Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Parlamenti është shpërndarë pasi ligjvënësit dështuan deri mbrëmë në mesnatë për të zgjedhur presidentin e ri të republikës së Kosovës. “Mbrëmë përpjekjet dështuan. Ky nuk ishte rastësi, as i pamenduar, përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar për fat të keq. Neni 86 presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 dit përpara përfundimit të mandatit. Mandati im përfundon më 4 prill. Kjo d.m.th. që 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues, ky afat ka skaduar mbrëmë…
Author: tirana
Shqipëria po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të turizmit, një zhvillim që po ndryshon ndjeshëm peizazhin ekonomik të rajonit të Ballkanit, sipas “Travel and Tour World”. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025 në Shqipëri mbërritën më shumë se 12 milionë vizitorë të huaj, një shifër që ka surprizuar tregun vendas. Fluksi i madh i turistëve ka pasur ndikim pozitiv në sektorë si shërbimet profesionale, tregtia me pakicë dhe industria e mikpritjes. Megjithatë, vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e kësaj rritjeje të shpejtë, ndërsa Shqipëria renditet tashmë e 16-ta në botë për varësi…
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t’a zhvillojë raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit, për shkak te mungesës së kuorumit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi në mbrëmjen e të enjtes interpretim nga Gjykata Kushtetuese. “Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”,…
Nëse një qytetar planifikon apo kërkon të shesë apartamentin në rrethe dhe kërkon të përfitojë nga tatimi i reduktuar në 5%, nëse e bën rivlerësimin nëpërmjet Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, jo përmes një eksperti privat të licencuar, sipas sqarimit të Ministrisë së Financave, llogaritja e vlerës së pronës do t’i bëhet me çmimet e referencës të miratuara në 2016. Ndërsa në rast se rivlerësimi do të bëhet me një ekspert të licencuar, sipas Ministrisë së Financave do të bëhet sipas çmimeve të vlerës së tregut. Për rrjedhojë, për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, për 60 bashkitë procesi i…
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit dhe zonën e jugut. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë
Pas votimit të ndryshimeve në Kuvend këtë të enjte, vjen reagimi i parë i ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufit. Përmes një postimi në instagram, Nufi shprehet se kjo detyrë e re është jo vetëm një nder, por edhe përgjegjësi e madhe për të, ndërsa falënderon dhe kryeministrin Edi rama për besimin. “Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe…
Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, të premten e datës 6 mars, do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. “Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00.”, bëhet me dije nga Presidenca. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Këtë të enjte, në seancën plenare u miratuan të gjitha dekretet e presidentit Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime…
Lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ato janë të menduara prej shumë kohësh, ndërsa tha se shpreson që miratimi të bëhet me konsensusin e opozitës. “Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane. Gjithmonë…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur lirimin me kusht të banorëve të Rrjollit, të cilët u bënë pjesë e protestës së dhunshme ku u shkatërruan makineritë e punës së kompanisë që po ndërton resortin në zonë. Në vendimin e gjykatës, banorëve u ndalohet të afrohen pranë perimetrit të kantierit të punimeve, një masë që sipas tyre është absurde, pasi aty ndodhen shtëpitë dhe tokat e tyre.
Një 49-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, pasi në vitin 2021 mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin Blutë bëjnë me dijë se në pranga ka rënë shtetasi Lorenc Lala alias Kristian Lala alias Ilir Lamberti. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2021 pasi i kishte caktuar masën “arrest me burg”. Mësohet se shtetasi ishte i akuzuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale…
Furnizimi me Shërbime të Hekurta dhe Urbanizmit (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka rifilluar procesin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike për periudhën deri më 31 dhjetor 2024. Ky proces synon të ofrojë lehtësi për pagesën e faturave për kategoritë më të ndjeshme të klientëve, duke përfshirë: familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, klientët familjarë, si dhe bizneset dhe institucionet. Për secilën kategori klienti, FSHU ka përcaktuar skema të ndryshme kësti mujor, të cilat janë të përballueshme dhe me afate të qarta. Në varësi të mënyrës së pagesës, klientët mund të përfitojnë edhe reduktim të kamatëvonesës,…
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetin dhe njëherazi kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj lidhur me seancën plenare të së hënës. Shehaj është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit pas kërkesës së grupit të PS. Në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.