Author: tirana

Prokuroria Tiranë kërkon pezullimin e drejtorit të AMP-së për shpërdorim detyre, në lidhje me atentatin në rreth rrotullimin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2025. Nga ky sulm humbën jetën shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri. Njoftimi: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos caktimi i masës së sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin G.S., Drejtor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni…

Read More

Përfaqësues të Transportit interurban të qytetit të Vlorës kanë dalë këtë të hënë në një protestë paqësore, në rrugën që lidh aksin Transballkanike me autostradën e Vlorës. Siç raportohet shkak i protestës është zhvendosja e vendqëndrimit të ri të autobusëve interurban në hyrje të qytetit, duke u larguar nga zona e mëparshme përgjatë rrugës së re. Drejtuesit e mjeteve kundërshtojnë vendimin e miratuar në Këshillin Bashkiak, sipas të cilit të gjithë autobusët për pritjen dhe nisjen e pasagjerëve do të kenë pikën e tyre të përbashkët pranë hyrjes së autostradës. “Ne s’jemi fare dakord, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me…

Read More

Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. -U ekstradua nga Danimarka, shtetasi D. M. alias D. Ç. alias O. C., 28 vjeç, i lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore. Në fjalën e tij, kreu i futbollit u shpreh se viti 2025, ka qenë në nivelin me periudhat më të suksesshme të FSHF-së. Ndër të tjera, Duka vuri theksin te Ligji i Spornsorizimit, duke kërkuar miratimin e tij nga qeveria, si nevojë jetike. Sipas tij, futbolli shqiptar po rritet çdo ditë, falë punës së bërë nga presidentët e klubeve, të cilët i falënderoi për kontributin e dhënë. “Asambleja është vendi ku reflektojmë me përgjegjësi, ku bëjmë bilancet, për të gjitha veprimtaritë tona. Ajo që na bashkon,…

Read More

Dita e nesërme shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e me këtë rast kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Prishtinës për një vizitë zyrtare. Policia e Kosovës ka lajmëruar masat që do të merren gjatë parakalimit të eskortës së kryeministrit Rama. “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës. Në letër e nisur nga Trumpi, Kosova është përgëzuar për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen e këtij vendi në përpjekjet e SHBA-së për t’i zgjidhur problemet globale në Ukrainë, Gazë dhe vende tjera. “Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ka qenë ai i cili ia ka refuzuar. Sipas Ramës, dorëheqja e parë është dorëzuar kur ndaj saj u ngrit akuza, e dyta pas pezullimit të parë nga detyra dhe e treta pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për padinë e saj. Kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të pranojë një dorëheqje të diktuar, sipas tij, nga ndërhyrje jashtë kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv. Ai nënvizoi se përcaktimi i këtyre kushteve nuk i takon as prokurorisë, as…

Read More

PS prezanton në Kuvend nisma ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ekzekutivi është pushtet i pavarur si gjyqësori. “Kushtetuta thotë ka tre pushtete ë pavarura. Përveç gjyqësorit është edhe legjislativi edhe ekzekutivi. Për çfarë jemi të pavarur ne në raport me gjyqësorin dhe ku gjyqësori nuk mund të imagjinojë të ndërhyjë në territorin tonë, kur them tonë kam parasysh atë nesër dhe pasnesër. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka gjykatës dhe prokuror…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se pezullimi nga detyra i një ministri dëmton drejtpërdrejt funksionimin e institucionit që ai drejton, duke e cilësuar një veprim të tillë si cenim të punës së ministrisë dhe të përfaqësimit të saj në qeveri. Sipas Ramës, në momentin kur pezullohet një ministër, nuk ndërpritet thjesht ushtrimi i detyrës nga një individ, por bllokohet veprimtaria e gjithë institucionit. Ai theksoi se një ministri e mbetur pa drejtues nuk ka më kapacitet të propozojë iniciativa në Këshillin e Ministrave, pasi mungon përfaqësuesi i ngarkuar me vullnet kushtetues. “Pezullimi cenon funksionin. Në momentin kur pezullohet një…

Read More

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, prezantoi ndryshimin ligjor sa i përket nismës mbi imunitetin e ministrave. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, u shpreh se qëllimi është garantimi i funksionimit të institucioneve, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për privilegj personal. “Ne propozojmë që në pikën dy të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve s’mund të jepet masa e pezullimit nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat. Pse kemi zgjedhur këto subjekte? Janë institucione që burojnë nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës; janë…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se, pas rezolutave të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë gjyqësor po merr jehonë ndërkombëtare. Sipas njoftimit në Facebook, me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve ndërkombëtare të organizatës, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. OVL-UÇK ka shkruar se dorëzimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare…

Read More