Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 16 m/sek.Valëzimi ne dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Author: tirana
Një 7-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të martë, më 24 shkurt, në Tiranë pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”. Sipas policisë, shoferi i makinës, identiteti i të cilit nuk dihet, pasi përplasi të miturin u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë atij as ndihmën e parë. 7-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës thotë se po punon për të identifikuar shoferin dhe kapjen e tij. “Rreth orës 11:20,…
Nis në Gjykatën e Apelit të Posaçëm shqyrtimi i kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësim të masës së arrestit me burg. Seanca mbahet me dyer të mbyllura, e drejtuar nga Nertina Kosova. Veliaj ka kërkuar të jetë vetë i pranishëm dhe ka refuzuar të përfaqësohet nga avokatët e tij. Veliaj ju drejtua Apelit të Posaçëm pasi gjyqtarja e hetimit Etleva Deda e refuzoi kërkesën për të ndryshuar masën. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ditën e sotme Veliaj pritet përfaqësohet nga një avokate kryesisht. Ndërkohë, Gjykata e ka shtyrë seancën për në 14:30, pasi Veliaj ka kërkuar kohë që…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) regjistroi gjatë muajit janar mbi 721 mijë pasagjerë dhe 4,238 fluturime drejt 71 destinacioneve në 21 shtete. Sipas të dhënave të TIA-s, pesë destinacionet më të kërkuara gjatë muajit janar ishin: Milano, Londra, Roma, Pisa dhe Venecia. TIA mbetet porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh. Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, TIA mirëpriti 11.6 milionë pasagjerë në 2025, duke shënuar një rritje prej 8,7% krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit 2025, u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja…
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni. Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, i cili aktualisht mban mban detyrën e zv/drejtorit për Rendin në Policinë e Kukësit është vendosur masë disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit. Vendimi ka ardhur pasi gjatë periudhës së drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues, në qendër të qytetit funksiononte…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nga Brukseli se Parlamenti Europian mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përmes një videomesazhi nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, Balla theksoi se “draftrezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicien tonë për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027”. Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e…
Rritet ndjeshëm numri i vjedhjeve në qytetin e Fierit. Mbi 20 raste janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, 6 prej të cilave vjedhje me mashtrim. Një shifër e konsiderueshme kjo, në raport me popullsinë e qarkut. Të gjitha rastet janë dokumentuar nga Policia e Fierit dhe përfshijnë autorë të grupmoshave të ndryshme. Objekt i këtyre vjedhjeve kanë qenë farmaci dhe biznese të ndryshme në qytet. Sipas avokatit Ervis Goxhaj, faktorët kryesorë që i shtyjnë personat drejt kryerjes së këtyre veprave penale lidhen me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë. Një pjesë e autorëve rezultojnë gjithashtu përdorues të lëndëve narkotike.…
Kryediplomati grek Giorgos Gerapetritis i ka njohur homologët e tij evropianë me idetë e reja që ka vendi i tij për të përshpejtuar integrimin e shteteve ballkanike. “I kam informuar kolegët e mi, ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, rreth vullnetit të Greqisë për të ndërmarrë një sërë iniciativash të reja në lidhje me procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.Është e rëndësishme që angazhimi i Bashkimi Evropian ndaj këtij rajoni të mbetet konsistent. Kanë kaluar 23 vite nga axhenda e Selanikut, dhe ne duhet t’i japim një shtytje të re procesit të zgjerimit, duke u ofruar…
Këtë të martë u mbajt seanca e radhës për “Gërdecin”. Pas përfundimit të seancës, Fatmir Mediu dha një prononcim për gazetarët, ku tha se ‘s’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur’, ndërsa shtoi se prokuroria nuk ka sjellë prova, por vetëm akte. “Ato që pretendon prokuroria si prova s’kanë lidhje me ministrin. S’ka akt ligjor kushtetues që ministri mund të ketë bërë shpërdorim detyre. S’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Mediu. Po ashtu ai tha se gjyqtari i paraprakes s’mund të jetë i njëjtë me të themelit.
Bashkimi Europian i ka vënë në dispozicion Polonisë 43,7 miliardë euro kredi me kushte të favorshme në kuadër të programit të mbrojtjes “Security Action for Europe” (SAFE), që synon forcimin ushtarak përballë kërcënimit rus. Por opozita konservatore e vendit ka dalë kundër programit, me pretendimin se kjo është në fakt sipas saj, një përpjekje për “bashkimin e Europës nën udhëheqjen gjermane” dhe kërcënim për sovranitetin e vendit. Kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, insistoi që presidenti Karol Nawrocki të vendosë veto, ndërsa figura të tjera të djathta e quajnë SAFE një formë “shantazhi politik” përmes mekanizmit të…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi marrëveshjen për sigurimet shoqërore më Poloninë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve. “Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSBE, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim. Fjalën e tij përshëndetëse, ministri e nisi me një referencë ndaj një urtësie të vjetër shqiptare: “Rruga e shkurtër të nxjerr gjatë”, duke e lidhur drejtpërdrejt me mesazhin e fushatës. “Sot, në epokën e rrjeteve sociale dhe të iluzionit të suksesit të menjëhershëm, kjo shprehje tingëllon më aktuale se kurrë. Në një farë mënyre, ‘S’ka Shkurt’ është përkthimi modern i kësaj urtësie të vjetër shqiptare; çdo rrugë…