Author: tirana

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, se qeveria shqiptare ka nisur një plan të gjerë investimesh në infrastrukturën portuale, duke përfshirë transformimin e Triportit në Vlorë në një port tregtar modern dhe ndërtimin e katër marinave turistike në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Sipas Ramës, projekti i Triportit në Vlorë synon të ofrojë një port të mirëfilltë tregtar, shumë i munguar për qytetin e Vlorës, duke përmirësuar kapacitetet e transportit dhe tregtisë detare. Ai theksoi se Marina e Durrësit dhe Marina e Vlorës janë tashmë në proces ndërtimi, ndërsa…

Read More

Pas procesit konkurrues dhe transparent për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtori i BKH-së ka emëruar z. Mentor Çuku në detyrë. Z. Mentor Çuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet të lartë profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim të vazhdueshëm. Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion. Të gjithë kandidatët u karakterizuan…

Read More

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita. Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit. Rama ironizoi më tej Bardhin duke i thënë se është i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë nga mbrojte nga Komiteti i Helsinkit, për sulm nga një…

Read More

Gjatë analizës për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës që drejtohej nga Belinda Balluku, kryeministri Rama i kujtoi SPAK-ut se mund të hetojë procesin e privatizimit të katër hidrocentraleve në favor të KURUM. Sipas tij kompania mori hidrocentralet pasi qeveria e PD-së deri në 2013 nuk i rimbursoi TVSH-në. “Nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të sekretarit të partisë së tij në 2013, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat kapacitet prodhimi. Por ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes, e dyta, privatizimi kriminal i katër hidrocentraleve të ndërtuara, funksionale, Shkopeti, Ulza, Bistrica 1…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ata që nuk po lënë gurë pa lëvizur për të penguar projektin për Aeroportin e Vlorës. Rama u shpreh se i kanë bërë llogaritë gabim ,se projekti do bëhet. Ai theksoi se nuk ka plan B vetëm për BE, ndërsa për çdo gjë tjetër është te C. “I dimë ata se që nuk po lënë gurë pa lëvizur për të penguar projektin. I kanë bërë llogaritë gabim se projekti do bëhet. Nuk kam plan B vetëm për BE. Për çdo gjë tjetër jam te C”, tha Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ai megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur. “E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush…

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku biseduan në lidhje me raportin për autorizimin ose jo të SPAK për heqjen e lirisë për ish-zv kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se ish-ministrja u vu në shënjestër të opozitës. Rama deklaroi se ndaj Ballukut nuk ka akuza të rënda për korrupsion apo vjedhje, por thjesht një akuzë për shkelje të barazisë në tendera. Kreu i qeverisë deklaroi se Balluku ishte ajo që “asfaltoi” opozitën në qarkun e Fierit, duke fituar thellë në këtë zonë. Po ashtu, Rama theksoi se ndryshimet epokale në infrastrukturën…

Read More

Grupi i PS ka prezantuar raportin për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. PS ka rrëzuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit dhe heqjen e lirisë së Ballukut, pra mos dhënien e këtij autorizimi pasi nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë. “I rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme për dhënien e autorizimit të heqjes së lirisë së Ballukut, pra mos dhënien e këtij autorizmi pasi nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase së tillë. Ky rekomandim i yni nuk e…

Read More

Standardizimi i prodhimit dhe forcimi i sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit mbeten hapa kyç për përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropianë dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun evropian. Ky ishte mesazhi kryesor i tryezës së organizuar nga Këshilli Ekonomik Kombëtar, ku përfaqësues të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe përfaqësues të industrisë së qumështit diskutuan mbi sfidat dhe masat për përafrimin e standardeve shqiptare me legjislacionin e BE-së. Në këtë takim, Drejtore e Përgjithshme e AKU-së Blerina Gjylameti, rikonfirmoi rolin e institucionit si garant të standardeve të sigurisë ushqimore dhe…

Read More

Ministrat e Financave të vendeve të G7 do të diskutojnë sot ( 9 mars 2026) në një mbledhje urgjente lirimin e rezervave strategjike të naftës, një përpjekje kjo për të stabilizuar tregjet energjetike pas rritjes së çmimeve të naftës të shkaktuar nga konflikti në Gjirin Persik. Në takimin online, do të marrë pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, raporton Financial Times. Diskutimi pritet të fokusohet te ndikimi i luftës me Iranin në tregjet globale të energjisë. Të paktën tre vende të G7, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur mbështetje për një lirimin e koordinuar…

Read More

Aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit vijon me ritme të larta. Autoriteti Portual Durrës njoftoi se ditën e hënë ka nisur përpunimi i 7 anijeve me rreth 5,100 tonë mallra dhe 2,460 njësi konteinerike në kalatat portuale. Sipas të dhënave zyrtare, në kalatat portuale po përpunohen aktualisht 2 anije me 5,076 ton mallra dhe 1,355 njësi kontejnere në përpunim. Ndërkohë, në radën portuale (në pritje për t’u përpunuar) ndodhet 1 anije tjetër, që me 283 njësi kontejnere. Në radën protualë janë edhe 4 anije me 822 njësi kontejnere në pritje në orët në vijim. Autoriteti Portual nënvizon se operacionet po…

Read More

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona. Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”. Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka. I pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuci…

Read More