Një raport i ri i firmës ligjore amerikane Kasowitz LLP, i datës 10 mars 2026, denoncon vazhdimin e asaj që e cilëson si “ndalim dhe ndjekje penale të padrejtë” të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dokumenti argumenton se veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po cenojnë rëndë procesin e rregullt ligjor (due process) dhe po dëmtojnë besueshmërinë ndërkombëtare të reformës në drejtësi në Shqipëri. Pengimi i mbrojtjes dhe aksesi në materialet hetimore Sipas raportit, një nga shkeljet më flagrante është bllokimi i aksesit të Veliaj në dosjen hetimore (evidence file),…
Author: tirana
Një 61-vjeçar italian është kapur gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca. Sipas uniformave blu, shtetasi Vito Cardinale, i ka shkaktuar Francës 2.5 mln euro dëm duke shmangur TVSH-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze. Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për…
Në kuadër të vijimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të tunelit të Llogorasë, sot në orën 12:00 është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar pranë daljes së tunelit, në drejtim të Palasës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se shpërthimi do të realizohet rreth 850 metra nga dalja e tunelit me një sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe avancimit të punimeve infrastrukturore në këtë segment. Sipas ARRSH, procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve…
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte me pistoletë në makinë. I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit. Policia sekuestroi armën e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë. Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L.…
Kryeministri Edi Rama, ndau sot, 12 mars, në rrjetet sociale një video-kartolinë nga mbrëmja e djeshme e iftarit, ku mori pjesë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Në videon e publikuar shfaqet atmosfera e ngrohtë rreth sofrës së iftarit, ku të pranishmit u mblodhën për të ndarë këtë moment të rëndësishëm të muajit të Ramazanit, në një frymë respekti, bashkimi dhe solidariteti. Rama dhe bashkëshortja e tij iu bashkuan besimtarëve në këtë darkë tradicionale, që shënon përfundimin e agjërimit ditor gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë. Iftari është një moment i rëndësishëm i këtij muaji…
Lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të karburantit për aviacionin kanë çuar në një rritje të konsiderueshme të çmimeve të biletave të avionëve, që arrin deri në 15% mesatarisht. Kompanitë ajrore po përballen me një rritje drastike të kostos së karburantit, që përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre operacionale, duke e çuar këtë kosto në 45-50% të shpenzimeve totale. Për më tepër, çmimi i karburantit për aviacion është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 85-90 dollarë për fuçi në 150-200 dollarë për fuçi, ndonëse çmimi i naftës Brent ka qëndruar në rreth 120 dollarë. Në…
PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit. Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMW”. Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë,…
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjësve në sektorin shtetëror u zgjerua më tej duke arritur në 186,581 persona, teksa numri mesatar për të gjithë vitin 2025 ishte 185,386 punonjës. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT në krahasim me vitin 2024 administrata publike u zgjerua me rreth 3 mijë punonjës ose me 1.6% më shumë, duke shënuar nivelin më të lartë në që nga viti 2002. Në vitin 2002, vendi numëronte mbi 3 milionë banorë dhe shërbehej nga rreth 186 mijë punonjës publikë. Vitin e kaluar, 23 vite më pas popullsia ka pësuar një rënie drastike…
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha zhvilloi sot në 13 mars një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn. Hoxha shprehet se gjatë takimit, u rikonfirmua partneriteti i fortë mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe me aleancën e palëkundur të NATO-s, ku SHBA-të mbeten një aleat strategjik i Shqipërisë. “Diskutuam gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë. Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë. Një avion, siç u pretendua, ishte i…
Dhjetëra njerëz u plagosën, shumica e tyre lehtë, në një sulm me raketa balistike në qytetin verior izraelit të Zanzibarit gjatë natës së të enjtes. Sipas Jerusalem Post, raketa goditi pranë katër shtëpive, duke shkaktuar dëme serioze në njërën prej tyre dhe në disa makina. Sipas autoriteteve izraelite, 58 persona u plagosën, shumica e tyre nga xhamat e thyer, ndërsa një grua 34-vjeçare u plagos më rëndë. “Kur mbërritëm në vendngjarje, pamë dëme në disa shtëpi. Një grua 34-vjeçare ishte plagosur në shpinë nga shrapnela dhe një vajzë 17-vjeçare ishte plagosur nga xhama të thyer”, tha një zëdhënës i Magen…
Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.