Katër shqiptarë, A.S, 37 vjeç, E.V, 42 vjeç, E.G, 48 vjeç dje A.C, 21 vjeç janë arrestuar nga policia në Sërbi. Lajmi konfirmohet nga ministria e Punëve të Brendshme serbe. Ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Sipas ministrisë së Brendshme serbe, një prej të ndaluarve kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një bluzë me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke udhëtuar me një automjet “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para…
Author: tirana
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ku është theksuar rëndësia e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një postim në rrjetin social “X’, Hoxha e cilëson takimin si shumë miqësor dhe rikonfirmon se Kosova mbetet një prioritet i padiskutueshëm i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ai thekson angazhimin për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përmes koordinimit institucional dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike. Gjithashtu, u diskutua për avancimin e projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike, veçanërisht në sektorët e sigurisë,…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, të cilët janë vizituar nga turistë të shumtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se muzetë dhe sitet arkeologjike në Shkodër kanë zgjuar interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë. “Mirëmëngjes dhe me muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, që zgjojnë interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Rreth 8 500 individë dhe biznese në Shqipëri kanë gjeneruar rreth 40 milionë euro të ardhura gjatë vitit 2024 duke dhënë apartamente me qira përmes platformës Airbnb. Nga këto rezervime, janë paguar rreth 1.7 milionë euro komisione për platformën. Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka kërkuar që të gjitha këto të ardhura të deklarohen në deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA). Pas deklarimit, këto të ardhura tatohen me 15%.Afati për deklarimin është deri më 31 mars 2026. Nëse nuk deklarohen në kohë, do të aplikohen penalitete. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij është në kontakt me “njerëzit e duhur” në Iran dhe se pala iraniane “dëshiron shumë të bëjë një marrëveshje”, ndërsa dha një përditësim mbi zhvillimet e fundit të luftës. Duke folur para gazetarëve, Trump tha se në negociata janë përfshirë edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke sugjeruar përpjekje aktive diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Presidenti shtoi se sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë çuar në një “ndryshim regjimi”, megjithëse paralajmëroi se nuk i beson plotësisht palës tjetër. Ai gjithashtu përmendi një “çmim shumë…
Çmimet globale të naftës kanë rënë ndjeshëm të mërkurën në tregjet aziatike, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin po përparojnë. Nafta e papërpunuar Brent ra me 5% në 99.29 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane shënoi rënie prej mbi 5.5%, duke zbritur në 88.41 dollarë për fuçi. Rënia e çmimeve erdhi mes shpresave të investitorëve për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, një rajon kyç për furnizimin global me energji. Trump tha se bisedimet po zhvillohen “tani” dhe se pala iraniane dëshiron të arrijë një marrëveshje, megjithëse këto…
Ditë me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Por në disa zona do të ketë edhe alternime mes motit të kthjellët dhe vranësirave, por do të jenë të përqëndruara në zonat malore. Temperaturat këtë mëngjes ishin mesatarisht 6 gradë Celsius, ndërsa në mesditë pritet të arrijnë në 18 gradë. Por në disa zona do të ketë edhe alternime mes motit të kthjellët dhe vranësirave, por do të jenë të përqëndruara në zonat malore. Temperaturat këtë mëngjes ishin mesatarisht 6 gradë Celsius, ndërsa në mesditë pritet të arrijnë në 18 gradë.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm sot në 24 mars Altin Hajrin.Ai akuzohet për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020 në Kamëz. Hajri ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për planin e rrëmbimit të Prengës. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe F.B., po me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Kamëz në 17 janar. Policia arriti në përfundimin se viktima Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe se ishte dërguar pa shenja jete në…
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 23 Mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron besimin e vazhdueshëm të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë. S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë COVID-19 dhe krizën e çmimeve të energjisë. Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.7% për vitin 2025 dhe…
Në një kohë kur shumë qytete dhe vende përballen me protesta kundër turizmit masiv, ka ende destinacione në botë që vazhdojnë të mirëpresin vizitorët me entuziazëm dhe mikpritje, shkruan telegraph.co.uk. Sipas ”The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera. Një shembull simbolik mbetet Shqipëria e cila po përjeton një rritje të fortë të turizmit vitet e fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut. Riviera shqiptare, trashëgimia historike dhe zhvillimet infrastrukturore si aeroporti i ri i Vlorës, pritet të rrisin më tej interesin e turistëve. Rritja e ndjeshme e vizitorëve…
Partia Socialiste e ka gati draftin për ligjin për referendumet, por do të vijojnë konsultimet deri në dorëzimin e tij. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit të PS Taulant Balla u shpreh se një ligj për referendumin është i nevojshëm në Shqipëri dhe se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës. “Fokusi është te çështjet e veçanta për të cilat mendoj se ka ardhur koha që qytetarët të kenë zërin e tyre për t’u dëgjuar”, tha Balla gjatë fjalës së tij.
UEFA ka vendosur anglezin Anthony Taylor si arbitrin kryesor të takimit Poloni – Shqipëri. 47-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2013 dhe ka gjykuar në të gjitha nivelet, përfshirë finale të rëndësishme si Superkupa e Europës në 2020, ajo e Ligës së Kombeve në 2021 dhe e Europa League në 2023. Taylor ka arbitruar sfidën e luajtur në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Takimi përfundoi në barazim 1–1 dhe pati tepër rëndësi për kualifikimin e Kombëtares në finalet e turneut. Anthony Taylor nuk i kursen kartonët e verdhë, ndërsa është më i përmbajtur te…