Parlamenti i Shqipërisë do të votojë javën e ardhshme për të shpallur Iranin si vend sponsor të terrorizmit. Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp. “Parlamenti do votojë një rezolutë për të shpallur republikën Komeiniste të Iranit shtet sponsor të terrorizmit dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. Ka pasur më parë edhe partnerë që e kanë bërë këtë gjë, do ta bëjmë edhe ne. kriza po shfaqet në të gjithë botën, si rezultat i rritjes së çmimit të naftës”, deklaroi Rama.
Author: tirana
Kompania që duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr, duke thënë se ka krizë. Nuk kemi të dhëna, që kompania është ndodhur nën ndonjë presion. Por gjithë procesi është zhvilluar nën proces, por jo nën presionin e SHBA-ve. Presion ka pasur nga faktorë të tjerë, që nuk kanë interes që porti të jetë histori suksesi. Kini parasysh, që nga A-ja, që disa thonë se për çfarë duhet një port i ri, se ne kemi atë kënetën në zemrën e Durrësit dhe e lidhnin idenë e Portit të Durrësit me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, po mban një konferencë për mediat, një ditë pasi u zhvillua seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Fillimisht, kryeministri citoi shkurtimisht disa nga çështjet tek të cilat do të ndalet në mënyrë shteruese, nga projekti i Porto Romano-s e deri te rritja e çmimit të naftës. “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën terësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Kërkesa nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë,…
Në vetëm 70 ditë e para të vitit ka pasur mesatarisht 11 aksidente automobilistike në ditë përfshirë këtu ato me biçikletë apo dhe monopate ndonëse nuk lejohet të lëvizet me to. “Janë gjithsej mbi 3406 aksidente nëse do të përfshinim edhe ato në shtëpi, rënien nga lartësitë. Por për 5 kryesorët siç janë aksidentet, me makinë, motor, biçikletë, monopate janë afërsisht në 70 ditë 736 aksidente që i bie mesatarisht 11 në ditë”, shprehet drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Drejtori i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për kujdes të shtuar në respektimin e rregullave të qarkullimit pasi me zgjatjen e…
Dita e Verës është kthyer në një traditë të përvitshme feste për të gjithë grupmoshat. Aktivitetet dhe organizimet e parashikuara nga bashkia e Tiranës, me rastin e 14 marsit, e shndërrojnë kryeqytetin në një arenë argëtimi, muzike dhe kulture. Dita e Verës këtë vit, do të ketë një program të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe gastronomike të shpërndara në disa nga hapësirat kryesore të qytetit. Festimet do të paraprihen që në mbrëmjen e 13 marsit me një festë elektronike në Parkun Europa, pranë Sheshit Skënderbej, nga ora 18:00 deri në mesnatë, ku do të performojnë artistë dhe DJ të…
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), do të zhvendosë disa linja të energjisë elektrike që ndodhen pranë trasesë së hekurudhës Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të saj drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Ndërhyrja vjen pas kërkesës së bërë gjatë vitit të kaluar nga Hekurudha Shqiptare për spostimin e linjave elektrike ajrore në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore Durrës-PTT Tiranë dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”. Në dokumentet teknike të kontratës së shpallur, publikuar nga Autoriteti i Prokurimeve Publike theksohet se spostimi dhe eliminimi i transversimeve ajrore do të realizohet përmes ndërtimit të një rrjeti të ri me linja…
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që depërtoi në hapësirën ajrore të Turqisë u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe raketorike të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Lajmin e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes e Ankarasë në një njoftim zyrtar. “Në mënyrë vendimtare dhe pa hezitim marrim të gjitha masat e nevojshme kundër çdo kërcënimi të drejtpërdrejtë ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit”, thuhet në deklaratë. “Në të njëjtën kohë, të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen me kujdes…
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Shqipërisë. Ai u shpreh se pavarësisht përshkallëzimit, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në rajon, ambasadat në kontakt me qytetarët shqiptarë, MEPJ koordinim me partnerët ndërkombëtarë për operacione evakuimi. 138 shtetas kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga rajoni. Pjesë nga fjala e ministrit në komision: Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon: Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit:Me qëndrim…
Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e sotme një konferencë për shtyp. Ai pritet të dalë live në orën 12:30. Kjo konferencë vjen një ditë pasi në seancën plenare u rrëzua kërkesa e SPAK për Belinda Ballukun. Deri më tani nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i deklaratës së kreut të qeverisë. Mbetet për t’u parë nëse Rama do të ndalet tek kjo çështje apo tek zhvillimet dhe tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, të cilat kanë sjellë ndikim edhe në vendin tonë.
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë shtetas. Bëhet fjalë për shtetasit: Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati. GJKKO vendosi shpalljen këtyre shtetasve si fajtor për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 161, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026, vendosi: Pushimin e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën. Madje, nënën e mbron edhe nga tumori i gjirit, pasi qumështi krijon një mburojë kundër kancerit të gjirit, duke fuqizuar dhe aktivizuar mbrojtjen dhe benefitet imunitare edhe për bebin. Prej kohësh po studiohet cili është mekanizmi dhe si ndodh, dhe kërkuesit kanë arritur në konkluzionin që çelësi i mbrojtjes së dyfishtë janë qelizat T. Këto të fundit janë rruaza të bardha që zakonisht kanë si detyrë të eliminojnë qelizat e infektuara ose tumorale, por kanë ndikim të madh edhe në prodhimin e qumështit. Njëkohësisht, këto qeliza T…