Forcat amerikane goditën 16 anije që po vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas një postimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së, i cili përfshin edhe video që tregon sulmet ndaj anijeve. “Forcat amerikane neutralizuan disa anije detare iraniane më 10 mars, duke përfshirë 16 anije që vendosnin narkotikë që vepronin pranë Ngushticës së Hormuzit”, tha CENTCOM.
Author: tirana
Një konflikt mes disa personash në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre të plagosur, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 marsit, fillimisht pas një përplasjeje mes disa shtetasve që u shoqëruan nga policia në komisariat, ndërsa më pas konflikti u përshkallëzua jashtë një lokali mes familjarëve të tyre. Policia po punon për kapjen e dy autorëve të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policise Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar…
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka kallëzuar në Prokurori subjektin tregtar “Modi” sh.p.k i cili importon misër nga Serbia. Në magazinat e subjektit në Shkodër u gjetën dhe u bllokuan 24 tonë misër rifuxho, që rezultoi me sasi tej normave të lejuara të alfatoksinës B1. Subjekti, sipas kallëzimit të AKU-së, akuzohet për “Mashtrim me produktet ushqimore”. Subjekti akuzohet se pasi i është bërë bllokimi i produktit nga drejtoria vendore e AKU-së, ka tentuar sërish të prekë mallin e bllokuar.
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër. Nga vëzhgimi në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si: “Kastrati” dhe “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër. Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës. Në pikën e pakicës…
Qeveria australiane ka vendosur të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, pas 11 ditëve konflikti që ka përfshirë rajonin. Kryeministri Anthony Albanese njoftoi dislokimin e një avioni të sofistikuar Boeing E-7A Wedgetail për kontrollin e hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas kreut të qeverisë, ky vendim erdhi pas një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed, për të mbrojtur jetët e civilëve nga sulmet e paprovokuara. “Kjo valë në rritje e sulmeve të rrezikshme dhe destabilizuese nga Irani vë në rrezik jetën e civilëve. Australia do të dislokojë një avion E-7A Wedgetail për të ndihmuar…
Sistemi i brendshëm i Kuvendit të Shqipërisë është përballur me sulm kibernetik nga grupi i hakerave “Homeland Justice”. Në faqen e tyre “Homeland Justice” një foto nga emaili i administratës shoqëruar me shkrimin ku thuhet se aksesin e kanë fituar prej muajsh. “Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice…
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ftoi shtetet anëtare që të jenë gati për të mikpritur shtete të tjera në përbërje të BE-së. “Ne duhet të përgatitemi për zgjerimin e ardhshëm të familjes evropiane. Bashkimi Evropian është një projekt pajtimi dhe paqeje. Këto vlera janë të lidhura ngushtë me zgjerimin, duke e bërë atë investimin më të mirë gjeostrategjik që ne mund të bëjmë për të ardhmen tonë. Që nga dita e parë e mandatit tim, e kam bërë zgjerimin një nga prioritetet e mia kryesore”, tha Antonio Costa, president i Këshillit Evropian. Costa vuri theksin tek sundimi i…
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 86,984 lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), paga mesatare është rritur me 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe me 4,4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se aktivitetet ekonomike me pagën mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 173, 283 lekësh, si dhe informacioni dhe komunikacioni, me një pagë mesatare prej 131,165 lekësh. Sa…
Punësimi në Shqipëri ka shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit 2025, ndërsa sektori i shërbimeve vijon të mbetet kontribuesi kryesor në këtë rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart arriti në 58,5% në tremujorin e katërt të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje, ndërsa në raport me tremujorin e mëparshëm ka shënuar një ulje të lehtë prej 0,3 pikë përqindje. Të dhënat tregojnë gjithashtu se shkalla e pjesëmarrjes në forcat e…
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë sa më shpejt projektin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës shqiptare si mënyra më efektive për të përballuar pasojat ekonomike që vijnë nga tensionet dhe sulmet që vijojnë prej disa ditësh në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë zyrtare, Konfindustria paralajmëron se çmimi i naftës mund të tejkalojë kufirin e 250 lekëve për litër, duke shtuar se shteti duhet të ndryshojë buxhetin e vitit 2026, dhe të përfshijë sa më shpejt ndërtimin e impiantit për përpunimin e naftës shqiptare në vend. “Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin…
Agjencia për Media dhe Informim (MIA), bën me dije se gjatë vitit të kaluar, rreth 13 mijë e 308 gra janë punësuar vetëm në një vit në Shqipëri. Përmes programeve që mbështesin punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën me dije se 7.296 gra kanë ndjekur kurse formimi profesional, ndërsa 2.825 gra janë punësuar përmes programeve të subvencionuara. Sipas AKPA-së, 177 gra kanë hapur bizneset e tyre duke sjellë një numër në rritje të grave aktive në ekonominë e vendit.