Author: tirana

Pas raportimeve se pasuria e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mund të nënshtrohet një verifikimi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Presidenca ka bërë të ditur se nuk ka informacione për një procedurë të tillë. Këshilli i presidencës ka deklaruar për mediat në Kosovë se presidentja mbështet çdo verifikim të bazuar në pavarësi, paanshmëri dhe fakte të vërteta. Ai ka shtuar se Osmani nuk do të pranojë asnjë fushatë njollosjeje që ka motivime politike. “Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh,…

Read More

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi këtë mëngjes në kryeqytet për udhëtarët e linjës urbane Tirana e Re. Teksa reshjet e shiut shkaktuan trafik të rënduar, qytetarët u përballën me një situatë skandaloze kur autobusët pësuan defekt në mes të rrugës, duke i lënë udhëtarët në mes të rrugës. Sipas raportimeve, të paktën dy autobusë u prishën, duke detyruar udhëtarët të presin në mes të shiut, teksa shumë prej tyre shprehën shqetësimin se kjo ngjarje që ka ndodhur disa herë gjatë ditëve të fundit po u cenon vendin e punës dhe orët mësimore për nxënësit dhe studentët.

Read More

Si pasojë e rritjes së prurjeve në Kaskadën e Drinit nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë nisur shkarkimet e kontrolluara. Njoftohet se deri më tani sasia që po nxirret është 700 m³/sekondë. Emergjencat Civile të Qarkut të Shkodrës janë në koordinim me KESH-in për monitorimin e situatës, por deri më tani nuk është evidentuar asnjë problematikë. Deri më tani në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Arrëz nuk raportohet për rrezik për përmbytje. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati në Vaun e Dejës duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”. Në Malësinë e Madhe fshati Flakë…

Read More

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë vënë në vështirësi qytetin e Durrësit, duke përmbytur një sërë rrugësh kryesore dhe duke detyruar autoritetet arsimore të pezullojnë procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore. Sipas burimeve zyrtare nga ZVA Durrës, është marrë vendimi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat publike dhe jopublike, si dhe në universitet, deri në normalizimin e situatës. Njoftimi u është përcjellë të gjitha institucioneve për të shmangur lëvizjet dhe rreziqet për nxënësit e studentët. Përmbytje të shumta janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit, ku uji ka bllokuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Veçanërisht…

Read More

Kompania ajrore “Chair Airline” bëhet linja e parë që konfirmon nisjen e operimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, fluturimet direkte Vlorë-Zyrih do të nisin më 26 qershor 2026 dhe do të operohen dy herë në javë deri më 23 tetor 2026. Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të aeroportit dhe forcimit të lidhjeve ajrore ndërkombëtare, veçanërisht me Zvicrën, një treg i rëndësishëm për turizmin dhe vizitat familjare (VFR). Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Valon Lluka u shpreh se ky bashkëpunim shënon një etapë të re për aeroportin dhe…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit, veçanërisht në aksin interurban Tiranë–Durrës, ku në hyrje të qytetit bregdetar është krijuar prezencë e lartë e ujit në rrugë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, uji ka mbuluar të dyja anët e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve. Për të shmangur trafikun e rënduar dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka marrë masa për devijimin e lëvizjes së mjeteve. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë nga Rruga e Plepave…

Read More

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025. Mediat nga Kosova bëjnë me dije se nisja e verifikimeve ka ardhur pas shqetësimeve mbi ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë. Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 tregojnë lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë…

Read More

Mali i Çikës në Vlorë, i mbuluar nga dëbora në ditët e para të janarit 2026, ofron një pamje mahnitëse për turistët. Një përvojë e veçantë natyrore, mes majës së thepisur të malit të Çikës përmbi detin Jon nga njëra anë dhe lumin Vlora në anën tjetër, e bëjnë këtë pikë në jug të vendit në një atraksion për të apasionuarit e natyrës, hiking, por dhe të turizmit të vëzhgimit për vizitorët vendas dhe ata të huaj. Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje të një grupi turistësh në majën e malit të Çikës. Rama, i vlerëson imazhet…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Fillimisht, problemet janë evidentuar në hyrje të qytetit, në rrugën e “Prizrenit”, ku mungesa e kanalizimeve ka sjellë grumbullimin e ujit dhe të materialeve inerte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. E njëjta situatë paraqitet edhe në lagjen e re të qytetit të Kukësit, ku uji ka arritur deri pranë banesave dhe disa familje e kanë të pamundur lëvizjen normale, pasi niveli i ujit ka shkuar deri te…

Read More

Dëshironi të shpëtoni nga i ftohti këtë janar? Atëherë hidhini një sy këtij vendi të bukur mesdhetar me diell dhe paketa pushimesh njëjavore duke filluar nga 685 euro, sipas të përditshmes irlandeze “The Irish Sun”. Shumë pushues irlandezë po dynden në Tiranë, kryeqytetin shumëngjyrësh dhe historik të Shqipërisë, i njohur për temperaturat e ngrohta gjatë dimrit, jetën e natës dhe çmimet e shkëlqyera. Tirana është e njohur për jetën e natës dhe pamjet historike. Turistët mund të vizitojnë fshatrat e bukura të Shqipërisë. Tirana gëzon temperatura mesatare prej 14 deri në 16 gradë Celsius në dhjetor dhe janar. Shtetasit irlandezë…

Read More

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. Siç raporton gazetari i Klan News, Martin Marku, më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve. Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit…

Read More