Bashkimi Evropian ka vendosur të nisë heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, proces që do të përmbyllet gjatë muajit janar. Vendimi u bë publik nga presidentja Vjosa Osmani, pas pjesëmarrjes së saj në samitin BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel. “Kemi lajme të shkëlqyera për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit”, deklaroi Osmani. Në një video të publikuar nga presidentja në rrjetet sociale, shfaqet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thekson rolin…
Author: tirana
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot më 18 dhjetor 2025, në orën 10:00, seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Kjo mbledhje që pritet të shoqërohet me përplasje politike dhe diskutime të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Në fokus të seancës do të jenë disa çështje të ndjeshme institucionale dhe politike, të cilat kanë ndezur debatin publik gjatë javëve të fundit. Një nga pikat më të diskutuara lidhet me institucionin e Avokatit të Popullit. Endrit Shabani, i cili u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Bruksel, ku liderët e rajonit u takuan me ato të Bashkimit Europian. “Mirëmëngjes dhe me këtë video-kartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama. Dje, më 17 dhjetor, u mbajt Samiti i BE-së me shtetet e Ballkanit, ku kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë mbështetje nga krerët e Brukselit për anëtarësimin e Shqipërisë brenda vitit 2030 në familjen evropiane. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në deklaratën e tij vlerësoi veçanërisht përparimin e Shqipërisë…
Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë luginave. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek.Valëzimi në det do të jetë i forcës 0-1 ballë.
Shqipëria ka kremtuar me ceremoni zyrtare 100-vjetorin e krijimit të Forcës Detare, një rrugëtim që nisi më 25 dhjetor 1925, kur Parlamenti i kohës miratoi blerjen e dy anijeve të para ushtarake, “Shqipnia” dhe “Skënderbeg”. Ceremonia e zhvilluar në Portin e Durrësit mblodhi krerët më të lartë të shtetit, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ministri Vengu u tregua i drejtpërdrejtë lidhur me periudhat e stanjacionit të flotës shqiptare. “Për një kohë të gjatë kemi menduar më ngushtë dhe kemi vepruar më ngadalë sesa kërkonte realiteti ynë detar,” deklaroi ai, duke pranuar se kjo vonesë ka…
Sara Gjordeni ka zgjedhur të flasë me shifra dhe mesazhi është i drejtpërdrejtë. Në një seri “story”-sh në Instagram, ajo ka publikuar statistika që tregojnë kontrastin mes kureshtjes masive dhe mbështetjes reale. Në një nga postimet, Sara shfaq një rreth me 61,102,902 shikime, ndërsa poshtë shkruan qartë: “Kurioziteti VS Suporti real”. Në të njëjtin vizual, evidentohet edhe numri i ndjekësve: 235 mijë. Në një tjetër “story”, ku ajo shfaqet në një foto së bashku me Bardhin, shifrat flasin sërish: 5.7 milionë shikime, por vetëm 357 komente. Sërish, i njëjti mesazh shoqërues: “Kurioziteti VS Suporti real”. Pa shtuar asnjë koment tjetër,…
Dy orë ka zgjatur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Tema kryesore e diskutimit ishte protesta kombëtare e thirrur në 22 dhjetor, por ka pasur edhe diskutime mbi një ndryshim të propozuar nga Lisandër Hoxha në statutin e partisë për largimin e eksponentëve të lidhur me fondacionin Soros në PD. Në mbledhje nuk janë munguar as tensionet që janë shënuar kur anëtari Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga salla. Largimi erdhi pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të PD-së, duke lejuar vetëm debate mbi protestat. Sipas burimeve, Burgia ka kundërshtuar këtë vendim, duke u…
Akuzat e Sali Berishës për organizime të takimeve në Elbasan nga Suel Çela, Ervin Salianji i ka cilësuar dëshmi të mjerimit politik. Salianji thotë se nuk ka emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, “në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit”. Po ashtu Salianji vë theksin se Berisha nuk ka fuqi për të nxjerrë qytetarët në protesta. Postimi i plotë E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Athinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me rrënjët dhe kulturën shqiptare jashtë vendit. “Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri”, shkruan Spiropali në postimin e saj, duke vlerësuar sakrificën, punën dhe dinjitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. “Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës. Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar…
Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja, është shprehur në pjesën e takimit me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se duhet të ngrihet një Komision Hetimor për mënyrën se si deputetët demokratë dhanë frmat për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit. Sali Berisha: Ne do t’i përqendrojmë diskutimet vetëm te kjo temë. Çdo anëtar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet dhe kritikat e tij, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi te organizimi i protestës. Kjo protestë është…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama e rrëzojnë vetëm protesta dhe lëvizje të qëndrueshme, ku qytetarët të mos largohen nga sheshi. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku tha se opozita do të shkojë drejt këtyre protestave të qëndrueshme. Berisha tha gjithashtu se qeveria e Ramës është e lidhur me bandat kriminale dhe sipas tij, besimi i qytetarëve është vetëm te opozita. Pjesë nga fjala e Berishës Pra, jemi këtu, jemi në emergjencë, jemi në provën e guximit tonë. Nuk ikën ai, po nuk u ngritëm…
“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që mos t’iu jap mundësi të shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSH-it”, thotë Ervin Salianji për Report Tv, në lidhje me mospjesëmarrjen në takim. Nga hera e fundit në mbledhjen e kryesisë, pjesë më e madhe e debateve u zhvilluan lidhur me takimet e Salianjit me qytetarët jashtë programit të partisë. Sot Berisha paralajmëroi përjashtimin e tij nga PD pas takimit që Salianji organizoi me qytetarët në Elbasan, për të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar me kreun e bandës së qytetit, Suel Çela.