Author: tirana

Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në dispozicion vetëm autobusë, ata e përdorin shumë më tepër sistemin publik se banorët e Bashkimit Europian, që mund të lëvizin me metro, trena e tramvaj. Eurostat ka publikuar të dhënat lidhur me përdorimin e transportit publik nga vendet e ndryshme të Europës. Gati 17% e shqiptarëve e përdorin transportin publik çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë në Europë, pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut dhe më lart se mesatarja europiane prej 10.7%. Transporti publik përfshin autobusët, tramvajet, trenat dhe metronë, etj., por…

Read More

Shoferët në të gjithë botën tashmë po e ndiejnë ndikimin ekonomik të luftës SHBA-Izrael me Iranin, pasi çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit. Në Shtetet e Bashkuara, çmimi mesatar i benzinës, i cili ishte 2.94 dollarë për galon në shkurt, është rritur në 3.58 dollarë, një rritje prej rreth 20%, sipas të dhënave nga AAA Fuel Prices, gjurmuesi i çmimeve të karburantit i Shoqatës Amerikane të Automobilave. Edhe pse çdo shtet në SHBA përcakton çmimet e veta të benzinës, disa shtete tashmë kanë tejkaluar 4 dollarë për galon, ndërsa në Kaliforni çmimi ka tejkaluar 5…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti – Valëzimi në dete i forcës 1 ballë

Read More

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se në këto çaste ende nuk është nevoja që të ngrihet bordi i transparencës për çmimet e hidrokarbureve në vend. Kjo pas ndryshimeve të çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Ajo u shpreh se monitorimi po bëhet çdo ditë, dhe nëse do të ketë abuzime, do të kalohet në ngritjen e bordit të transparencës. “Diskutuam për situatën ekonomie në vend, për çmimet e karburanteve, kemi bërë një takim me tregtarët kryesorë dhe shoqatën e hidrokarbureve për të ngritur alertin për rritjen…

Read More

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez në Korçë. Miratuam strategjinë e arsimit 2026-2027. Do të kemi reformën e të gjithë shërbimeve arsimore që zhvillohen sot dhe jemi duke bërë reformë në përfshirjen e teknologjisë në arsim gjerësisht, si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit. Ka nisur puna për rishikimin e ligjit për arsimin e lartë. Do krijojmë mekanizma për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë, të forcojmë kriteret për operatorët që veprojnë në arsimin e lartë, si dhe hapjen e arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit. Kjo është e domosdoshme, që të përballemi me një treg…

Read More

Dhjetë ditët e para të luftës i kanë kushtuar taksapaguesve evropianë rreth 3 miliardë euro shtesë vetëm për importet e lëndëve djegëse. Shifrat u bënë publike nga shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e cila theksoi se varësia nga burimet e jashtme po rëndon ekonomitë e vendeve anëtare. Ajo theksoi se Evropa do të bënte një gabim strategjik nëse do të përpiqej të zbuste çmimet në rritje të energjisë me një rikthim te lëndët djegëse fosile ruse. “Që nga fillimi i këtij konflikti, çmimet e gazit janë rritur me 50% dhe ato të naftës me 27%. Nëse e…

Read More

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot në 11 mars me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar. Hoxha deklaroi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin, pasi shteti izraelit u godit nga rekata të Iranit dhe Hezollahut. “Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit”, tha Hoxha. Ministri Hoxha tha në bisedën telefonike me…

Read More

Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplikimet për DV-2027. United States Department of State ka publikuar një rregull të ri në Federal Register, i cili synon të luftojë mashtrimet dhe aplikimet e rreme në programin Diversity Visa. Rregulli i ri hyn në fuqi më 10 prill 2026, rreth 30 ditë pas publikimit zyrtar, dhe pritet të zbatohet për aplikimet e programit DV-2027. Ndryshimi kryesor është detyrimi për pasaportë të vlefshme gjatë aplikimit. Aplikantët do të duhet të vendosin të dhënat e pasaportës së tyre dhe të ngarkojnë online një scan të…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj më në fund do të mund të njihet me të gjitha aktet hetimore. Veliajt i janë dërguar dje pasdite në 10 mars me furgon të gjitha materialet në burgun e Durrësit, me rreth 28 mijë faqe. Kujtojmë se më datë 9 mars, trupa legjitimoi avokaten kryesisht Valentina Teodoresku, që të pandehurit Erion Veliaj t’i vihen në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Gjykata, siç rezulton nga proces-verbalet paraprake, tha se i pandehuri Veliaj duhet të njihej me aktet e dosjes hetimore. Trupa gjykuese vlerësoi se duhet t’i vërë në dispozicion të pandehurit të gjithë fashikujt e…

Read More

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht,…

Read More

Mbyllet sot afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se janë paraqitur 2 aplikime, bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi. Në orët në vijim pritet të dorëzojnë aplikim edhe emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në garë pritet të jenë edhe drejtues të tjerë. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbajti një fjalim në Senatin e Italisë gjatë komunikimeve të saj para mbledhjes së ardhshme të Këshilli i Bashkimit Evropian, ku trajtoi disa çështje të rëndësishme, përfshirë krizën në Lindjen e Mesme dhe politikën e emigracionit. Në fjalimin e saj, ajo u ndal edhe tek marrëveshja për transferimin e emigrantëve drejt Shqipërisë dhe debatet që janë krijuar rreth kësaj nisme. Meloni theksoi se qeveria italiane nuk është as “bashkëfajtore dhe as e izoluar” në politikat e saj për emigracionin, duke shtuar se Italia ka të drejtë të zbatojë masa për të kontrolluar flukset migratore dhe…

Read More