Author: tirana

Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 14 shkurt, ku në një hotel në Sauk, u vetëplagos një 18-vjeçare. Ata kërkoheshin për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Policia njoftoi se pas konsultimit me prokurorin u vendos që të dy ata të hetohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg të dashurin e të resë. Togat e zeza vendosën se arrestimi i tij ishte i ligjshëm dhe lanë në fuqi…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbledhë në takim liderët e partive nga ora 13:00. Ky takim vjen pas dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin e bëri të ditur gjatë konferencës për media këtë mëngjes. Osmani tha se qëllimi i takimit është konsultimi formal me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. “Sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve, sepse është obligim që të konsultohen paraprakisht. Kjo është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, që të shpallen edhe zgjedhjet e reja. Pas këtij konsultimi do të caktohet data,”…

Read More

Greqia do të ndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov. Sipas vendimit të qeverisë greke, një bateri raketash Patriot do të zhvendoset në Greqinë veriore për të ofruar mbrojtje antibalistike për Bullgarinë. Gjithashtu, dy avionë luftarakë F-16 do të vendosen në një bazë ajrore në veri të vendit për të forcuar mbrojtjen ajrore të rajonit. Dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore greke do të dërgohen në qendrën operative të ushtrisë bullgare në Sofje, ndërsa Dendias pritet…

Read More

Detaje të tjera janë zbuluar nga grabitja e pikës së këmbimit valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ngjarje që ndodhi mëngjesin e 5 marsit. Autori, L.M., fillimisht i ka mohuar akuzat para policisë dhe ka deklaruar se nuk ishte ai autori i grabitjes së 300 mijë lekëve. Por, efektivët e Komisariatit nr. 4 gjetën rrobat që përdori në grabitje, brenda në lavatriçe, prova të rëndësishme për dokumentimin e ngjarjes, përveç pamjeve të kamerave të sigurisë. Më pas, ai pranoi se ishte autor i grabitjes dhe tregoi arsyen dhe planin. “Kisha planifikuar që grabitjen ta bëja që më përpara.…

Read More

Ish-presidenti Ilir Meta është tërhequr nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurimit. Shkak është bërë shtyrja e seancës ditën e djeshme, duke mos marrë një vendim nëse çështja kalon ose jo për gjykim. Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë u shty për më 12 mars. Shkak u bë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos. Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë. MEPJ thekson se, situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.

Read More

Një konflikt mes të miturish në një shkollë në Shënavlash të Durrësit.Disa nxënës mësohet se janë përfshirë në një konflikt dhe ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës, ndërsa është njoftuar policia. “Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e…

Read More

Shtatë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht postet. Ndryshimet në qeveri u miratuan një ditë më parë në Kuvend me votat e vetë socialistëve. Cilat janë ndryshimet në qeveri? Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre Ferit Hoxha emërohet Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes Enea Karakaçi emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Erjona Ismaili emërohet Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Read More

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po shkakton rritje të ndjeshme të çmimeve për fluturimet me avionë privatë. Një avion luksoz, me nisje nga Riad në Arabia Saudite dhe destinacion një kryeqytet evropian në një zonë të sigurt mund të kushtojë deri në 302 mijë euro në këto momente të vështira. Megjithatë, ka persona me pasuri shumë të mëdha që po i paguajnë këto shuma pa u menduar dy herë. Disa prej tyre kanë udhëtuar ditët e fundit me automjete luksoze SUV nga Dubai drejt Riad, në udhëtime që kanë zgjatur deri…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se sot, rreth orës 11:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Llogorasë. Sipas njoftimit të ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet rreth 950 metra nga dalja e tunelit të Llogorasë, në drejtim të Palasës, me sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. Autoritetet bëjnë të ditur se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. ARRSH u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve…

Read More

Kur vjen fjala tek liderët e huaj, besimin e padiskutuar të italianëve e mban kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. L`Espresso publikoi një sondazh, qëllimi i të cilit është të kuptohet se cilët nga udhëheqësit ndërkombëtarë janë më popullorët në mesin e italianëve, dhe qasja e saj ndaj Shteteve të Bashkuara i solli qeverisë spanjolle renditjen në krye të listës. Politikat progresiste në çështjet e punës dhe emigracionit, refuzimi për të rritur shpenzimet ushtarake, pavarësisht kërcënimeve të Trumpit, e së fundi, pas paralajmërimeve të tjera nga Uashingtoni lidhur me bazat ushtarake në Andaluzia që u pasuan nga një mohim i prerë…

Read More

“Në sofrën e hënës” titullohet libri më i ri i kryeministrit Rama. Ai e promovoi mbrëmjen e së enjtes në një mbrëmje ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme nga feja islame, autorë e pedagogë. Në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një video përmbledhëse me momente nga promovimi, duke firmosur librat apo duke bërë fotografi me të pranishmit. “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga mbrëmja e prezantimit të librit tim ‘Në sofrën e hënës’, një përmbledhje refleksionesh e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruhet krah postimit. Libri përmbledh disa prej fjalimeve të…

Read More