Author: tirana

Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara. Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin. “Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani. Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të Bashkisë, një…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm i ndodhur gjatë natës në një lokal të njohur në zonën turistike të Crans-Montana, në Zvicër, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë me pasoja të rënda njerëzore. Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë. Zëdhënësi i Policisë së Kantonit të Valeses, Gaetan Lathion, ka deklaruar se ka pasur një shpërthim, shkaku i të cilit ende nuk dihet, duke shtuar…

Read More

Qipro ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian për vitin 2026, i cili sapo ka nisur. Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka uruar Qipron për marrjen e Presidencës së BE-së. Ai shprehet se Shqipëria i uron suksese dhe arritje sa më të mëdha Presidencës Qipriote të Bashkimit Europian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një moment të rëndësishëm për Europën dhe botën. “Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa qarkullimi në…

Read More

As ky fillim vit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën. Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr. 16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë. Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e…

Read More

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve. Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale. Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Nga kjo rritje parashikohet…

Read More

Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të përmbysur prirjen dominuese të gjithë vitit, gjatë të cilit euro ka qenë nën presion të vazhdueshëm zhvlerësues. Gjatë 2025-s, euro ka reflektuar një dobësim të ndjeshëm në raport me lekun, i nxitur nga një kombinim faktorësh strukturorë dhe sezonalë. Flukset e larta valutore nga turizmi,…

Read More

Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet të ketë ndihmuar një shtetase për të kaluar kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi. Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Ponçar, Devoll, një 41-vjeçar që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar përzemërsisht shqiptarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare. Në mesazhin e tij, Presidenti vë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2025 në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe hapat drejt Bashkimit Evropian, ndërsa nënvizon nevojën për përpjekje të përbashkët për një standard evropian në jetën e çdo familjeje shqiptare. “Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në…

Read More

Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.  Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndërrim vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që i përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese. Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara. “Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur…

Read More

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026. Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që pret Vitin e Ri, pas Atoli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve, ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve. Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2026 në orën 12:00 me atë shqiptare. Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.

Read More

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme: a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë…

Read More