Author: tirana

Berat Me automjetin që drejtonte, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte një 42-vjeçar, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Fiat”, me të cilin 19-vjeçari përplasi biçikletën. Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 08.03.2026, në aksin “Dimal–Berat”, ku u përplas me automjet, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan. 19-vjeçari, pasi ka përplasur…

Read More

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa policia tentoi ta ndalonte. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Barush Bregu, pjesë e fisit të njohur të Ibrahim Licit. Ditën e djeshme, rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, u arrestuan Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”. Gjithashtu, u shpall në kërkim 40-vjeçari Bregu, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje. Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se…

Read More

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi sot vendosjen e një sistemi mbrojtës ajror Patriot në qytetin Malatya, ku ndodhet edhe baza e radarit Küreçik, si pjesë e forcimit të masave të mbrojtjes ajrore të NATO-s në rajon për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.“Forcat e Armatosura Turke janë plotësisht të përkushtuara për të siguruar sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, po merren masat e nevojshme për sigurinë e kufijve dhe hapësirës ajrore tonë dhe po zhvillohen konsultime me NATO-n dhe aleatët tanë,” thuhet në deklaratën e…

Read More

Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”. Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre. Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve…

Read More

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter goditi Italinë jugore në orët e para të së martës, më 10 mars 2026, me epiqendrën e tij rreth 68 kilometra në veri të Napolit dhe pranë qytetit Piedimonte Matese, sipas të dhënave fillestare sizmologjike. Dridhja u regjistrua në orën 00:03:55 sipas kohës lokale italiane të martën, më 10 mars. Magnituda e tërmetit u vlerësua në 6.0 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 11 kilometra, gjë që e klasifikon atë si një tërmet relativisht të cekët, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 68 kilometra…

Read More

Deputetët britanikë kanë rrëzuar një propozim për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç. Në vend të një ndalimi të plotë, Parlamenti mbështeti një plan që i jep qeverisë kompetenca për të vendosur kufizime sipas nevojës. Propozimi ishte frymëzuar nga modeli i Australisë, e cila në fund të vitit të kaluar u bë vendi i parë që vendosi ndalim të rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç. Nismën për ndalim e kanë mbështetur edhe figura publike, përfshirë aktorin Hugh Grant. Megjithatë, organizata për mbrojtjen e fëmijëve dhe kritikë të tjerë paralajmëruan se një ndalim…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku vlerëson punën dhe përkushtimin e mjekëve të rinj në Spitalin Rajonal të Vlorës. Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson profesionalizmin dhe energjinë me të cilën ata shërbejnë çdo ditë pranë pacientëve, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që kanë në sistemin shëndetësor. “Dhe me mjekët e rinj të Spitalit Rajonal të Vlorës, që me përkushtim, profesionalizëm dhe energji janë çdo ditë pranë pacientëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në mesazhin e tij.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërcënuar Iranin me “vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse vazhdon të bllokojë rrugët e transportit të naftës në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për shtyp në Florida të hënën, Trump tha se Irani do të goditet me sulme të mëtejshme nëse bllokimi vazhdon, pasi çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në katër vjet, shkruan Sky News. Trump tha se SHBA-të do ta godisnin Iranin njëzet herë më fuqishëm dhe “do ta bënin praktikisht të pamundur që Irani të rindërtohet ndonjëherë”. “Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit,…

Read More

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është shkatërruar në hapësirën ajrore turke, sipas ministrisë turke të Mbrojtjes. Raketa u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s me bazë në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, duke shtuar se fragmente municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore. “Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha hapat e nevojshëm do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ministria e mbrojtjes. Është incidenti i dytë i tillë i raportuar brenda një jave, Ankaraja tha se sistemet mbrojtëse…

Read More

Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga drejtuesi i SPAK-ut Klodjan Braho u prit sot në 9 mars në takim nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula, si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Kryeprokurori Qalaj njoftoi delegacionin nga Tirana për funksionimin e sistemit prokurorial, e në veçanti për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, për strukturën organizative, për kompetencat e prokurorive,…

Read More

Sot do të zhvillohet seanca e parë e në gjyq e themelit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Raportohet se në procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë, do të marrë pjesë prokurori Ols Dado, ndërsa prokurori Altin Dumani nuk do jetë i pranishëm. Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha bën me dije se mungon Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Gjyqtarja relatorë Ëngjëllushe Tahiri ka bërë me dije se për të pandehurin Veliaj është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për nisjen e seancës, ndërsa kryebashkiaku Veliaj ka depozituar një deklaratë ku shkruan:…

Read More