Punimet për sistemimin dhe mbrojtjen nga erozioni të argjinaturës së Lagunës së Karavastasë po shoqërohen edhe me ndërhyrje që përmirësojnë aksesin dhe potencialin turistik të kësaj zone unike natyrore. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi në këtë zonë po ndërtohen shtigje për biçikleta dhe për këmbësorë, si dhe pika të reja turistike për vizitorët. Kryeministri Rama tha se “kjo ndërhyrje jo vetëm mbron ekosistemin e lagunës, por edhe krijon më shumë hapësira për të shijuar natyrën dhe për të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm në zone”. Gjatë muajit shkurt u kryen punimet për ndërtimin e argjinaturës në…
Author: tirana
Është mbajtur sot, 7 mars, ceremonia e kalimit të stafetës dhe prezantimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Pirro Vengu, në fjalën e tij, theksoi se “do të mbajë gjithnjë me vete frymën e kësaj ministrie”, duke theksuar se “ka fatin t’ia dorëzojë si përgjegjësi një miku dhe bashkëatdhetari të mirë si Nufi”. Ky i fundit premtoi se do e ushtrojë detyrën me nder e përkushtim. “Sot e marr këtë detyrë me një ndjenjë të thellë nderi, por mbi të gjitha me një dijeni të plotë për përgjegjësinë që mbart ky institucion për sigurinë e vendit. Në këtë institucion ndërtohen…
Një grua e moshuar 85-vjeçare është shpëtuar nga punonjësit e zjarrfikëses pasi ndodhej e vetme në banesën e saj dhe nuk mund të lëvizte. E moshuara kishte rënë në shtëpi dhe kërkonte ndihmë, por nuk ishte në gjendje të ngrihej apo të hapte derën e jashtme. Për shkak të derës së blinduar dhe pamundësisë së 85-vjeçares për ta hapur atë, punonjësit e zjarrfikëses u detyruan të ndërhyjnë nga tarraca e pallatit. Ata zbritën në ballkonin e banesës ku jetonte e moshuara dhe më pas arritën të hapnin derën për të hyrë brenda. Pas ndërhyrjes, zjarrfikësit i dhanë ndihmën e parë…
Turizmi global, megjithëse një nga sektorët më të mëdhenj të ekonomisë botërore, mbetet shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike. Konfliktet rajonale, kufizimet në hapësirën ajrore dhe rritja e kostove të energjisë mund të ndikojnë shpejt në mënyrën se si njerëzit udhëtojnë dhe në destinacionet që zgjedhin. Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar në shumë shtete pasiguri për sektorin e turizmit edhe në vend, por në vend deri tani sipas operatorëve turistikë, nuk ka pasur anulime masive për Shqipërinë. Vojsava Bardhi, drejtuese e operatorit “Sava Tour”, shpjegon se prenotimet për Turqinë po ecin normalisht dhe nuk ka pasur asnjë anulim.…
Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë përfunduar valën e re të sulmeve mbi Teheran. Avionët luftarakë të forcave ajrore hodhën rreth 230 raketa mbi disa objekte ushtarake të regjimit, përfshirë universitetin qendror ushtarak të Gardës Revolucionare të quajtur Imam Hussein University, i përdorur si burim emergjence dhe vend grumbullimi për forcat e këtij trupi gjatë operacionit “Rising Lions”. Sipas forcave izraelite, në universitetin e goditur ishin krijuar disa infrastrukturë në shërbim të forcave ushtarake të regjimit iranian, si në situata normale ashtu edhe në raste emergjente. Objektiv i sulmeve ishte gjithashtu një depo e njësisë së raketave, e cila përfshin…
Finalizohet një fazë tjetër e planit operacional të koduar “Siguria”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kanosi me armë për motive të dobëta 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak organizuan dhe finalizuan fazën tjetër të planit operacional të koduar “Siguria”. Në kuadër të kësaj faze u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. I., alias L. Sh., 36 vjeç, banues në Shijak. Gjykata…
Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme e realizuar në Itali ka shënuar një arritje të rëndësishme në mjekësinë moderne, sipas “Il Messaggero”. Një pacient 50-vjeçar është shëruar nga diabeti dhe është çliruar plotësisht nga dializa falë një transplanti të dyfishtë të veshkës dhe pankreasit, i kryer tërësisht me ndihmën e një roboti kirurgjik në spitalin Niguarda të Milanos. Ndërhyrja konsiderohet historike, pasi për herë të parë në Itali të dy organet – veshka dhe pankreasi – janë implantuar duke përdorur ekskluzivisht një sistem robotik kirurgjik. Kjo metodë moderne sjell një sërë përfitimesh për pacientët, duke përfshirë prerje shumë të vogla prej…
Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka lëshuar këtë të shtunë, 7 mars, shtatë urdhër-arreste për krime të rënda. Pikërisht për këtë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë zbarkuar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm te “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Operacioni i befasishëm po monitorohet me dronë nga ajri. Paraprakisht mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021. Rreth orës 18:16 të asaj dite, që për ironi ishte po e shtunë, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit, 40 vjeçarit iu bë atentat…
Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht po zhvillojmë një listë instrumentesh ku do të investojmë. Kjo nuk i përfshin vetëm kriptovalutat”, ka thënë Suleimanov në një konferencë për media, tek ka shtuar se investimet do të bëhen në kompani teknologjike që lidhen me kriptovaluta dhe asete digjitale financiare. Këto investime pritet të nisin në periudhën prill-maj. Deri më 1 shkurt, rezervat e kësaj banke ishin 69.4 miliardë dollarë. Asetet e fondit kombëtar të Kazakistanit janë 65.23 miliardë dollarë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj. Kryetari Peleshi përcolli një reflektim të pedagoges së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Belfjore Qose, mbi rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në shoqëri. Dita e Mësuesit është një simbol mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat e mësuesve, të cilët çdo ditë përcjellin dije, formësojnë vlera dhe frymëzojnë vajzat dhe djemtë e Shqipërisë për të ndërtuar themelet e së ardhmes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto me fëmijët shqiptarë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, që kanë qenë të pranishëm në kryeministri. Rama theksoi se gjuha shqipe mbetet një nga lidhjet më të forta që bashkon shqiptarët, pavarësisht kufijve. “Mirëmëngjes dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në mesazhin e tij.
Në Vlorë po zhvillohet një aksion policie në lagjen e Ujit të Ftohtë për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal. 10 autoblindë të forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë rrethuar një pallat. RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren.