Qeveria ka miratuar Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2027-2029, një udhërrëfyes strategjik që përcakton drejtimet kryesore të politikës shtetërore dhe orienton shpërndarjen e burimeve financiare drejt realizimit të prioriteteve strategjike të vendit. Ky dokument, i cili shërben si bazë për hartimin e buxhetit afatmesëm, përforcon lidhjen mes planifikimit strategjik dhe menaxhimit të financave publike, duke vendosur një fokus të veçantë tek Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Në këtë listë përfshihen gjithsej 114 projekte investimi, të cilat synojnë të përmirësojnë procesin e propozimit, miratimit dhe implementimit të projekteve strategjike dhe njëkohësisht të adresojnë kërkesat e institucioneve ndërkombëtare financiare…
Author: tirana
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi sot se Kosova e lirë është dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së një populli që nuk u dorëzua kurrë. Në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, Peleshi u shpreh se 24 marsi 1999 mbetet një nga datat më të rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajon. “Ndërhyrja e NATO-s ndali dhunën dhe spastrimin etnik të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar, duke hapur rrugën për liri dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Sot kujtojmë vendimin historik të Aleancës dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, u shpreh ai. Peleshi nderoi po ashtu…
E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn ka shkuar sot në Ministrinë e Brendshme. Vizita e saj është bërë teksa ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës. Top Channel mëson se sot kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme. Në këtë fazë nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.…
Edhe Kroacia, ashtu si shteti fqinj Sllovenia, ka marrë masa për frenimin e të ashtuquajturit “turizëm karburanti” nga shtetasit austriakë, italianë apo gjermanë që po blejnë sasi të mëdha nafte e benzine për shkak të çmimit më të ulët se në vendet e tyre. Autoritetet kanë raportuar vëllime shitjesh jashtëzakonisht të larta ditët e fundit, me kërkesën për miliona litra furnizim. Disa stacione të furnizimit me naftë e benzine tashmë i kanë kufizuar shitjet e karburantit. Si masë frenuese për këtë është liberalizimi i çmimeve të karburantit nëpër autostrada, një veprim i projektuar për të dekurajuar shoferët nga vendet fqinje…
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, bëri me dije sot se një tjetër subjekt shqiptar është dënuar për shkak të prodhimeve të paautorizuara pirate. Sipas Krasniqit, pas identifikimit nga ekipet e inspektimit në AMA, verifikimit për shkelje të të drejtave të transmetimit dhe raportimit në Google, është hequr nga Google Play Store një tjetër aplikacion që transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptare Krasniqi tha se bëhet fjalë për aplikacionin “Shiko Shqip”, i cili ofronte qasje të paautorizuar në kanale televizive shqiptare dhe përmbajtje audiovizive të mbrojtura, duke përbërë një rast të qartë të shpërndarjes së…
Sfida shumë e rëndësishme e playoffit mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare që do të luhet në mbrëmjen e së enjtes po afron gjithnjë e më shumë. Në prag të kësaj supersfide ka folur edhe ish presidenti i Federatës Polake të futbollit dhe një emër shumë i madh i këtij sporti në Poloni, Zbigniew Boniek i cili në një intervistë për portalin polak Interia teksa e cilësoi skuadrën e drejtuar nga Sylvinho si një ekip që është dukshëm në rritje ‘Shqipëria është një skuadër që mbrohet shumë mirë, por nuk shënon shumë gola. Ndonjëherë ajo tenton me gjuajtjet nga distanca dhe…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për 1 orë e gjysmë te “Vila 30” me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërsa aktualisht po vijon takimi me atë të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit sapo e ka marrë këtë detyrë. Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Bullari, të pranishëm në takim ishin 3 zëvendësministrat e brendshëm, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe ai i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho. Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa vlen të theksohet se këtë të martë do të mbahet procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e kreut…
Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin tonë. Në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, Begaj theksoi se “Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO”. “Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit – një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot”, u shpreh Begaj. Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s…
Një tërmet i fuqishëm me magnitude 7.6 ballë goditi të martën në mbrëmje Tonga-n në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar panik dhe evakuime në zonat bregdetare, por pa raportime fillestare për dëme apo viktima. Tërmeti ndodhi në një thellësi rreth 237 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Tërmetet në thellësi të mëdha zakonisht ndihen më pak në sipërfaqe dhe kanë më pak potencial për dëme të mëdha, krahasuar me ato të cekëta. Epiqendra e lëkundjes u regjistrua në det, rreth 153 kilometra në perëndim të Neiafu-s, qyteti i dytë më i madh në vend, pranë grupit të ishujve Vava’u. Banorët raportuan se…
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata…
Një ngjarje tronditëse vjen nga Lezha. Efektivët e këtij qyteti kanë shpallur në kërkim një 53-vjeçar. Ai dyshohet për përdhunim. Burri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase. Policia po punon për kapjen e tij. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.
Kombëtarja e Kosovës, pasditen e kësaj të hëne nisi punën për ndeshjen e playoffit me Sllovakinë që do të luhet mbrëmjen e së enjtes me Dardanët që duan të bëjnë ëndrrën e madhe realitet, pjesëmarrjen në fazën finale të një botërori. Në seancën stërvitore të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, futbollistët dardanë u shfaqën shumë energjikë dhe të motivuar. Në këtë seancë, nën drejtimin e Franco Fodës, ishin 19 futbollistë, ndërsa 6 lojtarët e tjerë duke qenë se kanë qenë të impenjuar me skuadrat e tyre respektive ditën e dielë, kryen stërvitje në palestër Sfida gjysmëfinale e playoffit mes Sllovakisë dhe…