Author: tirana

Izraeli ka deklaruar se sulmet ajrore gjatë natës në Bejrut kishin në shënjestër “krahun financiar” të Hezbollahut. Sipas ushtrisë izraelite, janë goditur objektiva të lidhura me al-Qard al-Hasan, një strukturë që sipas tyre financon aktivitetet ushtarake dhe pagesat e grupit. Autoritetet në Liban raportojnë se nga këto sulme kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bëjnë me dije se gjatë operacioneve janë goditur gjithashtu “qendra komanduese” në jug të Libanit, si dhe depo armësh në qytetin Tyre, të cilat sipas tyre ishin të vendosura qëllimisht në zona civile.…

Read More

Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e zgjojeve në raport me sipërfaqen, një tregues që dëshmon interesin në rritje të fermerëve për sektorin e bletarisë. Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali dhe cilësisë së lartë të mjaltit vendas, bletarët shqiptarë po përballen me vështirësi serioze në tregtimin e produkteve të tyre. Sipas përfaqësuesve të këtij sektori, mjalti shqiptar konsiderohet ndër më cilësorët në Europë, për shkak se në pjesën më të madhe është mjalti shumë lulesh ose i prodhuar nga bimë medicinale, duke pasur vlera të larta ushqyese dhe kurative. Por, megjithë këto cilësi, tregu vendas mbetet problematik. “Ne kemi…

Read More

Dy mjeke të Urgjencës në Spitalin e Elbasanit janë proceduar penalisht, pas vdekjes së një pacienteje 63-vjeçare. Policia e Elbasanit ka njoftuar këtë të mërkurë, më 18 mars, se procedimi ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetasja me inicialet E. T., e cila ka deklaruar se nëna e saj, 63 vjeçe, ka humbur jetën në këtë pavion, si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor. “nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj,…

Read More

Gjyqtarja Irena Gjoka ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave. Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorit Sotir Kllapi, ku ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët akuzohen për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, si dhe për Pirro Xhixhon për veprën penale korrupsion pasiv dhe për Ema Çokun e Fatime Kryemadhin, të cilët akuzohen për pastrim parash. SPAK mbylli hetimet në gusht të vitit 2025, ndërsa vetëm këtë të mërkurë togat e zeza arritën në një vendim përfundimtar. Sipas hetimit, Ilir Meta akuzohet…

Read More

Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi njofton se është mbyllur aplikacioni “Kanali im”, i cili transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptare. Krasniqi njofton se pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit në AMA, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit, me kërkesën tonë, aplikacioni “Kanali im” është hequr nga platforma Google Play Store. “Hiqet nga Google Play Store aplikacioni, “Kanali im” që transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptar. Pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit në AMA, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit, me kërkesën tonë, aplikacioni “Kanali im” është…

Read More

Policia ka marrë në pyetje 46-vjeçarin U.M., i cili një ditë më parë, 17 mars, u arrestua për trafik të armëve. Ai ka pranuar para tyre se është përfshirë në trafikun e paligjshëm të armëve për shkak se i nevojiteshin paratë. “Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë tek banesa ime në Shëngjergj”, tha ai. Armët, fishekët dhe kallëpet e tritolit që u zbuluan dyshohet se do trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut. Hetuesit kanë dyshime se autori është i përfshirë dhe në episode të tjera…

Read More

Rrugët e kalldrëmta të qytetit historik të Krujës, edhe këtë vit janë të mbushura me turistë të huaj, por edhe pushues vendas. Pazari karakteristik i këtij qyteti, mbetet një prej atraksioneve më të frekuentuara, duke nxitur kureshtjen e të huajve që të njihen me historinë dhe artizanatin e këtij qyteti, por ndërkohë qyteti ofron edhe peizazhe natyrore dhe perëndime dielli si askund. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga Pazari i Krujës, plot me turistë nga e gjithë bota. Nga Pazari i Krujës, te Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik,…

Read More

Konfindustria për krizën e karburanteve Konfindustria, duke marrë shkak nga thellimi dhe zgjatja e papërcaktuar në kohë e krizës së karburanteve për shkak të luftës në Gjirin Persik, kërkon nga qeveria ndërtimin dhe zbatimin e shpejtë të paketës fiskale lehtësuese të çmimeve në treg. Konfindustria kërkon, që paketa e parë fiskale antikrizë të përfshijë të paktën dy shtylla: Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e parakrizës, të rikthehet drejpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Së dyti, të ulet taksa e qarkullimit të…

Read More

Saranda ka pritur kroçerën e parë për sezonin turistik 2026, anijen gjigante “Sapphire Princess”, e cila mbërriti me rreth 2,672 turistë në bord. Kryeministri Edi Rama publikoi një video të mbërritjes së kroçerës, duke ndarë pamjet e saj në brigjet e qytetit dhe duke theksuar se Saranda mikpret çdo ditë turistë. Postimi i tij u shoqërua me mesazhin se ky është një tregues i qartë i rritjes së turizmit në vend. “Sapphire Princess” është një nga kroçerat më të veçanta në botë, me gjatësi 290 metra, peshë 116 mijë ton dhe një kapacitet prej 2,670 pasagjerësh, të shoqëruar nga 1,400…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, ku në fokus të diskutimeve ishin ligji i ri për aksesueshmërinë dhe plani kombëtar i veprimit 2026–2030, dy dokumente kyçe me qasje ndërsektoriale, të harmonizuara me standardet e BE-së që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe garantimin e të drejtave për këtë kategori. Gjatë fjalës së saj, ministrja Sala theksoi se mbështetja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një prioritet i qartë i Qeverisë Shqiptare dhe një angazhim që buron jo vetëm nga…

Read More

Një gjykatës amerikan bllokoi përsëri planin e administratës Trump për të pushuar nga puna qindra punonjës të ”Zërit të Amerikës” (VOA). Gjyqtari Royce Lamberth urdhëroi që më shumë se 1 000 punonjës të VOA-s të kthehen në punë deri më 23 mars. Ai gjithashtu urdhëroi rifillimin e transmetimeve ndërkombëtare. Në vendimin e tij, Lamberth tha se përpjekjet për të mbyllur operacionet e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila mbikëqyr transmetuesin e huaj VOA, janë të paligjshme. Në shtator, Lamberth dha një urdhër të përkohshëm kufizues që ndalonte shkarkimet në USAGM. Ish-kreu i agjencisë, Kari Lake, i emëruar nga…

Read More