Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Teksa vlerësoi zhvillimin e qetë të procesit zgjedhore, Spiropali shprehu përgëzimet për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe fushatën elektorale të zhvilluar nga e gjithë klasa politike. Ministrja Spiropali thekson se rruga e Kosovës dhe Shqipërisë është së bashku drejt të ardhmes europiane. “Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë. Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e…
Author: tirana
Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë. Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se të rinjtë dhe Diaspora nuk janë përfaqësuar sa duhet në forumet e partisë. Gjatë një takimi me departamentin e Brain Gain ku u prezantua edhe drejtuesi i ri Ted Kopliku, Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj përfaqësimit të të rinjve duhet rregulluar sa më parë. “Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme. Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa…
Kompania turke Turkish Airlines do të nisë fluturimet direkte drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe anasjelltas. Në faqen zyrtare të kompanisë njoftohet se fluturimet direkte drejt Tiranës do të nisin më 10 janar, por prenotimet mund të realizohen vetëm pas datës 23 janar. Biletat variojnë nga 51 deri në 58 euro për një drejtim. Ky vendim i kompanisë turke vjen pas shitjes së 49% të aksioneve që ajo zotëronte në kompaninë shqiptare të fluturimeve Air Albania. Pas shitjes së aksioneve, kompania turke anuloi edhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar qytetarët që kishin bileta të tilla të…
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për fitoren e tij nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale, President Begaj shpreh urimin që këyo zgjedhje të shndërrohen në përgjegjësi institucionale dhe drejtimin për një të ardhme evropiane për qytetarët e Kosovës. “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane“,…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi sot se ka dhënë mbi 260 mijë certifikata pronësie gjatë vitit 2025. Sipas njoftimit të ASHK-së, kjo shifër është 53% më shumë se viti 2024. Të gjithë këto tituj pronësie, përfshijnë apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera, të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë. Sipas Kadastrës, ky proces synon të formalizojë pronësinë mbi ndërtimet e vjetra dhe të përmirësojë sigurinë juridike të qytetarëve mbi banesat e…
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë sot bilancin për vitin 2025 të institucionit që ai drejton. Sipas tij, tre kanë qenë prioritetet kryesore të Gjykatës: -Menaxhimi i backlogut (numrit i çështjeve që janë duke pritur për t’u shqyrtuar ose për t’u vendosur) në mënyrë të përgjegjshme -Konsolidimi i praktikës gjyqësore -Forcimi i legjitimetit institucional dhe transparencës “Deri në vitin 2028, parashikohet të dalin 670 gjyqtarë të rinj”, theksoi ai, duke bërë me dije se përgjatë këtij viti që po lëmë pas, çdo gjykatës ka marrë mesatarisht 429 vendime. Sadushi veçoi cilësinë e dobët të rekurseve, si një…
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot, 29 dhjetor, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas kryeministrit të vendit, ky ishte një mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, duke i uruar Kurtit dhe sukses dhe mbarësi. “E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan kreu i qeverisë në “X”.
Jemi në prag festash, por qytetarët e Vlorës kanë plot katër ditë pa ujë të pijshëm. Një problem i pazakontë dhe alarmant që akoma nuk është zgjidhur nga Ujësjellësi, ndërsa ka çuar edhe në pezullimin e aktivitetit të dhjetëra bizneseve. Edhe sot, 29 dhjetor, vlonjatët janë ngritur në shenjë proteste. Këtë herë, para ambienteve të bashkisë së qytetit bregdetar, ku ka edhe prezencë të forcave policore. Ka pasur tensione të vazhdueshme pasi protestuesit kanë përplasur dyert e bashkisë dhe tentojnë të futen brenda. “Duam ujë”, “Të vijë kryetarja”, “Hapni dyert e bashkisë”, janë thirrjet në sfond. Të dielën, ata vërshuan në…
Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen Perash në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Nga shpërthimi dyshohet se i plagosuri ka marrë lëndime të shumta.
Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë kaluar mbi 92 orë pa furnizim në pjesën më të madhe të qytetit, banorët janë drejtuar sërish në orët e para të ditës së sotme drejt burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, por dhe një depoje të ujësjellësit që ndodhet në këtë zonë. Qytetarët janë shprehur të indinjuar për situatën e krijuar dhe kanë fajësuar institucionet e Vlorës për mungesën e zgjidhjes. Ata thonë se çdo ditë kërkojnë të mbushin ujë ku të mundin, ndërsa situata vështirësohet më…
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në 3-mujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhë dhe industria ra me -4.7 %. Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga…