Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Realizohet me sukses trajtimi i hernies inguinale me laparoskopi në Spitalin Memorial në Fier

11:31 / March 21, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9816
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme vijon që të ofrojë ndërhyrje moderne, falë profesionalizmit të stafit dhe teknologjisë së avancuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëri të ditur se mjekja Artiola Todaj, pjesë e ekipit spitalor prej disa mujash, realizoi me sukses trajtimin e një hernie inguinale me laparoskopi.

Trajtimi i hernies inguinale me laparoskopi është një teknikë minimale invazive, ku përmes incizioneve të vogla dhe një kamere, mjeku riparon defektin e murit muskulor duke vendosur një rrjetë, çka mundëson rikuperim më të shpejtë, më pak dhimbje dhe plagë më të vogla se kirurgjia e hapur.

Spitali Rajonal Memorial Fier është investim i Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut të vendit.

Me një kapacitet prej 150 shtretërish, ky spital aplikon për herë të parë në vend modelin e autonomisë spitalore.

Spitali ofron shërbime në urgjencë, kirurgji, neurokirurgji, kirurgji kardiovaskulare, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, ortopedi dhe traumatologji.

hernies inguinale realizohet Spitalin memorial fier Trajtimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, plani i FIFA-s po realizohet pikë për pikë në Botëror

13:18 / July 12, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.