“Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 7 mars, për të inspektuar aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Koridorit VIII. Kreu i qeverisë është i shoqëruar nga Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përveç tij, edhe ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut Elbasan Arbjan Mazniku dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. “Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet, është një manipulim i madh, një perversitet i madh,…
Çmimi i naftës në tregun me pakicë në vend ka shënuar rritje të ndjeshme ditët e fundit, duke arritur deri në 185 lekë për litër, si pasojë e tensioneve gjeopolitike dhe luftës në Lindjen e Mesme, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve ndërkombëtare të naftës. Sipas vëzhgimeve në terren, operatorët kryesorë të karburanteve në Tiranë kanë shënuar çmime midis 182 dhe 185 lekë për litër, nga 168–175 lekë që ishte niveli para nisjes së konfliktit. Benzina ka shënuar gjithashtu rritje, duke arritur deri në 188 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit varion midis 57 dhe 62 lekë për…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rrugën provizore në aksin Librazhd-Prrenjas pas problemeve të shkaktuara nga shembja. “Puna vazhdon dhe në një proces pune ndodhin edhe këto të papritura që në këto rast janë vetëm natyrore, edhe për shkak të ngarkesës nga shirat”, u shpreh ai. Rama theksoi se puna vazhdon, ndërsa e vlerësoi si kantierin më të rëndësishëm. “Në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, ku një rrëshqitje në gjatësi 150 m, pa asnjë lidhje me punimet në kantierin prej 35 kilometrash të Korridorit VIII, u kthye në një burim helmi ku u furnizuan me ditë e netë të tëra 700 tenxheret politike…
Iran ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim, por ka paralajmëruar se anijet amerikane dhe izraelite mund të jenë objektiv i ushtrisë iraniane. Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi, tha se Teherani kontrollon ngushticën strategjike, por nuk ka ndërmend ta mbyllë atë. “Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, por nuk do ta mbyllim. Të gjitha anijet do të mund të kalojnë përmes saj. Megjithatë, anijet amerikane dhe izraelite do të jenë në shënjestër të ushtrisë iraniane”, deklaroi ai. Shekarchi shtoi gjithashtu se Irani nuk mund të ofrojë garanci për sigurinë e anijeve nga vendet e…
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka takuar këtë të shtunë ambasadorin Silvio Gonzato. Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas fotove nga zyra e tij, shkruan se u diskutua mbi marrëdhëniet gjithnjë e më të forta mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Thekson vizitën e parë që do ketë jashtë vendit, në cilësinë e ministrit tanimë. “Kur bëhet fjalë për çështjet europiane dhe bashkëpunimin me partnerët europianë, nuk ka fundjava, vetëm ditë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kaluar një mëngjes të shtune sesa takimi me Ambasadorin Gonzato për të diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhënien tonë gjithnjë e…
Edhe në Bashkia Memaliaj pasojat e motit të keq janë të dukshme. Disa fshatra kanë qenë në fokusin e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, duke shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturë por edhe në banesa. Vasjar është një prej fshatrave më të prekur. Tre banesa në këtë fshat janë shndërruar në të pabanueshme, ndërsa rrugët dytësore kanë qenë të mbushura me inerte. Në disa zona janë regjistruar edhe rrëshqitje dheu dhe ulje të nivelit të truallit në fragmente shtufore. Dy nga tre banesat që u dëmtuan nga reshjet e shumta dhe rrëshqitja e tokës sot gjenden në pozita të rrezikshme dhe…
Dhoma e ulët e parlamentit çek votoi të enjten për të refuzuar kërkesën e një gjykate që miliarderi dhe kryeministri Andrej Babiš të përballet me gjyq në një çështje të gjatë hetimore për mashtrim të dyshuar në përfitimin e një subvencioni të Bashkimit Evropian, raporton Reuters. Babiš, kreu i partisë populiste ANO, u rikthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet në tetor të vitit të kaluar, pavarësisht akuzave në çështjen që lidhet me një subvencion prej 2 milionë eurosh të dhënë në vitin 2008, para se ai të hynte në politikë, për ndërtimin e një hoteli dhe qendre konferencash pranë Pragës…
Teherani mbetet ende pa një udhëheqës të Lartë pas vdekjes së Ali Khamenei-t. Emri i pasuesit po shtyhet, ndërsa burime pranë mediave iraniane opozitare paralajmërojnë se vendimi mund të shpallet në orët e ardhshme. 4 ditë më parë, nga Asambleja e Ekspertëve, godina e së cilës u dëmtua nga sulmet, u përmend si kandidati kryesor Mojtaba Khamenei. 56 vjeçari ishte djali i preferuar i liderit të ndjerë. Të enjten, 88 klerikët u mblodhën në një video-konferencë për të shmangur rreziqet dhe për të ratifikuar formalish vendimin, por rezultati mbeti i paqartë. Sipas Iran International, të paktën tetë anëtarë të Asamblesë bojkotuan…
Në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të Tiranës dhe drejtues të Policisë Bashkiake, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, u la porosi të shtojnë monitorimin në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme. Ai u vendosi përpara administratorëve edhe një listë me emra biznesesh dhe vende ku këto inerte derdhen në mënyrë të paligjshme. Pikërisht në këto pika, javën e ardhshme do të ushtrohen kontrolle në bashkëpunim me Policinë Bashkiake. Nga ana tjetër, nënkryetari Sulaj u bëri thirrje të gjitha bizneseve në kryeqytet që të respektojnë rregullat e bashkëjetesës dhe…
Arabia Saudite, Katari, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën me sulme të reja me dronë dhe raketa të shtunën, edhe pse presidenti i Iranit u kërkoi falje fqinjëve në një fjalim me sa duket të regjistruar paraprakisht. Irani lëshoi raketa dhe dronë kundër objketeve ushtarake amerikane në Behrein dhe Katar. Emiratet e Bashkuara Arabe: Aeroporti në Dubai, normalisht një nga më të ngarkuarit në botë u sulmua disa herë me dronë, me pasagjerë që raportuan të paktën një përplasje dhe një numër përgjimesh. Nisjet u pezulluan për disa orë, por pritej të rifillonin më vonë të shtunën. Katari:…
Raportuesi për Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. “Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X, pasi Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit. Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë…