Author: tirana

Forcat e armatosura të Iranit lëshuan një deklaratë sot në mëngjes duke mohuar se kishin qëlluar një raketë balistike drejt Turqisë ditën e djeshme.“Ne e respektojmë integritetin territorial të Turqisë, është një vend mik dhe fqinj”, thotë deklarata, që erdhi pothuajse 24 orë pas raportimeve se një raketë iraniane ishte qëlluar në bazën ushtarake Incirlik në Turqi dhe ishte rrëzuar nga NATO. Ministria turke e Mbrojtjes kishte njoftuar dje se forcat e NATO-s e kishin rrëzuar raketën ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, me Aleancën e Atlantikut të Veriut që dënoi sulmin ndaj Turqisë. Baza Incirlik ndodhet në…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në verilindje – lindje tëvendit. Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre. Era do…

Read More

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Read More

Kreu i PD Sali Berisha zbuloi në fjalimin e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar se protesta e radhës nga opozita do të mbahet më 12 mars. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndjek një politikë anti kombëtare, duke e dërguar vendin drejt Beogradit dhe jo Brukselit. Sipas tij Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin dhe të ardhmen e tij, ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e 12 marsit. Berisha: Tani Rama nxori mburojën e Beogradit përpara, na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi dhe kthehet në skenarët anti shqiptarë.…

Read More

Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad, deklaron Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria shprehet se akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën. Më tej theksohet se ‘sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë’.…

Read More

Jehona e Shqipërisë turistike në mediet ndërkombëtare po vijon, duke shtuar më tej interesin e vizitorëve të huaj për Shqipërinë. Së fundmi prestigjiozia britanike “The Telegraph” e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë. Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, që vlerëson jo vetëm bukuritë natyrore dhe qytetet historike, por edhe mikpritjen shqiptare dhe kostot konkurruese për vizitorët. “Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia jonë kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje…

Read More

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë. Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike në fjalë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën ajrore turke. Sipas të njëjtave burime, fragmenti i raketës që ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay u identifikua si një municion i mbrojtjes ajrore që interceptoi kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima ose të plagosur në incident.

Read More

Lufta në Iran ka prekur edhe botën e futbollit, me shumë futbollistë që kanë zgjedhur të largohen nga Lindja e Mesme për shkak të rrezikut të lartë që u kanoset nga sulmet me dronë. Mes tyre janë edhe dy futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja, të cilët luanin atje. Përpara se të largohej nga Irani, futbollisti i kombëtares Jasir Asani ka ndihmuar edhe lojtarin e Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovskin, i cili ishte braktisur nga klubi i tij. Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarët e “Sport1” në Maqedoninë e Veriut të gjithë kalvarin që ai përjetoi dhe fatin…

Read More

Protesta e fundit e opozitës e mbajtur në 28 shkurt në kryeqytet, u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekëzjarrësh, duke i vënë flakën fillimisht koshave të plehrave, e më pas edhe vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Në një interesim për koment nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu lidhur me përdorimin e molotovëve në protestë nga opozita, Ambasada Amerikane u shpreh se aktorët politikë duhet të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme. “Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit…

Read More

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Delivery”, për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, specialistët për Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Delivery”, si rezultat i të cilit u goditën një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 2 shtetas të cilët po qarkullonin me motomjet, me qëllim shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit…

Read More

Pasojat që ekonomia botërore mund të vuajë nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, shkojnë deri në recesion paralajmërojnë ekspertët. Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, e ndikim të vecantë ka pikërisht kjo rrugë ujore strategjike, që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian, e që konsiderohet arteria kryesore e transportit të naftës në botë. Çdo ditë, përmes saj kalon rreth një e pesta e konsumit global të naftës. Ngushtica ndodhet mes Iranit dhe Omanit dhe shërben si dalje kryesore për eksportet e naftës nga vendet e Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe…

Read More

Goditet një tjetër rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore dhe veshjeve pa dokumentet përkatëse. Si pasojë është vënë në pranga shtetasi me iniciale A.I, 54-vjeç, pasi i kishte mallrat në automjetin që drejtonte. Njoftimi: Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të…

Read More