Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot, 26 mars, në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare, me mbi 1 mijë pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara. Fillimisht foli ministrja e Ekonomisë dhe Invoacionit, Delina Ibrahimaj, duke deklaruar se investimet strategjike kanë prekur shifra rekord, është përmirësuar klima e biznesit, digjitalizimi është në nivel tjetër dhe ka një stabilitet të theksuar makro-ekonomik. “Digjitalizimi, nga 15 shërbime online në 2013-ën, sot janë mbi 1 300 shërbime duke gjeneruar 620 mln kursime”, deklaroi ministrja. Evidentoi arritjet në sektorin e…
Author: tirana
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) pranë Bashkisë Tiranë u bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të kryejnë pagesat e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2026 brenda afateve të përcaktuara, për të shmangur penalitetet, kamatëvonesat dhe gjobat. Sipas njoftimit të DPTTV-së, gjatë muajit Mars është përmbyllur procesi i gjenerimit dhe shpërndarjes së njoftimeve për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin tatimor 2026. Ky proces përfshin si subjektet tregtarë për detyrimet e biznesit, ashtu edhe individët që janë pronarë të njësive tregtare për detyrimet e taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Për të lehtësuar…
Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Iran, çmimet mesatare të i gazit në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rënie të lehtë. Sipas të dhënave të publikuara, çmimi mesatar i gazit arriti në 3.981 dollarë, nga 3.983 dollarë që ishte më parë. Megjithatë, kjo rënie është shumë e vogël dhe nuk pritet të ndihet nga shumica e drejtuesve të automjeteve. Kjo është hera e parë që nga 27 shkurti një ditë para sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, që çmimi mesatari gazit shënon ulje, qoftë edhe minimale. Pavarësisht kësaj rënieje simbolike, çmimet mbeten dukshëm më…
Ekonomia u rrit me 3,79% në vitin 2025, e mbështetur kryesisht te ndërtimi, shërbimet publike, taksat dhe investimet. INSTAT publikoi sot raportin për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas të cilit për këtë periudhë, PBB u zgjerua me 3,80%. Taksat neto mbi produktet dhanë kontributin më të madh në rritjen e ekonomisë. Ndërtimi u zgjerua me 7,36% dhe kontribuoi me 1,17 pikë përqindje në rritjen e PBB-së. Nga ana tjetër, sipas raportit, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia shënuan rritje prej 8,30%, duke dhënë kontribut prej 1,02 pikë përqindje. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rritën me…
Pas përfundimit të fazës së intervistimit, pritet që të publikohet lista me pikëzimin e marrë për secilin prej 14 kandidatëve. Me pas disa nga më të vlerësuarit do ti dërgohen Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Në garë morën pjesë 16 kandidatë, 2 u skualifikuan pas vlerësimit paraprak. Lista me 14 të intervistuarit: Afrim Tafa Alfred Çepe Arjanit Arapi Elidon Çela Gentian Berberi Gentjan Shehaj Idajet Faskaj Lorenc Panganika Neritan Nallbati Pëllumb Seferi Rebani Jaupi Saimir Boshnjaku Skender Hitaj Tonin Vocaj 14 kandidatë garojnë për postin e kreut të Policisë së Shtetit: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Elidon Çela, Gentjan…
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësit e Iranit kanë frikë të pranojnë publikisht se po negociojnë me Shtetet e Bashkuara, mes tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve. Deklarata e tij erdhi pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u shpreh për mediat shtetërore se Irani nuk ka ndërmend të negociojë për momentin dhe se vendi do të vazhdojë të mbrojë veten. Megjithatë, mesazhet e përziera nga Uashingtoni sugjerojnë se administrata amerikane nuk ka ende një strategji të qartë për daljen nga situata aktuale. Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-ja është shumë afër arritjes së objektivave të saj, ndërsa…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po përgatit një operacion kundër sistemeve të furnizimit me ujë të Ukrainës në muajt e ardhshëm, duke theksuar nevojën për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe të mbrojtjes ajrore. Sipas Ukrinform, kreu i shtetit ukrainas bëri thirrje koordinimi kombëtar, pas sulmeve të fundit ruse. “Ne e dimë që rusët po përgatitin një operacion kundër sistemeve të furnizimit me ujë në muajt e ardhshëm. Çdo komunitet duhet të marrë seriozisht dhe me përgjegjësi të plotë mbrojtjen e këtyre objekteve”, ka thënë Zelensky. “Vëmendje e veçantë i është kushtuar rajonit të Chernihivit, ku…
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar një paketë të gjerë ndryshimesh në rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen dhe heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike, me synim lehtësimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe përafrimin me praktikat ndërkombëtare. Ndryshimet prekin një sërë nenesh kyçe të rregullores së miratuar në 2016-ën, duke filluar nga përcaktimet për licensimin e subjekteve që operojnë në tregun e energjisë. Një ndër risitë kryesore është njohja e licensave të lëshuara nga autoritetet rregullatore të vendeve të tjera të Komunitetit të Energjisë, vendeve të Bashkimit Evropian apo shteteve me…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se institucionet përgjegjëse po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u raportua një sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare. Në një konferencë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo u shpreh se, pavarësisht incidentit, të gjitha shërbimet e Postës Shqiptare vijojnë të funksionojnë normalisht. I pyetur mbi ndikimin e mundshëm të sulmit, ai deklaroi se deri tani nuk ka të dhëna që informacione të painkriptuara të jenë bërë të aksesueshme për qytetarët. Megjithatë, ministri theksoi se duhet pritur raporti përfundimtar i ekspertëve…
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka zbuluar vendimet e marra këtë të enjte, më 26 mars, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ministrja Sala tha se qeveria ka miratuar sot ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Çmimeve të Barnave. “Me miratimin sot të këshillit të ministrave, për ngritjen dhe mënyrën të komisionit të çmimit të barnave u hodh një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë.”, tha ajo. Sipas ministres, ky hap synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin…
Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ka deklaruar se sot do të mblidhet Bordi i Transparencës për rritjen e çmimit të karburanteve dhe se do dalë me një vendim. “Bordi sot do të mblidhet, po merr gjithë informacionet për lëvizjen e çmimeve. Sot do të dalë me një vendim”, u shpreh ministri. “Rritja e çmimit të naftës kërkon kohë të caktuar, ne po garantojmë transparencën me produktet bazë dhe ato si nafta apo energjinë”, shtoi ai.
Është zhvilluar mbledhja e qeverisë këtë të enjte. Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, bëri me dije se edhe sot u diskutua për Paketën e Maleve, duke u ndalur specifikisht te tre bashki. “Duke filluar me bashkinë Pukë, Bulqizë dhe Lezhë. Kemi pothuajse gjysmën e bashkive në vend me zonat prioritare të miratuara. Numri i interesimeve në territor i është aftuar numrit 500!”, tha ai.