Author: tirana

Nga 30 dhjetori, disa zyra të aplikimit për dokumente biometrike IdentiTek në Tiranë do të ndryshojnë vendndodhje. Bëhet fjalë për zyrat IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9, të cilat do të zhvendosen pranë njësive administrative përkatëse, me qëllim rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve për qytetarët. Njoftimi: Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse. Zyra IdentiTek…

Read More

Njoftim për media Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë. I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar. Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe…

Read More

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues – përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia sollën partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një fitore “spektakolare”, të cilën ajo e arriti kryesisht falë “dobësive” të partive opozitare. LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Kjo është një fitore spektakolare e…

Read More

Të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë tregojnë se partitë opozitare kanë mbetur dukshëm mbrapa në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan dje, 28 dhjetor 2025. Krejtësisht ndryshe paraqitet situata për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), e cila ka arritur një fitore bindëse. Sipas rezultateve paraprake, Vetëvendosje ka siguruar 49.30% të votave dhe pritet të fitojë 56 mandate në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.01% të votave, që përkthehen në 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.59% dhe pritet të ketë 15 deputetë. Aleanca për Ardhmërinë e…

Read More

Ndërsa vendet e njohura turistike bëhen më të shtrenjta, alternativa të reja po hyjnë në lojë! Në konsultim me ekspertët e turizmit, ju sugjerojmë disa nga destinacionet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026 – të ngjashme me vendpushimet e njohura tradiconale, shkruan Iris Lifshitz-Klieger në një artikull të botuar në revistën izraelite “Ynet news”. Sipas ekspertëve, ekzistojnë vende të krahasueshme me pikat e njohura turistike – ku mund të shijoni një përvojë të ngjashme por me një kosto shumë më të ulët. Viti 2026 mund të jetë viti i zgjedhjeve më të zgjuara për udhëtime – me…

Read More

Shtatë oficerë policie u plagosën në një përleshje me militantë të dyshuar të Shtetit Islamik ( ISIS ) herët këtë mëngjes në provincën veriperëndimore të Turqisë, Yalova, raportoi transmetuesi shtetëror TRT Haber. Gjatë një bastisjeje, të dyshuarit në një banesë iu përgjigjën thirrjeve për dorëzim nga forcat e sigurisë me armë zjarri, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Operacioni, i cili mbështetet edhe nga policia e operacioneve speciale nga Bursa, vazhdon me masa sigurie që po merren në zonën përreth. Ndërkohë, u raportua se oficerët e policisë që u dërguan në spital janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosjes patën arsye të forta për të festuar mbrëmjen e kësaj të diele, me këngë e valle popullore dhe fishekzjarrë. Numërimi i votave që iu afrua fundit brenda pak më shumë se 3 orësh pas mbylljes së kutive të votimit, nxori partinë e Albin Kurtit fituese të padiskutueshme të zgjedhjeve me gati 50% të votave. Mbështetja për Vetëvendosjen është më shumë se 2 herë më e lartë se Partia Demokratike e Kosovës që ka siguruar mbi 21%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gati 14% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.7%. Jashtë Kuvendit…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli gjatë podkastit të tij “Flasim” lidhur me hetimin e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtueses së këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj. Rama tha se drejtuesja e AKSHI-t ndodhet aktualisht në një masë sigurie për një akuzë të rëndë, ndërsa theksoi se lidhur me të duhet të pritet të dalë e vërteta vetëm nga drejtësia dhe nga askush tjetër. “AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanaj, që udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës për transformimin digjital të qeverisë, me dije, me vullnet e përkushtim të…

Read More

Kosova mban këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas një viti pa qeveri. Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në vend këtë vit dhe të katërtat në total, pasi vendi u përball me një krizë kushtetuese për shkak se asnjëra prej partive politike nuk arriti dot shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin. Ndërkohë mbi 19 mijë qytetarë të Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike në vende të ndryshme të botës votuan të shtunë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për votimin me postë janë regjistruar mbi 77 mijë qytetarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

Read More

Gazetarja Anduela Ndreu thotë se politika shqiptare do të tronditet. ”Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, tha Ndreu. Për të protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, por nuk rrëzohet qeveria me to. ”Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit, por nuk e rrëzojnë qeverinë”.

Read More