Author: tirana

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet sot, 10 shkurt, një seancë publike për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Aktualisht po flet kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke parashtruar argumentet se pse PD ka kundërshtuar ndryshimet që sipas kësaj force politike janë “të njëanshme”, referuar Partisë Socialiste.

Read More

Një efektiv i Policisë Shkencore të Kukësit është pezulluar nga detyra. Siç thuhet në njoftimin zyrtar, nënkomisari F.H., ishte konfliktuar me një person në Laprakë ditën e djeshme, 9 shkurt, dhe më pas e ka kanosur me armën e shërbimit. Ndaj tij, kanë nisur hetimet, ndërsa i është bllokuar edhe arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”. “Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale Kanosja”, thuhet në…

Read More

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 10 shkurt shkruan se RENEA është futur zyrtarisht në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”. Rama shprehet se në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai”, ku për të pestin vit radhazi Policia përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA. “Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”, shkruan kreu i qeverisë. Postimi i kryeministrit Edi Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SËAT Challenge…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita. Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë. “Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale”,…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka sugjeruar që vendet që janë të gatshme të punojnë për çështje ekonomike të vazhdojnë në grupe më të vogla nëse nuk arrihet unanimiteti para një samiti kyç, i fokusuar në forcimin e ekonomisë evropiane, e cila është nën presionin e SHBA-së dhe Kinës, sipas Euronews. Kjo ide nënvizon një qasje më fleksibile në politikën e integrimit evropian, duke hapur rrugën për një Evropë me dy shpejtësi, ku disa shtete mund të avancojnë më shpejt se të tjerat në fushat kyçe ekonomike dhe infrastrukturore. Von Der Leyen tha se qëllimi mbetet të…

Read More

Edhe sot do të vijojnë deklaratat përfundimtare të ZPS-së në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca e ditës së dytë të fazës përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nis nga ora 9:00. Në pjesën përmbyllëse gjatë ditës së hënë u dhanë deklarata lidhur me funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm. Prokuroria që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim apo 180 vjet në total. Nga Zyra e Prokurorit…

Read More

Një proces gjyqësor me rëndësi të veçantë ka nisur në Kaliforni ndaj kompanive më të mëdha të rrjeteve sociale në botë, të cilat akuzohen se kanë krijuar platforma të projektuara qëllimisht për të nxitur varësi te përdoruesit e rinj. Gjyqi po shqyrton ndikimin e Instagram dhe YouTube në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, raporton BBC. Gjyqi po zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Los Angelos, ku avokati Mark Lanier, përfaqësues i paditëses së identifikuar me inicialet K.G.M., pretendon se klientja e tij ka zhvilluar probleme serioze të shëndetit mendor si pasojë e varësisë nga rrjetet sociale. “Kompanitë ndërtuan makineri…

Read More

Policia e Tiranës ka njoftuar masat, pasi përfaqësues të Partisë Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar për zhvillimin e një tubimi, ditën e sotme, në orën 17:00, para Kryeministrisë. Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit,…

Read More

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa, një nga mrekullitë natyrore më të rralla të kontinentit, shkruan faqja e njohur turistike travelandtourworld.it (TTW). I shpallur park kombëtar në vitin 2023, ky territor i mbrojtur shtrihet në rreth 12 727 hektarë dhe mbron një pasuri unike: një lumë të madh që rrjedh plotësisht i lirë, pa diga apo ndërhyrje artificiale. Një park unik në Evropë Vjosa është parku i parë kombëtar në Evropë i dedikuar një lumi të egër. Lumi buron në Greqi dhe përshkon…

Read More

Projekti më i madh ushtarak i Bashkimit Europian, i njohur si FCAS (Future Combat Air System), që synonte ndërtimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë nga Franca, Gjermania dhe Spanja, po shkon drejt kolapsit. Lajmi raportohet nga Politico, i cili ka folur me diplomatë dhe zyrtarë të mbrojtjes nga disa vende europiane. FCAS u lançua në vitin 2017 nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel, si simbol i autonomisë strategjike europiane në fushën e mbrojtjes. Projekti parashikonte krijimin e një sistemi, ku avioni kryesor do të ishte i lidhur përmes një rrjeti digjital…

Read More

Shoqata Sindikale e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pavarësia”, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Shkollës dhe Këshillin e Prindërve, ka bërë të ditur se sot në 10 shkurt procesi mësimor nuk do të zhvillohet gjatë dy orëve të para. Kjo ndërprerje vjen si pasojë e organizimit të një proteste nga ana e mësuesve. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Shoqata Sindikale ka theksuar se protesta synon të shprehë pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me sjelljet problematike të disa nxënësve në kuadër të procesit edukativo-arsimor. Në reagim thuhet se raste të shumta të dhunës fizike, fyerjeve,…

Read More

Një valë e zgjatur të ftohti ekstrem ka shkaktuar humbjen e jetës së 18 personave në qytetin e New Yorkut, kanë njoftuar autoritetet lokale. Që nga fundi i muajit janar, qyteti është përballur me temperatura shumë të ulëta, duke shënuar 13 ditë radhazi me temperatura 0°C ose më poshtë, një nga periudhat më të gjata të motit nën zero të regjistruara në gjashtë dekadat e fundit. Gjatë fundjavës, një tjetër person humbi jetën në rrugët e qytetit. Kryetari i bashkisë, Zohran Mamdani, deklaroi të hënën se çdo jetë e humbur është një tragjedi dhe shtoi se autoritetet do të vazhdojnë…

Read More