Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

12:02 / March 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
94370910 9af9 4cfb 94fb 0c1864c66128
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve. Më konkretisht:

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në segmentet rrugore dhe oraret si më poshtë vijon:

a. Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi”, deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

b. Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00

-Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”;
-Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.

  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

Në rrugën “Lek Dukagjini”;
Në rrugën “Abdyl Frashëri”;
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Në rrugën “Sami Frashëri”;
Në bulevardin “Zhan D’Ark;
Në bulevardin “Bajram Curri”;
Në rrugën “Myslym Shyri”;
Në rrugën “Abdi Toptani”.

  1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdoj lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek bulevardi “Zogu I”.

devijohet Dita e Verës qarkullimi Tiranë trafiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.