Ka nisur sot mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ku pas kësaj mbledhjeje siç ka paralajmëruara Taulant Balla, Ulsi Manja do të hartojë një raport. Në nisje të mbledhjes numri një i PS, tha se në këto momente “ndodhemi në një udhëkryq që paraqet rreziqe”. Sipas Ramës risku lidhen me mundësinë që vendi të bëjë vendnumëro duke humbur kohë dhe mundësi për të arritur qëllimin për t’u bërë pjesë e BE në 2030, por shtoi se është besimplotë që ky test do të…
Author: tirana
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson një alternativë konkrete për të rinjtë që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, me mision dhe perspektivë zhvillimi personal. Gjatë prezantimeve të zhvilluara në disa qytete të vendit, në kuadër të panairit “Work & Study 26”, përfaqësues të Akademisë së Forcave të Armatosura informuan maturantët dhe studentët mbi programet e studimit, kushtet e pranimit dhe mundësitë që ofron formimi ushtarak dhe akademik. Sipas ministrit Vengu, interesi në rritje i të rinjve dëshmon se gjithnjë e më shumë ata po zgjedhin një rrugë që ndërthur profesionin me shërbimin…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të institucioneve ligjzbatuese, duke kanalizuar fondet e krijuara nga administrimi dhe konfiskimi i pasurive drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025, me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, u financuan projekte të rëndësishme për disa institucione kyçe, me vlerë të përgjithshme mbi 160 milionë lekë. Institucionet e drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe Prokurorinë e Përgjithshme, përfituan mbi 115 milionë lekë, duke reflektuar një prioritet të…
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro një apartament në zonën bregdetare të Qerretit në Kavajë, pronë e shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, i cili po hetohet për përfshirje në aktivitet kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprimi është ndërmarrë pas një kërkese nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka nisur hetime ndaj Bahtirit për dyshime se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se të ardhurat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në pasuri të paluajtshme…
Policia e Shtetit njoftoi se sot pritet ekstradimi nga Dubai në Shqipëri i shtetasit të shumëkërkuar Durim Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.…
Ekstradimi i një hakeri të dyshuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal është bllokuar përkohësisht në Itali. Bëhet fjalë për Roman Yuryevich Khlynovskiy, 43 vjeç, shtetas kazak, i cili kërkohet nga autoritetet amerikane për sulme të rënda kibernetike. Ai konsiderohet nga FBI-ja si anëtar i grupit të njohur si “8-Digits Team”, i quajtur kështu për shkak të shumave të mëdha – jo më pak se tetë shifra – që kërkonin shpërblim për të zhbllokuar sistemet e kompanive të sulmuara. Vendimi i gjykatës italiane Gjykata Administrative Rajonale e rajonit të Lazios (TAR) ka pezulluar përkohësisht procedurën e ekstradimit. Më…
Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se i ka marrë 4000 euro një shtetasi grek dhe e ka shantazhuar këtë të fundit për rreth tre vite. Nga hetimet dyshohet se shtetasi me iniciale K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve…
Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi gjatë ditës së sotme 26 shkurt, lajmëron se do të kryejë një shpërthim të kontrolluar në sasi të vogla eksplozivi në rrugën e Llogarasë. ARRSH shprehet se kjo bëhet në funksion të hapjes të trasesë së rrugës, pa e penguar trafikun. “Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë i ARRSH-së: Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç kemi bërë me dije edhe më parë, ditën…
FBI ka shkarkuar të paktën gjashtë agjentë të përfshirë në hetimin e vitit 2022 mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Donald Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, raportuan mediat amerikane të mërkurën. Trump u akuzua në nivel federal për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, në vend që t’i dorëzonte ato Arkivit Kombëtar, siç kërkohet me ligj. Kontrolli i FBI-së në shtëpinë e tij u krye në vitin 2022. Shkarkimet u kërkuan nga Cass Patel, ish-drejtor i FBI-së për një vit dhe mbështetës i flaktë i Trump. Shoqata…
Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip “Range Rover”. Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti tip Range Rover është djegur thuajse plotësisht. Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit. Ky i fundit ka preçedent të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa kujtojmë se ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët. Nga ana e grupit hetimor po bëhet kqyrja e vendit të…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka intensifikuar punimet këtë të enjte, 26 shkurt, për të zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar pas rrëshqitjes së dheut në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Siç njoftohet në faqen zyrtare, aktualisht po punohet për heqjen e masave të dheut në të dy anët e rrugës ekzistuese, për të hapur terrenin ku do të vendosen sondat dhe të realizohet studimi gjeologjik i detajuar, si dhe vlerësimi teknik i zonës. Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, po sistemohen rrjedhat e lumit Shkumbin, duke e orientuar në krahun e majtë për të krijuar hapësirën për ndërtimin…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton për përfundimin e punimeve për rindërtimin dhe shtimin e dy terreneve të reja sportive në Shkollën “Tring Smajli” në Grudë, Shkodër. Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se investimi do të jetë në funksion të mbi 300 nxënësve të shkollës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe jetës shkollore. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me punën drejt përfundimit për rilindjen dhe shtimin e dy terreneve të reja sportive në Shkollën ‘Tring Smajli’ në Grudë, Shkodër, në funksion të më shumë se…