Pas miliona vitesh Afrika do të ndahet në dysh nga një oqean i ri. Sipas analizave të realizuara, kontinenti do të ndahet pikërisht në pjesën e të çarës prej 35 km që shtrihet në shkretëtirën e Etiopisë. Autorët e studimit thonë se kjo është pika e vetme në Tokë ku ky proces i shkëputjes ka nisur prej miliona vitesh dhe vrojtohen në mënyrë të qartë luhatjet e disa pjesëve, e që në fakt janë një taban oqeanik, por ende pa ujë. Kjo zonë e planetit është mjaft aktive dhe shpejtësia e largimit të masave kontinentale është e lartë, çka është…
Author: tirana
Qarku Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Gorica”. Operacioni i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 37 pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë, vihen në pranga 2 shtetas grekë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë finalizuan operacionin e koduar “Gorica”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan…
Miliona turistë të huaj që vizitojnë muzetë më të njohur në Angli mund të duhet të paguajnë tarifë hyrjeje, sipas propozimeve të paraqitura të enjten nga sekretarja britanike e Kulturës, Lisa Nandy. Nisma synon të ndryshojë modelin aktual të financimit, ku shumë prej muzeve kombëtare ofrojnë hyrje falas për publikun. Sipas drejtuesve të institucioneve kulturore, sistemi ekzistues nuk është më i qëndrueshëm financiarisht, për shkak të rritjes së kostove dhe kufizimeve buxhetore. Një drejtues i një muzeu të madh në Londër e cilësoi propozimin si “shumë të arsyeshëm”, duke theksuar se modeli aktual “nuk funksionon më”, pasi mbështetja nga qeveria…
Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze ”Le Point” në një intervistë me Anne Nivat. ”Rama ik!” brohorisnin disa qindra protestues këtë të hënë pranvere, të pajisur edhe me molotovë dhe flakadanë, jo shumë larg zyrave të kryeministrit Edi Rama, udhëheqësit socialist të Shqipërisë, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt me më shumë se 53% të votave majin e kaluar, shkruan ”Le Point”. ”Jo një qeverie të korruptuar, po një Shqipërie evropiane!” përsërisin ata. Protestat kanë zgjatur prej disa javësh, por po dështojnë të…
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj, teksa përballet me Poloninë në fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026. Takimi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, ku kuqezinjtë synojnë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit. Ndeshja do të drejtohet nga arbitri anglez, Anthony Taylor. Në total, Shqipëria dhe Polonia janë përballur 15 herë mes tyre, me bilancin që favorizon polakët: 10 fitore për Poloninë, 3 barazime dhe 2 fitore për Shqipërinë. Ky historik dëshmon vështirësinë e sfidës, por…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se skuadra Rafting Dibra zbulon për të apasionuarit eksperienca të rralla. “Mirëmëngjes dhe me energjinë e aventurës në Drinin e Zi, ku skuadra Rafting Dibra zbulon për të apasionuarit eksperienca të rralla, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. https://www.facebook.com/share/v/1BShoGdq39/?mibextid=wwXIfr
Një tanker turk që transportonte naftë të papërpunuar u shënjestrua nga një sulm me dron në Detin e Zi, pranë Stambollit, raportoi televizioni NTV. Sulmi ndaj M/T Altura ndodhi rreth 15 milje detare nga Ngushtica e Bosforit, sipas të njëjtit medium. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, cisterna Suezmax ishte e ngarkuar plotësisht me rreth 1 milion fuçi naftë të papërpunuar ruse Urals nga Novorossiysk. Anija Altura është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, por jo nga Shtetet e Bashkuara. Sipas portalit turk të transportit detar HaberDenizde, një shpërthim ndodhi në urën e anijes dhe uji…
Baret, restorantet dhe hotelet do të mund të përdorin deri në 25% të trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve, por tashmë kjo do të vijë me një kusht të ri: për çdo karrige të vendosur, biznesi duhet të mbjellë një pemë. Ky detyrim është pjesë e një rregulloreje të re për shfrytëzimin e hapësirave publike. Leja për përdorimin e trotuarit do të konsiderohet e vlefshme vetëm pasi subjekti të ketë dokumentuar mbjelljen e pemëve dhe të ketë përmbushur të gjitha detyrimet financiare. Rregullat e reja kërkojnë gjithashtu që të mos bllokohet kalimi i qytetarëve. Duhet të lihet gjithmonë një…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët.Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua në Bruksel, nën drejtimin e Komisioneres znj. Marta Kos. Ministri Malaj ishte pjesë e panelit së bashku me Nataša Mikuš Žigman, Ministre e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të Bashkimit Europian të Kroacisë dhe znj. Maria João Rodrigues, Drejtuese e “Re-Imagine Europa”, ish Ministre e Punësimit në Portugali dhe ish eurodeputete. Paneli ishte pjesë e konferencës së organizuar nga “Future 500”, Atlantic Council dhe IEDC – Bled School of Management, e cila mblodhi së bashku…
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 15 protestuesit që u arrestuan gjatë demonstratës së PD-së që u mbajt të dielën. Pas dy orësh e gjysmë në seancë me dyer të mbyllura, Gjyqtarja e Masave të Sigurimit Personal vendosi t’i lirojë të 15 protestuesit e arrestuar. Ndaj tyre u shpall masa e detyrimit me paraqitje. Gjatë masës ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e 22 marsit, në ambientet e jashtme të gjykatës qëndruan deputetë të PD, familjarë dhe mbështetës. 15 persona u arrestuan dhe 9 të tjerë u vunë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar…
Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar Meta-n të paguajë 375 milionë dollarë (279 milionë paund) për mashtrimin e përdoruesve lidhur me sigurinë e platformave të saj për fëmijët, shkruan BBC. Një juri vendosi se Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për mënyrën se si platformat e saj rrezikuan fëmijët dhe i ekspozuan ndaj materialeve me përmbajtje seksuale dhe kontakteve me persona abuzivë. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico, Raul Torrez, tha se vendimi është “historik” dhe shënon herën e parë që një shtet ka fituar një padi kundër Meta-s për çështje të sigurisë së fëmijëve.…