Author: tirana

Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, la lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.Nga foltorja e Kuvendit Manja u shpreh se socialistët kanë propozuar rrëzimin e kësaj kërkese. “Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku”, tha Manja në nisje të leximit të këtij raporti.“Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe…

Read More

Ka ardhur reagimi i policisë në lidhje me një konflikt për pronën në fshatin Bershi të Klosit. Uniformat blu sqarojnë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë, ndërsa thekson se në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Klos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit G. A., 62 vjeç, banues…

Read More

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka miratuar disa ndryshime në Komisionet Parlamentare dhe Grupet e Miqësisë, të cilat janë raportuar edhe ditën e djeshme. Peleshi bëri me dije se Pirro Vengu ish-ministër i Mbrojtjes, dhe Elisa Spiropali ish-ministre e Jashtme, janë caktuar si anëtarë dhe kryetarë të disa grupeve të miqësive me disa vende të botës. “Me shkresën numër 1083 të kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Deputeti Pirro Vengu caktohet kryetar në grupin e miqësisë Shqipëri-Francë dhe anëtar në grupet e Miqësisë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri-Zvicër. Deputetja Elisa Spiropali, caktohet anëtare në grupin e miqësisë…

Read More

Një total prej 13 anijesh janë sulmuar në dhe përreth Gjirit Arabik, Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit midis 28 shkurtit dhe 11 marsit, kanë raportuar të mërkurën Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Natën e së mërkurës, në brigjet e Irakut, dy anije të tjera janë goditur pranë portit të Umm Qasr, pranë qytetit të Basrës. Sulmi ka vrarë një person dhe ka plagosur 38 të tjerë, ka thënë kreu i Kompanisë së Përgjithshme për portet irakiane. Ndërkohë të enjten, UKMTO ka njoftuar një incident tjetër në veri të Jebel Ali, Emiratet e Bashkuara Arabe,…

Read More

Përdorimi i tepruar i inteligjencës artificiale në vendin e punës mund të ketë pasoja të papritura për shëndetin mendor të punonjësve. Studiues nga Harvard University paralajmërojnë për një fenomen që e kanë quajtur “djegie e trurit nga IA”, një gjendje lodhjeje mendore që shfaqet pas përdorimit intensiv të sistemeve të inteligjencës artificiale Sipas studimit, i cili përfshiu më shumë se 1,400 punonjës amerikanë me kohë të plotë në kompani të mëdha, rreth 14% e pjesëmarrësve raportuan simptoma të të ashtuquajturës “mjegull truri” pas ndërveprimit të shpeshtë me mjetet e inteligjencës artificiale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë vështirësi në përqendrim, vendimmarrje…

Read More

Zonat e mbrojtura në vend po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas natyrës dhe ekoturizmit. Ecjet në shtigje malore, vëzhgimi i shpendëve apo shijimi i peizazheve të lagunave dhe liqeneve janë disa nga përvojat që po nxisin interesin e turistëve për këto destinacione natyrore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se gjatë dy muajve të parë të këtij viti mbi 400 mijë vizitorë kanë eksploruar zonat e mbrojtura në Shqipëri. Sipas tij, kjo shifër përfaqëson rreth 42 mijë vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke konfirmuar rritjen…

Read More

Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën vlerëson se viti 2025 ishte një “vit i humbur” për vendin, për shkak të krizës së vazhdueshme politike gjatë gjithë 12 muajve. Draft-raporti, autor i të cilit është raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, përshëndet formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por shpreh keqardhje për dështimin e Kuvendit për ta zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kosova kishte Kuvend jofunksional dhe Qeveri në detyrë gjatë vitit të kaluar, pasi zgjedhjet parlamentare të…

Read More

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes kanë informuar senatorët në një takim me dyer të mbyllura se në vetëm gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit, SHBA-së i ka kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë, sipas “NBC News”. Sipas tre burimeve të njohura me diskutimet, kjo shifër u prezantua gjatë një raportimi përpara një nënkomisioni të Senatit që merret me buxhetin e mbrojtjes. Senatori amerikan, Chris Coons deklaroi për gazetarët se kostoja reale mund të jetë edhe më e lartë, pasi shifra aktuale nuk përfshin të gjitha shpenzimet e luftës. “Pres që shifra reale e operacioneve të jetë…

Read More

Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48 vjeç. Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi…

Read More

Shqipëria, vendi bregdetar evropian, ende pak i njohur për shumë të huaj, po tërheq vëmendjen si një nga destinacionet më të përballueshme për të kaluar vitet e pensionit, sipas “Travel+Leisure”. Ky vend i fshehtë ballkanik kombinon jetesën e përballueshme me peizazhet natyrore mahnitëse. Sipas një raporti të ri të “International Living”, Shqipëria renditet mes 14 vendeve më të përballueshme – ku një çift pensionistësh mund të jetojnë me më pak se 1,200 dollarë në muaj, duke përfshirë qiranë, ushqimin, transportin dhe argëtimin. Kosto e ulët e jetesës dhe natyrë mbresëlënëse Ky vend i Ballkanit, i njohur për peizazhet e tij…

Read More

Pas vdekjes së udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, Republika Islamike ka hyrë në një fazë të re të pushtetit. Asambleja e Ekspertëve më 9 mars emëroi si pasues djalin e tij, Mojtaba Khamenei, duke e vendosur atë në krye të sistemit politik dhe fetar të vendit. Emërimi i tij shihet si një përpjekje për të ruajtur vazhdimësinë e regjimit në një moment shumë të tensionuar për Iranin. Vendimi vjen në një kohë kur Irani ndodhet në një përballje të ashpër me SHBA-të dhe Izraelin, ndërsa disa sulme ajrore kanë goditur strukturat kryesore të establishmentit iranian, duke eliminuar figura të…

Read More