Hetuesit zviceranë po garojnë me kohën për të bërë të mundur identifikimin e viktimave të zjarrit vdekjeprurës që përfshiu një bar në natën e ndërrimit të viteve, në vendpushimin alpin të skive Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur. Presidenti Guy Parmelin, ka bërë me dije se vendi do të mbajë pesë ditë zie, duke e përshkruar zjarrin si një nga ngjarjet më traumatike në historinë e Zvicrës. “Ishte një dramë e një shkalle të panjohur. Zvicra ua ka borxh atyre të rinjve, të cilëve u ndërprenë “projektet, shpresat dhe ëndrrat” e tyre,…
Author: tirana
Udhëheqësi venezuelan Nicolás Maduro tha të enjten në 2 janar 2026 se ishte i hapur për bisedime me SHBA-në mbi trafikimin e drogës dhe naftën, pas javësh presioni në rritje ndaj qeverisë së tij. Në një intervistë për televizionin shtetëror venezuelan, Maduro tha se ishte gati për dialog me SHBA-në “ku të duan dhe kur të duan”. Ai gjithashtu shmangu një pyetje mbi një deklaratë të presidentit Donald Trump, sipas të cilit SHBA-të kishte goditur një zonë dokimi në Venezuelë, sulmi i parë i tillë brenda vendit, i cili dyshohet të jetë kryer nga CIA. Forcat amerikane kanë goditur anije…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, sot në 2 janar 2026 në aksin Lezhë–Shkodër. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Martin Marku për Klan News, dy automjete janë përplasur me forcë në afërsi të fshatit Gocaj. Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara rëndë. Më pas, trupat janë transportuar me autoambulancë drejt morgut. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe…
Më shumë se një mijë automjete u dogjën dhe më shumë se 400 persona u arrestuan në Francë gjatë natës së Vitit të Ri, njoftoi Ministria e Brendshme. Në total, “u shoqëruan 505 persona” dhe në 403 raste arrestimet u shndërruan në arrestime dhe paraburgim, shpjegoi ministria franceze, duke iu referuar një nate “më të qetë” se ajo përkatëse në vitin 2025, pasi vuri në dukje se u regjistruan “trazira më të kufizuara urbane”. Megjithatë, vitin e kaluar, në të gjithë Francën u raportuan 420 arrestime dhe 310 arrestime dhe ndalime paraprake. Numri i automjeteve të djegura u rrit, duke…
Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale reshjet në formën e shtrëngatave ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje e juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore…
Dy makina u dogjën gjatë natës në Elbasan për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa disa dhjetëra incidente të tjera me zjarre u shënuan për shkak të materialeve piroteknike. Një pemë u përfshi nga flakët në qendër të qytetit, disa kontenierë mbetjesh gjithashtu morën flakë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga “çmenduria” pirroteknike e ndërrimit të viteve. Shërbimet e zjarrfikëses ishin të pizicionuar në gatishmëri në disa zona më të populluara të qytetit duke bërë që ndërhyrja të ishte e menjëhershme. Në Librazhd, për shkak të mbingarkesës, u përfshi nga flakët një kabinë elektrike e cila furnizonte qytetin me energji. Për pasojë…
Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me jo pak raste plagosjesh nga përdorimi i fishekzjarrëve.Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë.E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32 vjeçarja Visilda Jakupi. Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe raste…
Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare. Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006. Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më…
Nga ky fillim-viti hyn në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, një masë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët në të gjithë vendin. Kjo skemë e re, që nuk ishte aplikuar më parë, është pjesë e angazhimit të qeverisë për të rritur gradualisht pensionin minimal dhe mesatar në vend, duke siguruar mbështetje më të madhe për qytetarët që mbështeten tek të ardhurat nga pensionet. Sipas vendimit, përfituesit do të marrin shtesa mujore të ndryshme sipas kategorive: Pensionet e qytetit: +1.800 lekë/muaj Pensionet urbane të pjesshme: +800 lekë/muaj Pensionet rurale: +1.000 lekë/muaj…
Tirana është “zgjuar” e qetë pas festimeve për natën e ndërrimit të viteve. Si rrallë herë, rrugët e kryeqytetit janë thuajse bosh pa qarkullimin e automjeteve, teksa një pjesë e qytetarëve kanë dalë në sheshin “Skënderbej”, me familjarët e tyre. Në natën e ndërrimit të viteve, amosfera festive në Tiranë u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të mes muzikës, dritave dhe fishekzjarreve. Atmosferë festive pati edhe në shumë qytete të tjera të vendit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot më datë 1 janar 2025 në një lidhje direkt online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit, duke shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre larg familjeve. “Është kënaqësi e veçantë për mua të jemi së bashku në këto momente për t’ju përshëndetur dhe për t’ju uruar nga zemra gëzuar festat!”, tha presidenti, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në misionet ndërkombëtare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj u shpreh se shqiptarët me misione jashtë vendit, bëjnë krenare Shqipërinë. “Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi…
Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka qenë duke synuar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi të fundit me dronë në veri të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ky vlerësim i është komunikuar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, duke hedhur poshtë pretendimin e bërë nga Kremlini. Pretendimi u bë publik pasi vetë Putin i kishte thënë Trumpit në një bisedë telefonike se Ukraina kishte tentuar të godiste shtëpinë e tij. Trump e kishte përmendur më pas këtë deklaratë para gazetarëve, duke shprehur shqetësim për…