Author: tirana

Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL). Ky sistem nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme gjatë vitit paraardhës do të paguajnë prime më të larta sigurimi, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar dëme do të paguajnë prime më të ulëta. Sipas llogaritjeve të kryera me aplikacionet automatike që ofrohen nga kompanitë e sigurimit në faqet e tyre të internetit, malusi apo penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, konferencës së sotme me gazetarët, bëri të ditur se, ditën e premte opozita mbledh tryezën e aleatëve për të marrë vendimet për ecurinë e mëtejshme të protestave. “Opozita pa asnjë diskutim do të ketë protesta ndër më të fuqishmet. Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë”, tha Berisha. Berisha…

Read More

Programi i strehimit social vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të politikave publike për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, me synimin për të garantuar akses në strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për shtresat që nuk arrijnë të përballojnë kostot e tregut të banesave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, objektivi afatmesëm i këtij programi është që deri në vitin 2030 të sigurojë strehim për rreth 35 mijë individë dhe familje që kanë aplikuar për përfitim dhe ndodhen në vështirësi ekonomike. Programi parashikon një kombinim instrumentesh financiare dhe sociale, që synojnë jo vetëm sigurimin e…

Read More

Administrata Doganore ka mbyllur vitin 2025 me të ardhura në vlerën 240 miliardë lekë, ose rreth 2,5 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, janë mbledhur rreth 10 miliardë lekë më shumë, duke shënuar një rritje prej 4,3%. Gjatë vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, forcimi i lekut ndaj valutave të huaja ka ndikuar negativisht në të ardhurat, duke sjellë një humbje prej rreth 9,5 miliardë lekësh. Nëse ky efekt nuk do të kishte ndodhur, rritja reale e të ardhurave do të ishte rreth 19,5 miliardë lekë, ose 10% më shumë se një…

Read More

shumë se dhjetë vite nga nisja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ky proces ka mbetur në vendnumëro gjatë kësaj periudhe. Kryeministri Kurti u tha mediave kosovare se është e nevojshme që Milan Radoičić t’u dorëzohet autoriteteve të sigurisë që të rikthehet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka këmbëngulur përsëri për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, e dakordësuar në vitin 2023. Në Beograd, Vuçiç është ankuar për armatosjen e Kosovës, që sipas tij bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, pa dhënë asnjë sinjal se kur do t’i rikthehet tryezës me Kurtin. Roli i…

Read More

Me ish-udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron, tashmë në një burg amerikan, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi udhëheqësit autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do ta “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin, edhe mes shqetësimeve globale për sulmin ushtarak amerikan. Trump, në një intervistë të publikuar më 4 janar në The Atlantic, paralajmëroi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro”. Rodriguez, e krahut të majtë politik, ishte zëvendëspresidente…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka shtuar si element akuzues faktin se fëmijët e Sali Berishës kanë përfituar nga privatizimi i banesave, një proces nga i cili, siç theksoi kreu i PD-së, kanë përfituar mbi 1 milion shqiptarë në përputhje me ligjin. Berisha sqaroi se pasuritë e deklaruara nga familjarët e tij janë të kufizuara dhe të evidentuara prej vitesh në deklarimet zyrtare, duke përfshirë një apartament të privatizuar sipas ligjit në fuqi në atë periudhë. “Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë…

Read More

Një drejtues automjeti në Elbasan, është arrestuar pasi dyshohet të ketë shkaktuar aksident me pasojë vdekjen e një këmbësore. Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ra shtetasi A.H., 59 vjeç. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njofton Policia.

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Pikës së Kontrollit Kufitar (SPK) Kakavijë kanë përpunuar 10,716 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të gjithë 3,073 në hyrje dhe 7,643 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2,908 mjete, 773 në hyrje dhe 2,135 në dalje. Ndërkohë, SPK Tre Urat ka përpunuar 577 shtetas, ku 101 kanë hyrë dhe 476 kanë dalë, si dhe 270 mjete, nga të cilat 53 në hyrje dhe 217 në dalje. Autoritetet kufitare njoftojnë se monitorimi i lëvizjes së këtyre mjeteve dhe mjeteve të vijon ndërprerjen, për të garantuar procedurat e sigurisë dhe të pikave të kalimit…

Read More

Prej rreth dy ditësh, Shkodra është përfshirë nën kushtet atmosferike jo të favorshme, të tilla si reshje shiu dhe dëbore, të cilat kanë sjellë dhe pasoja. Nga një njoftim zyrtar për situatën aktuale të qarkut të Shkodrës, raportohet se në Bashkinë Vau i Dejës, nuk ka reshje shiu, por të tilla janë regjistruar përgjatës natës në Malësinë e Madhe. Sakaq, në Koplik uji i pranishëm në rrugë po fillon të tërhiqet gradualisht, duke shënuar kështu një përmirësim të situatës. Kritike mbetet situata në fshatin Kamicë, ku si pasojë e prurjeve nga Përroi i Thatë, ka dëmtime në rrugën që kalon…

Read More