Gjigantët e rrjeteve sociale morën vendime që lejuan më shumë përmbajtje të dëmshme në faqet e përdoruesve të tyre, pasi kërkimet e brendshme mbi algoritmet e tyre kishin treguar se zemërimi dhe indinjata rrisnin angazhimin. BBC shkruan se më shumë se një duzinë sinjalizuesish dhe personash nga brenda kompanive kanë zbuluar se si këto kompani morën rreziqe për sigurinë në çështje si dhuna, shantazhi seksual dhe terrorizmi ndërsa konkurronin me njëra-tjetrën për vëmendjen e përdoruesve. Një inxhinier në Meta, kompania që zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, përshkroi se si menaxhmenti i lartë i kishte thënë të lejonte më shumë përmbajtje të dëmshme “në kufi”…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në një automjet në pronësi të shtetasit O. K., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë vënë në pranga 7 persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët dyshohet se vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë operacionit u sekuestruan prova materiale, mes tyre biçikleta e përdorur gjatë kryerjes së krimit, rrobat e autorit,…
Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, pranvera duket sikur vjen gjithmonë pak më herët. Kodrat përreth mbulohen me lule të egra, ndërsa mes kolonave, mureve antike dhe rrënojave mijëravjeçare shpërthejnë ngjyrat që e bëjnë peizazhin të duket si një pkturë e Monet. Në këtë periudhë të vitit, monumentet e qytetit të lashtë marrin një tjetër aromë. Kolonadat e dikurshme, oborret e manastirit dhe rrugicat e gurta rrethohen nga gjelbërimi dhe lulet e pranverës, që krijojnë një kontrast fantastik me gurët e lashtë të qytetit antik. E themeluar rreth shekullit VI para erës sonë, Apolonia u bë një nga qytetet më të…
Disa sulme ajrore goditën gjatë natës periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në disa zona të Libanit jugor. Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë një re të madhe tymi mbi zonat jugore të kryeqytetit, të konsideruara si bastion i Hezbollahut, që prej kohësh janë shënjestër e sulmeve ajrore të Izrael. Ndërkohë, Izraeli ka lëshuar paralajmërime për evakuim për pjesën më të madhe të Libanit jugor, disa zona të kryeqytetit Bejrut si dhe Lugina e Beqaa, në përpjekje për të goditur pzicionet e Hezbollahut në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, deri të dielën pasdite…
Irani po merr masa për të parandaluar protestat anti-qeveritare, me kontrolle të shumta sigurie në rrugët e Teheran, kufizim të aksesit në internet dhe mesazhe paralajmëruese masive të dërguara tek banorët. Banorët e kryeqytetit kanë treguar për BBC se disa pika kontrolli janë vendosur nën ura këmbësorësh dhe brenda tuneleve të rrugëve, pas raportimeve se disa kontrolle në mes të rrugëve ishin goditur nga sulme me dronë. Një numër punonjësish të forcave të sigurisë iraniane u vranë në sulmet izraelite ndaj katër pikave kontrolli në Teheran, sipas agjencisë së lajmeve Fars News Agency. Numërimet jozyrtare tregojnë se rreth 10 anëtarë…
Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: Të maksimizojë të ardhurat. Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një njoftim pozitiv për sektorin e shëndetësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri me dije se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik. Punësimet e reja janë realizuar përmes procesit më të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, i cili mbetet porta kryesore e hyrjes në sistem për bluzat e bardha. Sipas Kryeministrit, ky proces ka pasur në themel tre shtylla kryesore: Meritokracinë, transparencën dhe barazinë e mundësive.
Kjo javë nis me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët. Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo informacione të tjera personale mos ia jepni edhe nëse në ekranin e telefonit tuaj shfaqet emri apo logo e bankës. Mund të jetë një përpjekje për t’iu mashtruar dhe për të ndërhyrë në llogaritë tuaja. Shqetësimi ngrihet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. “Kemi marrë dhe indicie nga qytetarë të ndryshëm të cilët e kanë raportuar si shqetësim janë telefonata që bëhen në mënyrë elektronike, përdorin platforma online, marrin indicie nga burime të ndryshme nga gmail, rrjetet sociale, instagrami, facebook…
Lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk po kalon pa u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se vendet e rajonit, mund të përballen me pasojat e konfliktit, por sipas tyre, rreziku i sulmeve konvencionale është i kufizuar. Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, tha për REL se teknikisht, Republika Islamike i ka mundësitë të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi drejt Ballkanit. Por ato më parë duhet të kalojnë mbi territorin e vendeve të NATO-s si Turqia dhe Greqia, që disponojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore. Eksperti më…
Qeveria amerikane po sillet si një “ndërmjetës” që merr komision. Ky është një tjetër nga ndryshimet e bujshme të sjella nga manjati Donald Trump. Administrata e tij do të marrë një komision prej rreth 10 miliardë dollarësh nga investitorët e përfshirë në marrëveshjen që, në fillim të vitit, i dha SHBA-ve kontrollin mbi platformën kineze TikTok në tregun amerikan. Këto para përfaqësojnë një “shpërblim” për ndihmën në mbajtjen të gjallë të aplikacionit të popullarizuar në tregun e brendshëm. Pagesa bën pjesë në marrëveshjen midis investitorëve dhe ByteDance, kompania që zotëron TikTok. Ndër ata që do të paguajnë administratën përfshihen kompania Oracle, fondi Silver…
“Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë pjesë e luftës në Iran”, deklaroi kancelari Friedrich Merz, i cili nënvizoi po përdoren “të gjitha kanalet diplomatike” për të dhënë fund konflikti. Kreu i ekzekutivit gjerman i bëri këto komente gjatë një vizite në Norvegji, ku u takua me kryeministrat e Kanadasë dhe Norvegjisë. “Po bëjmë çdo përpjekje të mundshme. Të gjitha kanalet diplomatike janë aktive dhe shpresojmë të gjejmë mënyra për ta përfunduar sa më shpejt këtë luftë. Ky konflikt nuk i sjell dobi askujt dhe shkakton dëme të mëdha, përfshirë edhe pasoja ekonomike për ne dhe vendet tona aleate.”