Author: tirana

Një nga situatat më të forta në këtë ”Big Brother Albania Vip 5” ishte shpërthimi i Ilrit pas një situate shaka të bërë nga Juxhini. Me këtë ngjarje u hap edhe ky Prime i kësaj të shtune. liri: Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë. Angelo: Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë. Juxhin: Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një më fal më mbrapsht, nga Iliri, për reagimin.…

Read More

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë qarkun e Lezhës. Mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim. Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.

Read More

Lazio barazon 1-1 ndaj Udineses në ndeshjen e luajtur në Friuli. Pavarësisht rasteve në pjesën e parë, mungoi goli. Sfida u zhbllokua në minutën e 80-të, me Vecinon që dërgoi në festë tifozërinë mysafire. Udine realizoi në fund me Davied, i cili shënoi dhe i dhuroi 1 pikë ekipit. Lazio është në vendin e tetë. Udinese është në vendin e 10-të.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Kanada për bisedime në rrugën drejt një takimi me Presidentin amerikan, Donald Trump, disa orë pasi Rusia bombardoi Kyiv-in me dronë dhe raketa, në sulmin e fundit mbi kryeqytetin. Rusia gjithashtu pretendoi të kishte arritur fitore të reja në terren, duke marrë nën kontroll dy qytete në lindje të Ukrainës, Myrnograd dhe Guliaipole. Zelensky deklaroi se sulmet ruse tregojnë se Moska nuk ka ndërmend të ndalojë pushtimin, i cili ka nisur në shkurt 2022 dhe ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima. Para takimit të planifikuar me Trump në Florida të dielën, Zelensky takoi në…

Read More

Po vijon puna për riparimin e defektit në linjën 1000 e cila furnizon qytetin e Vlorës. Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës po punojnë edhe përgjatë mbrëmjes për të vënë në punë linjën kryesore të qytetit. Është gjetur për momentin një zgjidhje provizore, e cila nuk është e përhershme: po bëhet zëvendësimi i pjesës së dëmtuar. Duhet investim për zgjidhje afatgjatë. Pas festive të fundvitit pritet të ketë një tjetër ndërhyrje. Qyteti me ujë pritet të furnizohet gjatë të dielës.

Read More

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ”Big Brother Albania Vip 5” ka hapur dyert. Plot 18 banorë janë futur në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje. Shpërthimi i Ilirit Pse u ndezën gjakrat në shtëpi? Miri-Selin, çfarë po ndodh mes tyre? Kush do të jetë i eliminuari i parë?

Read More

Armando Broja luajti titullar në ndeshjen Burnley-Everton, që u mbyll pa gola. Ekipi i sulmuesi shqiptar ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por nga 16 goditjet e realizuara, asnjë nuk gjeti kuadratin e portës. Broja luajti 88 minuta, duke i lënë vendin më pas Flemmingut. Burnley i Armando Brojës renditet në vendin e 19, me 12 pikë.

Read More

Deputetët e PD-së, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan këtë mbrëmje një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. “Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt,…

Read More

Nga takimi me demokratët në Korçë, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për deformim të zgjedhjeve dhe shkelje të rënda të votës së lirë. Gjatë turit të “Foltores”, Berisha theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijëra prova se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por “farsë elektorale”. “Sot ne vijmë pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme”,- tha Berisha. Kreu…

Read More

Ervin Salianji vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje ndodhet në Shkodër. Salla ku po zhvillohet takimi është mbushur me demokratë. Salianji tha gjatë fjalës se PD-ja nuk mund të ndryshojë me figura të konsumuar dhe të vjetra, dhe se selia blu duhet të ndryshojë në mënyrë që të ketë mundësi për të rrëzuar Edi Ramën. Ish-deputeti shtoi se nuk e përjashton dot askush nga PD. ”Shqipëria nuk ndryshon nëse Partia Demokratike nuk ndryshon për të rrëzuar Ramën. Politika nuk ndryshon më me figura të konsumuar dhe të vjetra. Nuk ka vetpërjashtim ka përballje dhe ne…

Read More

Al-Nassr vijon formën fantastike këtë sezon në kampionatin saudit, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi në po kaq javë. Cristiano Ronaldo hapi rezultatin në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar një situatë brenda zonës dhe duke vendosur skuadrën në avantazh. Në fund të pjesës së parë, CR7 shënoi një gol të mrekullueshëm pas një asistimi perfekt nga Marcelo Brozovic, duke regjistruar kështu golin e 956-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në minutën e 66-të, Ronaldo shënoi një tjetër gol, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, por kjo nuk e ndali skuadrën. Në minutat e fundit, Joao Felix vulosi…

Read More

Ervin Salianji po vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje ndodhet në Shkodër. Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas dy aktiviteteve të tjera në Elbasan dhe Durrës. Siç shihet edhe në video, salla është plot me demokratë që mbështesin Salianjin dhe qasjen që ia ka për hapjen dhe ndryshimin e PD-së. Gjatë fjalës së tij Salianji reagoi ndaj mesazheve që PD u kërkoi demokratëve të distancohen duke thënë se takimi i tij është për interesa personale.

Read More