Author: tirana

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të mësuesve për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo festë shënohet në të gjitha shkollat dhe universitetet me aktivitete, koncerte dhe programe festive. Zanafilla e kësaj dite lidhet me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, në një kohë kur gjuha shqipe mësohej shpesh në fshehtësi për shkak të kufizimeve gjatë sundimit të Perandoria Osmane. Drejtori i parë i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri, ndërsa në veprimtarinë e saj kontribuuan edhe figura të njohura të…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit dhe zonën e jugut. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Valëzimi forcës në det do të jetë 1-2 ballë.

Read More

Nga: Gjon NDREJAJ A është shtypi shqiptar vërtet i lirë dhe i pavarur ? Apo liria e tij mbaron, aty ku fillojnë interesat e fuqishme të financuesve të tij dhe grupeve të caktuara të interesit? Kjo është pyetja qështroj unë, ani pse jam i sigurtë se përgjigjen e saj e dinëshumica e lexuesve. Ashtu si edhe për disa gjëra të tjera edhe për shtypin, më ka gënjyer mendja se tashmë në një sistem demokratik, liria e shprehjes si e drejtë themelore e njeriut, është përmbushur dhejo vetëm pse është e garantuar me Kushtetutë. Kjo përshtypje tëkrijohet sapo dëgjon në mëngjes pasqyrën e shypit në TV, ku gazetat janë të mbushura me kritika ekstreme për qeverinë dheqeveritarët e të gjitha niveleve. Dhe në fakt koncepti bazë i lirisësë shtypit është që ai t’i shërbejë demokracisë dhe interesit publik duke vepruar në mënyrë të pavarur…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ditën e sotme i dorëzoi stafetën ministrit të ri të kësaj ministrie, Enea Karakaçi, ka folur për herë të parë publikisht për hetimet që SPAK po kryen ndaj saj. Balluku: Kam vendosur të mos analizoj, të mos shaj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim për sa i përket drejtësisë. Nuk do gjeni kurrë asnjë deklaratë timen që të kundërshtojë tjetrën. Drejtësia duhet të jetë e lirë edhe e pavarur. Drejtësia e re si produkt i reformës në drejtësi, si produket i një Shqipërie evropiane duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i…

Read More

Nga Gjon Ndrejaj Profesori im i lëndës “Qarkullimi monetar dhe krediti” në fakultetin e Ekonomisë, na shpjegonte se banka është më së pari institucion besimi. Ti, i beson asaj paratë e tua, ndërsa ajo të beson  ty se do t’ja kthesh paratë, kur t’i jep dhe ti ke nevojë për to. Njerëzit që punojnë në bankë janë njerëz me integritet të lartë. Madje ai na tregonte një ngjarje që sipas tij kishte ndodhur vërtet. Një i huaj kishte ardhur asokohe në Shqipëri bëhet fjalë 50 vjet më parë dhe për nevoja të veta do të thyente një çek në bankë.…

Read More

Prokurorët italianë kanë konfirmuar se gazetari Francesco Cancellato dhe dy aktivistë për imigracionin, Giuseppe Caccia dhe Luca Casarini, u hakuan në të njëjtën kohë në fund të vitit 2024. Sipas hetimit të tre ishin pjesë e të njëjtës “fushatë infektimi”. Sulmet, të zbuluara në telefonat Android të viktimave, datojnë nga 14 dhjetori 2024. Prokurorët thanë se ende nuk kanë gjetur prova që shërbimet sekrete italiane të jenë përfshirë, por hetimi vazhdon për të identifikuar autorët. Cancellato, i cili drejton një media hetuese që ka publikuar kritika ndaj partisë Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit, tha: Tani e di me siguri…

Read More

Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se shtetet e BE-së mund të kërkojnë që të huajt nga vendet jashtë Bashkimi Europian të kenë leje afatgjatë qëndrimi në mënyrë që të përfitojnë ndihma sociale të cilat nuk lidhen me punësimin. Ky vendim vlen veçanërisht për përfitimet sociale të financuara nga fondet shtetërore, si shtesa për pensionistët me të ardhura të ulëta, dhe jo për ndihmat e lidhura me kontributet e punës. Vendimi u mor pas padisë së një gruaje shqiptare që jetonte ligjërisht në Itali për dhjetë vjet me djalin e saj, thotë DW. Ajo kishte leje qëndrimi dyvjeçare dhe leje pune,…

Read More

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavaci ka thënë sot se shpërndarja e Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani paraqet akt të paprecedent që bie ndesh me rendin dhe që rastin do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk kishte pse të ndodhte një akt i tillë sot në mëngjes”, ka deklaruar ajo në një konferencë për media. Sipas saj, LVV-ja, në përputhje me rezultatin e saj zgjedhor, në vazhdimësi i ka ofruar alternativat për shmangien e zgjedhjeve. “Barrikadimi me jo-në e vazhdueshme, është i padobishëm dhe i panevojshëm”, ka thënë ajo. LVV-ja i ka fituar mbi…

Read More

Mozaiku i Tiranës është një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare dhe ruan copëza të historisë sonë të antikitetit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha sot se në këtë monument do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilat gjenden në sitet tona më të rëndësishme arkeologjike. “Aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po punohet për pastrimin, konservimin dhe përgatitjen e materialeve e gjetjeve gjatë sondazheve të vitit 2021, për ekspozimin e tyre, që do të sjellin më pranë publikut dëshmi të çmuara të trashëgimisë…

Read More

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre.Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull. Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Ngjarja ka…

Read More

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 72-vjeçare, policia ka njoftuar këtë të premte se ka proceduar penalisht drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, për shtetaset: D. D., 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë Drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve Gjirokastër dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë kryekujdestare në këtë institucion.”, bëjnë me dije uniformat blu. Procedimi…

Read More