Shqipëria dhe Turqia shpesh e përshkruajnë marrëdhënien e tyre dypalëshe si thellësisht strategjike, të mbështetura në lidhjet historike dhe një raport i fortë personal midis udhëheqësve të tyre, shkruan Mustafa Cuhadar në një artikull të botuar në të përditshmen turke “Türkiye Today”. Megjithatë, sipas kryeministrit Edi Rama, realiteti i pranisë ekonomike të Turqisë në Ballkan nuk arrin të përputhet me ndikimin e saj politik. Në një intervistë ekskluzive për “Türkiye Today”, Rama ofroi një vlerësim çuditërisht të drejtpërdrejtë të rolit të Ankarasë në rajon. Ai hodhi poshtë narrativat e vazhdueshme të ambicieve turke “neo-osmane”, duke e sfiduar Ankaranë të shkojë…
Author: tirana
Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas mes Republikës së Shqipërisë dhe bankës gjermane për zhvillim KfW, për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Marrëveshja parashikon një hua prej 40 milionë eurosh, që do të përdoret për rehabilitimin elektromekanik të hidrocentralit të Fierzës, me synim rritjen e sigurisë dhe eficiencës së prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Ndërhyrjet do të përmirësojnë teknologjinë e pajisjeve, do të rrisin besueshmërinë e funksionimit të hidrocentralit dhe do të zgjasin jetën e tij të shfrytëzimit me të paktën 30 vjet. Financimi i ri i shtohet mbështetjes…
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt. “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar,” deklaroi Trump duke shtuar se fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij. “Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran, përfshirë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë goditur gjithashtu”, deklaroi Donald Trump. Ajatollah Ali Khamenei është vrarë gjatë një nga sulmet, ndërsa i biri…
Reagimi i kryeministrit Edi Rama : Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%. Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj: * Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën…
14 drejtues policie me eksperienca të mëparshme në drejtimin e drejtorive të qarqeve apo departamenteve i janë përgjigjur thirrjes për konkurrim për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vend vakand pas largimit nga kjo detyrë të Ilir Prodës. Dosjet të cilat do të shqyrtohen 10 ditët e ardhshme nga një komision i posaçëm i kanë dorëzuar 3 drejtorë departamentesh Pëllumb Seferi prej 6 vitesh në krye të departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Neritan Nallbati drejtor departamenti për policinë kriminale dhe Saimir boshnjaku ish drejtor i departamentit të kufirit. Në garë janë dhe 4 drejtor qarqesh, Skënder Hita, drejtor…
Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestuesve të thirrur para Parlamentit, e më pas shkoi në selinë blu. Nga ambientet e jashtme të selisë, Berisha njoftoi se protesta e ardhshme e opozitës është më 22 mars. “Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!“, u shpreh ai për gazetarët, pa iu përgjigjur asnjë prej pyetjeve të tyre. Sakaq, nga fjalimi i mbajtur para protestuesve nga Parlamenti, Berisha u shpreh se “Rama shënoi fundin e tij politik”.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të enjte emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në misione të rëndësishme diplomatik. Jeta Kreka është emëruar Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Katar, dhe Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO. “Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë…
Në seancën paraprake ndaj Ilir Metës dhe katër të tjerëve, ish-presidenti nën akuzë nga SPAK, ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri. Raportohet se Meta ka deklaruar se “kam bërë jetë të thjeshtë dhe jo jetë luksi, nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me Çarter”. Seanca paraprake vazhdon ndërsa më herët para mediave ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se sot ka zhvillime.
Nga Genc Kojdheli Prej kohëve të lashta shqiptarët, dhe jo vetëm ata, ruanin mënjanë ushqime të përgatitura për të mbijetuar për një kohë të gjatë, me synimin për t’u konsumuar gjatë dimrit, kur prodhimet e freskëta mungonin. Tradita lindte nga nevoja për t’u përgatitur për dimrat e gjatë dhe shpesh të ashpër, sidomos në zonat malore ku komunitetet mbeteshin të izoluara dhe natyra nuk ofronte mundësi prodhimtarie. Përmes tharjes, kriposjes e fermentimit, familjet krijonin e ruanin pastërmanë, petkat e roshnicat, turshinë e trahananë, reçelërat e glikotë, të ngjashme a të ndryshme nga njëra zonë e vendit në tjetrën. Një shprehje…
Me 82 vota kundër është rrëzuar kërkesa e SPAK. Pro kësaj kërkesa votuan 47 deputetë, ndërsa prezentë ishin 128 deputetë. Kështu Belinda Ballukut nuk i hiqet mandati i deputetes.
Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, la lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.Nga foltorja e Kuvendit Manja u shpreh se socialistët kanë propozuar rrëzimin e kësaj kërkese. “Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku”, tha Manja në nisje të leximit të këtij raporti.“Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe…
Ka ardhur reagimi i policisë në lidhje me një konflikt për pronën në fshatin Bershi të Klosit. Uniformat blu sqarojnë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë, ndërsa thekson se në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Klos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit G. A., 62 vjeç, banues…