Author: tirana

Prokuroria e Posaçme ka shtuar si element akuzues faktin se fëmijët e Sali Berishës kanë përfituar nga privatizimi i banesave, një proces nga i cili, siç theksoi kreu i PD-së, kanë përfituar mbi 1 milion shqiptarë në përputhje me ligjin. Berisha sqaroi se pasuritë e deklaruara nga familjarët e tij janë të kufizuara dhe të evidentuara prej vitesh në deklarimet zyrtare, duke përfshirë një apartament të privatizuar sipas ligjit në fuqi në atë periudhë. “Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë…

Read More

Një drejtues automjeti në Elbasan, është arrestuar pasi dyshohet të ketë shkaktuar aksident me pasojë vdekjen e një këmbësore. Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ra shtetasi A.H., 59 vjeç. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njofton Policia.

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Pikës së Kontrollit Kufitar (SPK) Kakavijë kanë përpunuar 10,716 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të gjithë 3,073 në hyrje dhe 7,643 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2,908 mjete, 773 në hyrje dhe 2,135 në dalje. Ndërkohë, SPK Tre Urat ka përpunuar 577 shtetas, ku 101 kanë hyrë dhe 476 kanë dalë, si dhe 270 mjete, nga të cilat 53 në hyrje dhe 217 në dalje. Autoritetet kufitare njoftojnë se monitorimi i lëvizjes së këtyre mjeteve dhe mjeteve të vijon ndërprerjen, për të garantuar procedurat e sigurisë dhe të pikave të kalimit…

Read More

Prej rreth dy ditësh, Shkodra është përfshirë nën kushtet atmosferike jo të favorshme, të tilla si reshje shiu dhe dëbore, të cilat kanë sjellë dhe pasoja. Nga një njoftim zyrtar për situatën aktuale të qarkut të Shkodrës, raportohet se në Bashkinë Vau i Dejës, nuk ka reshje shiu, por të tilla janë regjistruar përgjatës natës në Malësinë e Madhe. Sakaq, në Koplik uji i pranishëm në rrugë po fillon të tërhiqet gradualisht, duke shënuar kështu një përmirësim të situatës. Kritike mbetet situata në fshatin Kamicë, ku si pasojë e prurjeve nga Përroi i Thatë, ka dëmtime në rrugën që kalon…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, sot 5 janar, në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”. Ai ka firmosur detyrimin e paraqitjes, ndërkohë që nuk mungoi edhe një fjalë për mediat. Berisha tha se ka lënë një letër ku në fokus kishte Altin Dumanin, edhe pse ai nuk është më kreu i SPAK. “Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026. Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre. Këtu në Skap lashë këtë shënim:…

Read More

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar proceduar Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona, si dhe ka nisur procedime penale ndaj të tjerëve, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria Bëhet” dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 kanë arrestuar shtetasit: E. H., 30 vjeç; A. M., 40 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. Ll., 41 vjeç Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe…

Read More

Moti i përkeqësuar në gjirin e Durrësit dhe në det të hapur ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lundrimeve të anijeve të peshkimit. Një natë më parë u ndërpre gjithashtu edhe lundrimi i njërit prej trageteve në linjën Durrës–Bari. Burime zyrtare bëjnë me dije se kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me dallgë të larta dhe erë të fortë, e bëjnë të rrezikshme daljen në det, duke cenuar sigurinë e mjeteve lundruese. Sipas Autoritetit Portual, trageti që pezulloi lundrimin një natë më parë pritet të niset gjatë ditës së sotme, të hënën. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje peshkatarëve të respektojnë…

Read More

Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord historik në turizëm. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi se me mbylljen e vitit 2025 vendi ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke thyer rekordin e vendosur një vit më parë. “Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordn e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe…

Read More

Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim dhe bashkëpunim pozitiv” me qeverinë e Venezuelës. Vetëm disa orë para arrestimit, Maduro kishte pritur në Karakas një delegacion kinez të kryesuar nga përfaqësuesi special për Amerikën Latine, Qiu Xiaoqi. Pamjet filmike i tregonin palët duke buzëqeshur gjatë takimit, pa…

Read More

Çmimet e metaleve të çmuara janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet e investitorëve për rreziqet gjeopolitike. Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, ari u rrit me rreth 1.8%, duke u tregtuar në nivelin 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej afro 3.5%. Investitorët po orientohen drejt aseteve të njohura si “strehë të sigurta”. Ndërkohë, çmimet e naftës bruto mbetën relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje. Ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord…

Read More

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë. Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike.

Read More