërimet dhe shkarkimet u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar. Sipas procedurës parlamentare, mazhoranca socialiste pritet të kërkojë fillimisht ndryshimin e rendit të ditës, në mënyrë që të hidhen në votim dekretet e kreut të shtetit për emërimet e reja. Presidenti Begaj firmosi ditën e djeshme…

Read More