Author: tirana

Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjolle, ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 8,8 milionë euro për të ofruar shërbime këshillimi dhe mbikëqyrjeje në projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Konsorciumi SAFEGE-EPTISA, i përbërë nga SUEZ Consulting (SAFEGE) nga Franca dhe EPTISA Servicios de Ingeniería S.L. nga Spanja, do të mbulojë mbikëqyrjen e të gjitha punimeve civile, furnizimeve dhe instalimeve të sistemeve elektromekanike, duke garantuar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, kontrollin e cilësisë dhe respektimin e afateve të projektit. Projekti zbatohet nga Hekurudha Shqiptare (HSH) dhe financohet nga institucione ndërkombëtare përmes granteve dhe huave, duke u mbështetur…

Read More

Zona e Golemit dhe Qerretit rezulton ndër më problematiket sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore për sigurimin teknik në kantieret e ndërtimit. Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor. “Aktualisht, këtu janë 55 leje në zhvillim. Nga kontrolli i parë i kryer prej Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se vetëm dy objekte janë në respektim të kritereve ligjore, ndërsa pjesa tjetër konsiderohen keq ose shumë keq”, u shpreh kryeinspektori Qendro duke kërkuar…

Read More

Lotaria amerikane (Diversity Visa) do të rikthehet dhe në vjeshtën e këtij viti dhe qytetarët shqiptarë mund të rinisin me aplikimet, pas pezullimit të tyre në janar. Gjithsej parashikohet të ketë rreth 10 milionë aplikime. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar disa ndryshime të programit ku kërkohet që në formularin elektronik aplikanti të ngarkojë një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit. Kjo kërkesë redukton rrezikun e pasaportave të falsifikuara dhe mbështet verifikimin e sigurisë dhe identifikimin e aplikantit. Zyrtarët mund të verifikojnë pranueshmërinë e aplikantit bazuar në vendin e lindjes dhe mundësinë e lidhjes me…

Read More

Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ka shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës. Kryeministri Edi Rama, informoi sot se në këtë spital u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e një kompleksiteti tepër të lartë. Sipas Ramës, ndërhyrja e pankreatoduodenektomisë (Procedura Whipple) u krye te një paciente me tumor në kokën e pankreasit, ndërsa teknika përfaqëson një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale. Operacioni u krye me profesionalizëm dhe përkushtim nga ekipi kirurgjikal Dr. Aurel Bardhi, Dr. Ardian Preli, Dr. Elda Papa, ekipi i anestezi-reanimacionit, nën drejtimin…

Read More

Pesë raste dhune ndaj vajzave janë raportuar në kryeqytet gjatë orëve të fundit. Kryesisht raste dhune dhe përndjekje kanë ndodhur nga persona të ndryshëm, ndaj partnereve të tyre. Rastet nuk kanë munguar as brenda familjes. Materialet u referuan në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit: -L. T., pasi dyshohet se ka kanosur motrën e tij përmes celularit; -M. V., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rasteve. -arrestuan shtetasin D. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij; -referuan materialet në…

Read More

Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në 25 mars në fshatin Dom të njësisë administrative Gurë të Klosit. Viktima dyshohet se duke prerë dru, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Njoftimi i policisë: Mat / Informacion paraprak Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pranuar dorëheqjen e zv.ministrit të Drejtësisë Andrea Delmastro dhe të Giusi Bartolozzi, përgjegjëse e kabinetit të ministrit të Drejtësisë. Dy dorëheqjet konsiderohen si pasojë indirekte e rezultatit negativ të referendumit për reformën në sistemin gjyqësor dhe, sipas burimeve, janë kërkuar nga vetë Meloni. Delmastro dha dorëheqjen pasi u zbulua se në të kaluarën kishte hapur një restorant me vajzën e një personi të lidhur me Mafian, ndërsa Bartolozzi kishte shkaktuar reagime gjatë fushatës së referendumit duke krahasuar gjyqtarët me “skuadra pushkatimi”. Ndërkohë, kryeministrja italiane ka shprehur dëshirën që të njëjtin hap ta ndjekë edhe ministrja…

Read More

Rusia ka ndërmarrë sulmin ajror më të madh ndaj Ukrainës brenda një periudhe 24-orëshe që nga fillimi i luftës, duke goditur qytete në mbarë vendin me gjithsej 948 dronë. Më shumë se 400 dronë u lëshuan vetëm pasditen e së martës, në një sulm të pazakontë gjatë ditës, i cili shkaktoi viktima dhe të plagosur të shumtë në Ukrainën perëndimore. Këto goditje erdhën disa orë pas një sulmi të rëndë gjatë natës, që la të paktën pesë persona të vdekur. Në Lviv, kryebashkiaku Andriy Sadovyi njoftoi se 22 persona janë plagosur dhe paralajmëroi se numri i të lënduarve mund të…

Read More

Nëse çmimi i naftës arrin në 150 dollarë për fuçi, kjo do të shkaktojë një recesion global, i ka thënë BBC-së drejtuesi i gjigantit financiar amerikan BlackRock. Larry Fink, i cili drejton menaxherin më të madh të aseteve në botë, tha se nëse Irani “mbetet një kërcënim” dhe çmimet e naftës qëndrojnë të larta, kjo do të ketë “implikime të thella” për ekonominë globale. Në një intervistë ekskluzive dhe të gjerë, ai gjithashtu mohoi se ekziston një “flluskë” e inteligjencës artificiale, megjithëse tha se teknologjia e re po bën që shumë njerëz të ndjekin studime universitare dhe jo mjaftueshëm trajnime…

Read More

Një ditë pas takimeve me ministrat e Brendshëm dhe Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe Toni Gogu, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim sot edhe me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Takimi po mbahet në rezidencën qeveritare Vila 30, ndërsa ministrja Ibrahimaj është e shoqëruar nga drejtues të institucioneve në varësi. Mësohet se në fokus të diskutimeve mes palëve është ecuria dhe axhenda e punës së ministrisë dhe institucioneve.

Read More

Nesër në orën 20:45 minuta, Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off përballë Polonisë. Kombëtarja është nisur që sot më 25 mars nga Arena Kombëtare drejt Aeroportit Nënë Tereza, për të mbërritur më pas në kryeqytetin polak. Kombëtarja kuq e zi zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e dytë, në kuadër të përgatitjes për sfidën ndaj ekipit të Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Departamenti i Komunikimit pranë FSHF-së bëri me dije se ekipi ishte i plotë, teksa në këtë stërvitje u bashkuan edhe tre lojtarë të fundit. Gjithashtu, është bërë me dije se të…

Read More

Në Maliq është finalizuar operacioni policor i koduar “Sovjani”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Sovjan u arrestua në flagrancë shtetasi Bexhet Bako, 30 vjeç, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri automatik dhe mbante në banesë armë gjahu pa leje. Policia ndaloi automjetin me të cilin ai lëvizte në një rrugë mes parcelave bujqësore dhe gjatë kontrollit gjeti një armë zjarri tip automatik, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan edhe një armë gjahu teke dhe një sasi municioni.…

Read More