Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike. Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me…
Author: tirana
Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe zonën e Librazhdit. Aksi nacional Librazhd Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në disa zona. Po ashtu, policia rekomandon përdorimin e domave dimërore dhe zinxhirëve edhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pasi ka prani akulli. Temperaturat në Steblevë arrijnë në minus 8 gradë C, të shoqëruara me erë të fortë.
Të tmerrshme janë pamjet nga një aksident rrugor që ndodhi sot në mëngjesin e së premtes 2 janar në Atika, në Rrugën Markopoulo, pranë Stadiumit Komunal, ku humbi jetën një shqiptar 23-vjeçar. Sipas informacioneve, makina që drejtonte i riu doli nga rruga, u përplas me një mur betoni të një shtëpie dhe më pas u përmbys. Përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi siç duket edhe në foto, muri u thye dhe makina u përmbys. Pesë zjarrfikës që shkuan menjëherë me dy automjete arritën ta nxirrnin nga makina të riun, por ai ishte pa shenja jete. 23-vjeçari u transportua me…
Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së duke ecur me një ritëm të shpejtë se më parë në procesin e negociatave të anëtarësimit, me hapjen e të gjashtë grup kapitujve të negociatave në pak më shumë se një vit. Në muajin prill u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare. “Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne, sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë. Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme falë rrugës së re turistike. Ai bëri të ditur se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi – Lurë, ndërsa puna po vijon edhe në segmentin Lurë – Rrëshen. Ky investim do të lehtësojë ndjeshëm aksesin dhe do të japë një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në zonë.
Familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim nga tatimi mbi të ardhurat, përmes zbritjes së shpenzimeve për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve, parashikuar në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Kompensimi nuk jepet si shumë fikse, por përfitohet pas rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025, përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në mars 2026. Nga të ardhurat bruto vjetore do të zbriten 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe një shpenzim fiks prej 100 mijë lekësh në vit për arsimimin e fëmijëve, sipas kufijve të…
Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.•Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Bashkia Shkodër •Në territorin e bashkisë vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat…
Është zbardhur ngjarja e rëndë që tronditi lagjen “Manush Alimani” në Shkodër më 29 dhjetor 2025, ku mbeti viktimë shtetasi Hysni Ymeri. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, vrasja u krye me lëndë eksplozive, që dyshohet se ishte vendosur në panelin elektrik të pallatit, ku banonte viktima. Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, u identifikuan dhe u vunë në pranga katër persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë…
Moti i keq me temperatura të ulëta dhe ngrica në rrugë, ka shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit. Një aksident i pazakontë është shënuar sot në 2 janar 2026. Një autobus është përmbysur në mes të rrugës. Ambulancat me shpejtësi janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga aksidenti ka persona të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Rritja e pagës minimale, indeksimi i pagave në administratë dhe rritja graduale e pensioneve janë disa nga shtyllat kryesore të buxhetit të vitit 2026, i cili hyn në fuqi sot me fokus në mbështetjen e qytetarëve dhe investimet publike. Sipas projeksioneve, rritja ekonomike për periudhën 2026-2028 pritet të jetë mesatarisht rreth 4% në vit. Për vitin 2026, deficiti buxhetor është planifikuar në nivelin 2,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa borxhi publik parashikohet të ulet në 53,6% të PBB-së në fund të vitit, duke reflektuar konsolidimin fiskal dhe stabilitetin makroekonomik. Projektbuxheti për vitin 2026 fokusohet në financimin prioritar të sektorëve…
Deri më 31 dhjetor 2026, të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit të pronës me normë tatimore të reduktuar prej 5% nga 15% që ishte. Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve. Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se gjendja e tij shëndetësore është perfekte dhe merr një dozë më të lartë të aspirinës, sesa rekomandojnë mjekët. Ai tha se përdor make-up për të fshehur mavijosjet në duar dhe nuk bën ushtrime të rregullta, sepse i duket e mërzitshme. Trump, 79 vjeç, është presidenti më i moshuar i zgjedhur në historinë e SHBA-ve dhe shenjat e moshës janë të dukshme. Trump tha se merr 325 mg aspirina çdo ditë, krahasuar me 81 mg që rekomandojnë disa mjekë. Ai pranoi se aspirina e bën të mavijoset më lehtë, por nuk dëshiron të ndryshojë rutinën.…