Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grup kriminal që kultivonin kanabis/ GJKKO cakton dënimet për 5 anëtarët

11:15 / March 13, 20268 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
697dceb7 c3f4 4752 90b8 d5ffe112191d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë shtetas. Bëhet fjalë për shtetasit: Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati.

GJKKO vendosi shpalljen këtyre shtetasve si fajtor për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 161, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati”.

  1. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 23, datë 12.03.2026 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formë të pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Arben Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arben Shpati me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Arben Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Pavlin Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pavlin Shpati me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Pavlin Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Aleksandër Rrasa dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleksandër Rrasa me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Aleksandër Rrasa të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal e parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jeton Kacoli me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Jeton Kacoli të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kristjan Plepaj me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Kristjan Plepaj të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

  1. Provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të mbahen në ruajtje për llogari të procedimeve të ndara.
  2. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare. 8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

dënime GJKKO grup Kanabis kriminal kultivonin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.