Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shit-blerje votash, GJKKO dënon me gati nga 2 vite burg dy kushërinjtë në Kukës

11:24 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin këtë të mërkurë, lidhur me rastin e dy kushërinjve nga Kukësi, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit.

Kështu, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, i shpalli fajtorë dy kushërinjtë, K.P dhe G.P (ky i fundit ish-kryeplak i fshatit Lusen).

Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar.

K.P u dënua fillimisht me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 1 muaj. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, pasi koha e qëndrimit në paraburgim tejkalonte masën e dënimit të caktuar.

Ndërsa G.P u dënua me 1 vit e 9 muaj burgim, dënim i cili pas uljes me një të tretën u caktua përfundimisht në 1 vit e 2 muaj heqje lirie. Ai do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata vendosi gjithashtu që 205 mijë e 500 lekë të sekuestruara, të cilat dyshohet se do të shpërndaheshin për blerje votash, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa 525 euro t’i kthehen K.P-së. Po ashtu, u vendos kthimi i disa aparateve celularë pronarëve përkatës.

Sjellim ndërmend se K.P u arrestua një ditë para zgjedhjeve, ku iu sekuestruan mbi 2 milionë lekë (të vjetra), 525 euro, telefoni dhe automjeti i tij. Këto para ai u akuzua se ua kishte premtuar disa shtetasve në këmbim të votës në favor të PSD-së.

dënohen Kukës kushurinjtë Shit blerje votash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.