Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian. Ky rajon ofron histori të pasur, kultura të ndryshme dhe peizazhe mahnitëse që lënë pa frymë çdo vizitor. Përveç bukurive natyrore dhe trashëgimisë historike, këtu do të gjeni edhe njerëz të ngrohtë dhe mikpritës, gatime unike që lidhen me tradita shekullore dhe pije që do t’ju mbeten në kujtesë. Nga kryeqytetet e gjalla te plazhet dhe liqenet magjepsëse, çdo vend ka diçka të veçantë për të ofruar. Revista amerikane e udhëtimeve “YardBarker” rekomandon 20 destinacione të jashtëzakonshme për t’u vizituar në Ballkan, secila me historinë, kulturën dhe bukurinë e vet unike! Ballkani…
Author: tirana
Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ka si simbol ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja. Me një traditë të veçantë në festimin e Ditës së Verës, Elbasani e mirëpret sot këtë festë me një sërë aktivitetesh të cilat përfshijnë mosha të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase. Amvisat shpjeguan në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen, duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj. Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan…
Agjencitë e ndërmjetësimit raportojnë rënie të kërkesës për dado vendase, por vihet re një trend në rritje i kërkesës për filipinase. Kërkesa në rritje në Tiranë po nxitet nga pagesa mujore 600 deri në 700 euro për orare pune shumë më fleksibël sesa punësimi i kujdestareve vendase dhe mungesa e shërbimeve publike. Gjithashtu ka rënë numri i grave që emigrojnë në Europë për dado, për shkak të shtimit të punësimeve sezonale në Jug gjatë sezonit turistik. Ekspertët ngrenë shqetësimin se tregu ende vijon të jetë informal dhe i pakontrolluar për kualifikime. Sinagoan, 46-vjeçaren nga Filipinet, e takuam në një nga…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Ditën e Verës. Begaj theksoi se kjo është një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. “Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare”, ishte urimi i Presidentit Begaj. Dita e Verës është një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi dhe që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Kjo festë ka krijuar prej vitesh traditën e saj, jo vetëm në Elbasan, por edhe në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme. “Media e lajmeve të rreme e urren të raportojë se sa mirë ka vepruar ushtria amerikane kundër Iranit, i cili është plotësisht i mundur dhe dëshiron një marrëveshje – por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shkroi Trump. Më herët Trump tha se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg. Ishulli Kharg…
Tirana është sot në atmosferë festive për Ditën e Verës, ndërsa në disa akse kryesore të kryeqytetit vijon kufizimi i qarkullimit të automjeteve, sipas masave të njoftuara më herët nga Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës. Për shkak të aktiviteteve që po zhvillohen në qytet, qarkullimi i mjeteve është kufizuar në disa rrugë kryesore. Sipas planit të masave, nga mbrëmja e 13 marsit, ora 22:00, deri sot në orën 18:00, është kufizuar qarkullimi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ish-Hotel Dajti, për të vijuar më pas në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri…
14 marsi njihet si Dita e Verës, një nga festat më të vjetra shqiptare, me rrënjë në paganizëm. Dita e Verës simbolizon largimit të dimrit dhe kremtimin e nisjes së një stine të re. Kryesisht kjo festë është kremtuar në Elbasan, qytet i cili ka traditën e tij si në festime ashtu edhe në përgatitjen e sofrës karakteristike të kësaj dite. Por Dita e Verës është festuar edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha…
Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës. Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës. Raportimet fillestare tregojnë dëme, por pa detaje të qarta, ndërsa nuk përjashtohet që një dron të ketë qenë i përfshirë në sulm. Reuters raportoi se raketa goditi ndërtesën e ambasadës, duke shkaktuar trazira të gjera, por pa specifikuar ashpërsinë e dëmit. Associated Press raportoi se raketa goditi konkretisht helipadën e kompleksit. Ndërkohë,…
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën që po mban me gazetarët, u pyet edhe për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin pa të drejtë vetoje në Union. “Është për të ardhur keq por mua nuk më vjen keq për shoqatën e molotovarëve që e quani PD, se janë në botë tjetër, nuk kanë lidhje fare me botën e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare të punës për t’u anëtarësuar në BE, por një gjë është e sigurt se kam qenë zëri i parë, jo sot por ka disa vite, që është ngritur për një qasje…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije sot se në 180 shkolla të vendit ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt. Kumbaro nënvizoi se “ky studim ndërkombëtar i International Association for the Evaluation of Educational Achievement, i administruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar na jep të dhëna të rëndësishme për nivelin e leximit të nxënësve, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të leximit tek nxënësit e shkollave”. PIRLS është një vlerësim…
Edi Rama: Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës. Faktori shtetëror, forcë publike, për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë; sot ka më të suksesshmin të Ballkanit, me një diferencë mbresëlënëse nga Beogradi. Sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit, por është Tirana. Kjo është arritje e kësaj qeverie, me keqardhje për ata që na duan të vdekur. Sa më shumë na duan të vdekur, ne gjallërohemi. Ne…