Author: tirana

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në rrethana misterioze në Vlorë. Ai është dërguar pa shenja jete në spital. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për këtë arsye prokuroria ka nisur hetimet. Aktualisht po zhvillohen ekzaminime mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër ka marrë një pamje të re, pas rikthimit të funksionalitetit të hapësirave përreth saj. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla në të cilën janë kryer investime që kanë përmirësuar kushtet për mësimdhënie dhe aktivitete jashtëshkollore. Sipas Ramës, mjediset e sistemuara tashmë do t’i shërbejnë mësimdhënies, sporteve, arteve, zejeve dhe aktiviteteve komunitare, në dobi të mbi 150 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit përreth shkollës. “Një shkollë e bukur, me një pamje të re dhe mjedise të sistemuara. Shkollës “Ali Laçej” në Shkodër i është kthyer funksionaliteti i hapësirave rreth saj në…

Read More

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme.Ai iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë. Aty, më 18 dhjetor, iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë publik bilancin e punës për muajin janar 2026, ku thekson intensifikimin e operacioneve kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të paligjshme. Gjatë këtij muaji janë finalizuar 107 operacione policore dhe janë arrestuar 498 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL dhe autoritetet partnere ndërkombëtare, janë zhvilluar 17 operacione për goditjen e rrjeteve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat, policia ka sekuestruar rreth 186 kg kanabis, 3 kg kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë dhe fara kanabisi, si dhe pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura. Gjithashtu…

Read More

Pas 29 ditësh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit. Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar. Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit…

Read More

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve projektohen të mbërrijnë në rreth 15 mijë euro kur vendi të hyjë në Bashkimin Europian. Parashikimi dhe shifra e dalë nga veprimi i shndërrimit ligjor ekonomik sigurohet në një proces të pakthyeshëm, deklaron kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Milva Ekonomi. “Nëse unë në vitin 2013 i kisha të ardhurat për frymë rreth 3,340 euro, në vitin 2024 i kisha rreth 10,340 euro, në vitin 2029 duhet t’i çoj 15 mijë euro. Ky është një objektiv që matet, por mund të jetë edhe më shumë, por duhet bërë kjo përpjekje”thotë Ekonomi për RTSH. Brenda…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë më 9 shkurt me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Në takimin në Bruksel, fokusi pritet të jetë procesi i negociatave për anëtarësim. Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve. Në mbledhjet e deritanishme në nivel ambasadorësh ka patur kërkesa për prova konkrete zyrtarësh të lartë të dënuar me vendime përfundimtare dhe sekuestrime të pasurive të tyre.…

Read More

Gjatë muajit janar 2026, mbi 20 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë frekuentuar sitet kulturore në Shqipëri, duke reflektuar një interes të qëndrueshëm për trashëgiminë kulturore të vendit. Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili bën me dije se gjatë këtij muaji muzetë kombëtarë janë vizituar nga 11,315 persona. Ndërkohë, parqet arkeologjike kanë tërhequr 6,012 vizitorë, ndërsa kalatë dhe monumentet kulturore janë vizituar nga 2,693 persona. Sa u përket siteve më të frekuentuara, në vend të parë renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, me 4,948 vizitorë. Pas tij…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe intervistuar 14 persona – kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese – nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Kllokot. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë kryer më 6 shkurt, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar pas intervistimit. Deri më tani, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave janë ndaluar dhjetëra persona në disa rajone të Kosovës dhe janë intervistuar qindra të tjerë. Hetime po zhvillohen në Prizren, Malishevë, Podujevë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Koordinatorja nacionale…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2025,në ngarkim të të pandehurve: Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 dhe 25 të Kodit Penal. Kreshnik Domi, i akuzuar për…

Read More

Reshjet e dëborës kanë zbardhur fshatin turistik të Dardhës, duke e shndërruar atë në një nga destinacionet më të frekuentuara dimërore në juglindje të vendit. Pamja alpine dhe bora e bollshme kanë tërhequr qindra turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht të apasionuarit pas sporteve dimërore. Vetëm 18 kilometra larg Korçës, pista e skive në Dardhë po vizitohet masivisht nga të rinj dhe familje që shijojnë ski, snowboard dhe aktivitete të tjera rekreative në dëborë. Kushtet klimatike dhe infrastruktura turistike e zonës e bëjnë Dardhën një zgjedhje ideale për pushime dimërore. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Dardha e mbuluar…

Read More

Policia e Shkodrës ka arritur të zbulojë autorin e një tentative vjedhjeje në një filial të Postës Shqiptare dhe një marketi. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Gucia e Re. Siç duket nga pamjet e shpërndara nga uniformat blu, pasi ka shkuar në shtëpi ai është fshehur në tavanin e banesës për t’ju shmangur efektivëve, por kjo përpjekje ka rezultuar e kotë. “Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare. Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është…

Read More