Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grabiti pikën e këmbimit valutor, zbardhet dëshmia e autorit: Isha i detyruar…

11:17 / March 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8979
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të tjera janë zbuluar nga grabitja e pikës së këmbimit valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ngjarje që ndodhi mëngjesin e 5 marsit. Autori, L.M., fillimisht i ka mohuar akuzat para policisë dhe ka deklaruar se nuk ishte ai autori i grabitjes së 300 mijë lekëve.

Por, efektivët e Komisariatit nr. 4 gjetën rrobat që përdori në grabitje, brenda në lavatriçe, prova të rëndësishme për dokumentimin e ngjarjes, përveç pamjeve të kamerave të sigurisë. Më pas, ai pranoi se ishte autor i grabitjes dhe tregoi arsyen dhe planin.

“Kisha planifikuar që grabitjen ta bëja që më përpara. Por, pas grabitjes me armë të bankës në zonën e ish-Parkut u frikësova dhe mendova ta shtyja planin për më vonë. Isha i detyruar sepse kam shumë borxhe dhe kam nënën sëmurë, në gjendje shumë të rëndë”, tha ai.

Sapo kreu grabitjen, ai u largua i qetë dhe fillimisht në këmbë ka hyrë brenda tregut të Medresesë dhe nga aty ka dalë në anën e pasme nëpër rrugica.

Në një pusetë fillimisht ka fshehur pistoletën lodër, ka marrë një taksi dhe nga aty ka shkuar në shtëpi. Për t’u fshehur ka hequr mjekrën dhe fillimisht u ka thënë efektivëve se e kanë ngatërruar, sepse nuk ishte ai autor.

Autori rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

autori Grabiti këmbimit pikën valutor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.