Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

13:52 / March 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0da6fb13 b2cc 4942 8830 468b3b0fb6e9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm sot në 24 mars Altin Hajrin.Ai akuzohet për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020 në Kamëz.

Hajri ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për planin e rrëmbimit të Prengës. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe F.B., po me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Kamëz në 17 janar. Policia arriti në përfundimin se viktima Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe se ishte dërguar pa shenja jete në një resort në Shijak.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet një vit më vonë për ata që konsiderohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit të Jan Prengës, dhe i kërkoi Gjykatës t’i marrë të pandehur. D.R, G.F, M.B., K.K., A.D., A.M. dhe G.M., akuzohen për rrëmbim dhe zhdukje të kufomës, vepra penale të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Sipas SPAK, D.R, dhe G.F., në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës. Rrëmbimi është porositur pasi shtetasi A.P., vëllai i viktimës dyshohet se ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste dy të pandehurve, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që i vëllai i viktimës dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

Prokuroria konsideron si organizator të rrëmbimit, shtetasit M. B. e K.K. dhe personat që kanë marrë në Kamzë Jan Prengën në datë 17 janar 2020, janë A.D, A.M., G.M. . Trupi i Prengës nuk është gjetur ende.

Altin Hajri dënohet Jan Prengës përjetë Rrëmbimi Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.