Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafik armësh dhe droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan

08:44 / February 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7789
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas disa javësh hetimesh intensive, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”, duke goditur një grup kriminal që dyshohet se transportonte dhe shiste sasi të konsiderueshme lëndë narkotike dhe armë në disa qytete të vendit, nga veriu në jug.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Si rezultat i ndërhyrjes në unazën e qytetit të Elbasanit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga tre persona, të dyshuar për trafikim lëndësh narkotike dhe armësh:

A. G., 31 vjeç

E. Q., 29 vjeç

F. P., 35 vjeç

Gjithashtu, pas veprimeve hetimore të mëtejshme, u ndalua edhe shtetasi M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se kishte vënë në dispozicion automjetin e tij për transportimin e lëndës narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se ky grup kriminal siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe trafikimin e saj jashtë territorit të vendit.

Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i automjetit A. G. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit. Nga kontrolli në automjetin e tij dhe pasagjerin E. Q., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov me 32 fishekë luftarakë, e cila dyshohet se do të trafikohej.

Ndërkohë, në automjetin tip “Volkswagen Golf”, me drejtues F. P., u gjetën dhe u sekuestruan 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se do të transportohej drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Si prova materiale, specialistët sekuestruan gjithsej:

41 kg Cannabis Sativa

1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak

2 automjete

2 aparate celularë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

armësh Droge Elbasan jug trafik veriu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.