Author: tirana

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes që policia ka kryer rreth mesnatës për të larguar protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjeve Lapaj është dëmtuar nga goditja përmes një bombole gazi dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur arsyet zyrtare të ndërhyrjes në orët e mesnatës, as nëse ka persona të tjerë të shoqëruar apo të lënduar gjatë tensioneve. Aktivistët janë shprehur që…

Read More

Vetëm dy ditë pas rrëmbimit të Nicolas Maduros dhe dërgimit të tij në SHBA, Presidenti Donald Trump ka hapur një tjetër front: Groenlandën. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se SHBA-të ka nevojë urgjente për këtë territor, pasi “është i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”. Trump e ka bërë të qartë se ambicia e tij nuk kufizohet vetëm te nafta e Venezuelës. Ai kërkon Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke e parë si pikë strategjike kundër Rusisë dhe Kinës. Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka lëshuar paralajmërime të forta edhe për Kubën. “Po të isha…

Read More

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve…

Read More

Për shkak të protestës së lajmëruar nga Adriatik Lapaj që pritet të zhvillohet sot në orën 12:00 përpara kryeministrisë, policia e Tiranës ka hartuar një plan masash lidhur me mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor. Nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë kufizim të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. “Tiranë Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për…

Read More

Pas një situate problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Përrenjas i është rikthyer normalitetit.Kaosi rrugor, i shkaktuar nga ngricat tejet të mëdha dhe reshjet e dëborës, la të bllokuara mijëra automjete dhe dhjetëra mijëra pasagjerë, të cilët u detyruan të kalojnë orë të tëra në rrugë, në kushte të vështira atmosferike. Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për mediat sot në 3 janar 2026, tha se kryeministri Edi Rama nuk do të pranojë asnjë verdikt, që do të japë drejtësia për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Berisha u shpreh se Rama po bën luftë të hapur kundër drejtësisë. Sipas tij, Rama është një “kufomë politike”, që duhet rrëzuar. “Ne jemi gati të përballemi me Edi Ramën në betejë përfundimtare për betejën e votës së lirë. Të gjitha të dhënat janë se Rama nuk do pranojë verdiktin e drejtësisë për Ballukun, prandaj protestat tona janë të rëndësishme. Protestat janë nën moton ‘Ja…

Read More

Urimin për festat e fundvitit uniformat blu këtë herë e morën ndryshe. një vendim të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda çdo punonjës ka marrë një shpërblim prej 30 mijë lekësh të reja. Për herë të parë, punonjësit civilë brenda Policisë kanë përfituar një pagesë të plotë shpërblim, ndërsa një page të plotë do të përfitojnë edhe ata punon që kanë kryer shërbime dhe detyra të rëndësisë së veçantë. Për kreun e sindikatës së policëve Sadedin Fishta ky është një hap pozitiv por jo I mjaftueshëm. “E meritojnë shpërblimin sepse kanë orë…

Read More

Me buxhetin e vitit 2026 nis zbatimi i masave financiare që synojnë rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e fuqisë blerëse për punonjësit në sektorin publik dhe privat. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro, masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat që aktualisht paguhen nën këtë nivel. “Po kështu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave për rreth 144 mijë punonjës të administratës publike”, deklaroi Malaj. Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike,…

Read More

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Ruse, në rastin e Venezuelës është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës dhe të gjendet një zgjidhje përmes dialogut.Në të njëjtën kohë, Ministria dënoi sulmet në Karakas dhe zona të tjera dhe deklaroi gatishmërinë e Rusisë për të ndihmuar në dialogun midis palëve ndërluftuese. Përveç kësaj, deklaroi se Rusia qëndron pranë qytetarëve të Venezuelës.

Read More

Llixhat e Bënjës, një nga pikat turistike më të vizituara në Përmet i janë nënshtruar një procesi rikualifikimi, që pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Punimet që po kryhen synojnë përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik si dhe për të krijuar një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga punimet që po kryhen në këtë pikë turistike që tërheq mijëra vizitorë vendas e të huaj çdo vit. “Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje e kushte, për të pritur me temena vizitorët e turistët e shumtë në natyrën e tyre magjepsëse”, shkruan…

Read More

Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut. Situata më problematike raportohet në Bashkinë Shkodër, ku si pasojë e reshjeve është shembur një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Autoritetet kanë vendosur sinjalistikë dhe kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmit dhe normalizimin e lëvizjes. Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth. *Në Bashkinë Malësi e Madhe reshjet kanë…

Read More