Të paktën 10 pjesëtarë të forcave ushtarake amerikane janë plagosur në një sulm iranian ndaj bazës ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite, bëri të ditur një zyrtar amerikan për CNN. Nuk raportohet për viktima. Të paktën dy nga të plagosurit kanë marrë plagë nga copëzat e raketës së interceptuar, të cilat nuk konsiderohen kërcënuese për jetën, ndërsa disa ushtarë të tjerë janë “prekur” nga sulmi, megjithëse natyra e dëmtimeve të tyre nuk është ende e qartë. Gjithashtu, është dëmtuar edhe një avion cisternë për furnizim me karburant në ajër.
Author: tirana
Aktivitet fizik i moderuar, pushim i përshtatshëm, dietë dhe vaksinime. Këto katër shtylla mbështesin strategjinë kundër Alzheimerit, e cila mund të parandalojë deri në 40% të rasteve të demencës. Kjo u diskutua në Kongresin e 26-të Kombëtar të Shoqatës Italiane të Psikogeriatrisë (AIP) në Padova, e cila gjithashtu shqyrtoi opsione të reja terapeutike dhe diagnostikime. Tema kryesore që doli gjatë konferencës ishte parandalimi, në zemër të projektit Preve.d.i. të AIP, duke filluar me ecje të rregullt, rreth 7 000 hapa në ditë. Kjo mund të zvogëlojë ngarkesën e beta-amiloideve dhe të vonojë fillimin e simptomave njohëse deri në disa vjet.…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë, plagosen dy persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumanë-Fushë Krujë, ndërsa ne aksident janë përfshirë tre autovetura. Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit, policia ne vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Nga plazhet e Rivierës Shqiptare deri te rrënojat e largëta dhe qytetet historike të bukura, Shqipëria ofron një përvojë të pasur dhe të larmishme për turistët në vitin 2026, shkruan Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time Out”. Shqipëria është një vend i veçantë, ku gjithçka duket se funksionon ndryshe dhe ku turizmi po rritet ndjeshëm – pjesërisht falë famës së Dua Lipës dhe festivaleve të mëdha muzikore, dhe plazheve të mrekullueshme. Ky vend ofron gjithçka: plazhe të bukura, pushime urbane, histori, parqe kombëtare malore, qytete të lashta, ushqim të shijshëm – që e bëjnë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë rezultatet e raportit më të fundit të Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), ku Shqipëria renditet ndër vendet më të avancuara në Europën Juglindore në disa tregues kyç. Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria kryeson rajonin në kategorinë e Transformimit Politik me 7.70 pikë, duke lënë pas Maqedonia e Veriut (7.65) dhe Mali i Zi (7.40). Pas tyre renditen Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Në aspektin e Transformimit Ekonomik, Shqipëria mban vendin e tretë me 7.11 pikë, pas Malit të Zi (7.50) dhe Maqedonisë së Veriut (7.18), duke lënë pas Serbinë, Bosnjë…
Fitorja e Kosovës mbrëmë ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 është kthyer në temë diskutimi në shumë vende, së paku në botën online. Ndërkohë që në Sllovaki u komentua gjerë e gjatë kjo humbje, që për ta u konsiderua “e dhimbshme”, Kosova ka zgjuar kureshtjen edhe të një vendi tjetër. Në Turqi, në 24 orët e fundit, tema e Kosovës është kthyer në trendin numër një në kërkimet online. Kjo vjen për faktin se katër ditë më vonë, të martën më 31 mars, do të jenë turqit që do të vijnë në Prishtinë për t’u përballur me “Dardanët” në…
Këtë të shtunë në orën 11:00, kryeministri Edi Rama zhvillon një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar. Fokusi i mbledhjes së socialistëve, që do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve, pritet të jetë Kadastra dhe Reforma Territoriale. Top Channel mëson se në mbledhjen e zgjeruar do të flasë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar, pas Asamblesë Kombëtare Socialiste, të shtunën e kaluar në Durrës, ku kryeministri…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor duke mbetur prezente në zonën e jugperëndimit me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi…
Në një zhvillim të rëndësishëm politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Senati i SHBA-ve ka miratuar një paketë financimi që synon të mbajë funksionale pjesën më të madhe të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), por që lë jashtë financimin për Shërbimin e Emigracionit dhe Doganave dhe një pjesë e Shërbimit të Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave. Vendimi u mor përmes një votimi verbal gjatë një seance të pazakontë gjatë natës, vetëm pak orë përpara se Kongresi të hynte në pushimin e planifikuar dyjavor. Paketa synon të zgjidhë pjesërisht bllokimin financiar që ka prekur disa agjenci kyçe për rreth gjashtë…
Në kuadër të fushatës rekrutuese për ushtarë, detarë dhe ajrorë aktivë, Forcat e Armatosura organizuan një “Ditë të Hapur” në qytetin e Kuçovë. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Qendra e Personel Rekrutimit, duke synuar informimin dhe përfshirjen e të rinjve që janë të interesuar për t’iu bashkuar ushtrisë si ushtarë, detarë apo ajrorë aktivë. Gjatë këtij eventi, të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë që mbart shërbimi në uniformë, si dhe me sfidat dhe standardet që kërkon kjo karrierë. Pjesëmarrësit u informuan mbi disiplinën, përkushtimin dhe vlerat që karakterizojnë shërbimin ushtarak, si edhe mbi…
Dy vite më parë, në 2024, rreth 1.2 milionë njerëz përfituan shtetësi në vendet e Bashkimit Evropian ku ata jetonin. Kjo shifër, krahasuar me vitin 2023, përbën një rritje prej 11.6%. Sakaq, krahasuar me vitin 2014, rritja ishte prej 54.5%. Shumica e këtyre shtetësive u dhanë nga Gjermania, me 24.5% e totalit të BE-së, më pas Spanja me 21.4% dhe së fundmi Italia me 18.5%. Shumica e shtetësive të marra ishin nga persona me prejardshje nga vende jo-anëtare të unionit evropian, duke përbërë kështu 88%. Tre ishin përfituesit kryesorë të këtyre shtetësive, sirianët, marokenët dhe shqiptarët. Sirianët ishin grupi më…
Rruga drejt kualifikimit për Botërorin 2026 sonte kalon përmes Ballkanit, ku katër përfaqësuese të rajonit zhvillojnë sonte ndeshjet e gjysmëfinaleve të fazës së “play off”-it për Kupën e Botës FIFA 2026. Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina zbresin sonte në fushë për ndeshjet “jetë a vdekje”. – Mbrëmje vendimtare në katër fronte Në Prishtinë dhe anembanë Kosovës, vëmendja është te dueli me kombëtaren e Sllovakisë. “Dardanët” shihen si favoritë të lehtë për shkak të formës së mirë, por Sllovakia mbetet sfidë serioze për kombëtaren kosovare. Një fitore e Kosovës sonte do të thotë se finalja e madhe…