Author: tirana

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta. Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla. Zyhdi Pepa ka shërbyer si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe…

Read More

11 persona u arrestuan dhe 17-vjeçar u shpall në kërkim, pas një përleshjeje që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një bar në San Sisto të italisë. Të gjithë të arrestuarit, të moshës midis 19 dhe 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u mbajtën në burgun e Capanne. Ata janë banorë të rinj të zonave Panicale, Piegaro, Passignano sul Trasimeno, Montegabbione dhe Tavernelle. Sipas hetuesve, një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish u përleshën rreth orës 6:45 pasdite dje në një zonë pushimi në Sant’Andrea delle Fratte, ku ndodhet edhe bari. Pesë nga të arrestuarit janë tashmë të…

Read More

Policia e Shtetit informon qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, e cila synon marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve. Njoftimi: Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”. Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij. Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë…

Read More

Ditën e sotme në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e fundvitit me gazetarë të vendit, ku do të marrë pyetje nga këta të fundit. Ky takim zhvillohet tashmë për të distain vit rradhazi, në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë kësaj konference pritet që kryeministri të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim. Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme.

Read More

Duke nisur nga dita e sotme, disa zyra të IdentiTek në Tiranë do të ndryshojnë vendndodhjen. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme, e cila thotë se zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse. Konkretisht janë 3 zyra IdentiTek që ndryshojnë vendndodhjen. Njoftimi i ministrisë Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative…

Read More

Pas katër ditësh pa furnizim me ujë dhe protestës së qytetarëve të mbajtur një ditë më parë, situata në Vlorë po shkon drejt normalizimit. Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati deklaroi se defekti i rëndë është drejt zgjidhjes dhe se qyteti pritet të kthehet plotësisht në normalitet gjatë orëve të pasdites. Sipas tij, pajisja e dëmtuar është tashmë funksionale dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Aktualisht, një pjesë e qytetit po furnizohet me ujë, ndërsa depot po mbushen për të garantuar furnizim të plotë në vijim. “Pajisja e vendosur tashmë është në rregull. Situata është monitoruar dhe jemi mirë. Po furnizohet…

Read More

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, komentoi situatën aktuale në bashkinë më të madhe në vend, ku kryetari Erion Veliaj ndodhet në paraburgim dhe nuk mund të marrë pjesë fizikisht në punët e përditshme të qytetit. Gjatë intervistës në emisionin “Tema e Ditës” nga Arbër Hitja në RTSH, Ristani theksoi se situata sigurisht që ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk janë ndërprerë dhe nuk mund të ndalen në asnjë moment. “Performanca e bashkisë ka qenë në ato standarde që ka qenë në të gjithë këto vite. Dua të jem shumë e sinqertë unë mendoj që jo vetëm në…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka lajmëruar një plan me masat që do të merren për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve. Konkretisht masat konsistojnë në: shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë apo shesin lëndë piroteknike Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit…

Read More

Iranianët shprehën zemërim në rritje ndaj regjimit në pushtet të vendit, ndërsa shitësit në Teheran mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër krizës ekonomike të vendit, me raportime për përleshje dhe gaz lotsjellës që u përdor për të shpërndarë demonstruesit. Pati përçarje të gjera në tregun e madh historik të kryeqytetit, me tregtarët që mbyllën bizneset e tyre për shkak të çmimeve në rritje dhe një valute në rënie. Turma të nervozuara u mblodhën për të demonstruar për rënien e rialit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike. Imazhet treguan tregtarë që dilnin në rrugët përreth tregut në atë që u…

Read More

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim. Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës. Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës. Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare…

Read More