Kryeministri Edi Rama ka dalë në një video-mesazh live në rrjetet sociale, ku po flet lidhur me kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve lidhur me kërkesën e tyre për paga më të larta. “Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja dhe aq më gjatë zgjat ajo” u shpreh Osmani. Mes të tjerash, Osmani foli edhe për përvojën e saj personale si udhëheqëse shtetërore, duke nënvizuar se sfidat për gratë në politikë vazhdojnë të jenë të pranishme, por se përfaqësimi i tyre është thelbësor për demokraci funksionale dhe institucione më të forta. Presidentja u shpreh se Kosova…
Author: tirana
Me një nënshkrim të thjeshtë, Presidenti Donald Trump i dha fund një ngërçi të mundimshëm që kishte paralizuar aktivitetet e qeverisë federale për muaj të tërë. Projektligji që rihapi fondet për qeverinë federale kaloi me sukses në Dhomën e Përfaqësuesve, duke marrë 217 vota pro dhe 214 kundër. Me miratimin e tij, qeveria federale mund të vazhdojë aktivitetet e saj deri në fund të shtatorit. Si ndodhi mbyllja e qeverisë? Mbyllja e qeverisë ndodhi pasi Kongresi i SHBA-së nuk arrinte një marrëveshje për të miratuar projektligjin e buxhetit të nevojshëm për financimin e operacioneve federale brenda afatit të caktuar. Kur…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje– lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Era me drejtim juglindje –…
Janë bërë publike datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë, ose siç i quajmë ndryshe, të minimaturës. Nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë më 19 qershor provimin e Gjuhës Shqipe. Më 25 qershor do të testohen për njohuritë në Matematikë dhe më 30 qershor për ato në gjuhën e huaj. Ndërkohë më 22 qershor do të zhvillohet provimi për gjuhën amtare për nxënësit e pakicave kombëtare. “Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë. Suksese të gjithëve”, tha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe do të…
Një grup prej tetë kompanish franceze që operojnë në sektorin hekurudhor vizituan sot Shqipërinë, për të diskutuar mundësitë e investimeve në infrastrukturën hekurudhore të vendit. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, e cila theksoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm në infrastrukturën hekurudhore. Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali nënvizoi ekspertizën franceze në këtë sektor dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Gjatë një seminari të organizuar nga AIDA, pjesëmarrësit theksuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Shqipërisë dhe…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kujtoi sot kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha se është i akuzuar për korrupsion, ndaj nuk mund të flasë në Kuvend në emër të drejtësisë. Duke iu përgjigjur Berishës në Kuvend, Balla tha se drejtësia e ka marrë të pandehur për korrupsion, ndërsa është shpallur edhe non grata nga SHBA. “Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion. Je i akuzuar për korrupsion dhe tani të vish këtu dhe të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë dhe madje të bëhesh ti emisar për të sjellë…
Spanja do të kërkojë të ndalojë përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç, njoftoi këtë mëngjes kryeministri i vendit, Pedro Sánchez. Ky vendim vjen pas ndalimit të tillë në Australi për nën-16-vjeçarët në dhjetor dhe pas miratimit javën e kaluar nga ligjvënësit francezë të një projektligji që do të ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale nga nën-15-vjeçarët. “Spanja do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç. Platformat do të detyrohen të zbatojnë sisteme efektive të verifikimit të moshës, jo thjesht kuti për shënjim, por barriera reale që funksionojnë,” tha…
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur mbi vizionin për vitin 2026 dhe ekosistemin e ri të bashkëpunimit mes turizmit, kulturës dhe sportit, si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. “Presim rritje të cilësisë së shërbimeve”, u shpreh Gonxhja. “Ndërkombëtarizimi i ofertës dhe potencialeve të Shqipërisë. Duhet të rrisim praninë në tregjet kombëtare përmes pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare. Po ashtu, një pozicionim global i Shqipërisë në zgjerim të tregjeve mund të bëhet përmes lobimit dhe promovimit në tregje me potencial më të lartë shpenzimi dhe qarkullimi, ku theksojmë…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të realizojë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër, procedurën për blerjen e një pasurie të paluajtshme që do të shërbejë si seli e përhershme e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me një fond limit deri në 520 milionë lekë. Pasuria do të përdoret për ushtrimin e veprimtarisë diplomatike dhe konsullore të përfaqësisë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se pasuria që do të blihet duhet të jetë e përshtatshme për funksionimin aktual dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik dhe konsullor, të garantojë…
Fondi total i vënë në dispozicion për mbështetjen e punësimit dhe përfshirjes sociale të shtresave në nevojë për periudhën 2026-2028 arrin në 210 milionë lekë. Skema ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve sociale që krijojnë vende pune dhe ofrojnë shërbime për grupet më të pafavorizuara, përmes subvencionimit të pagës minimale dhe sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore. Ky fond do të shpërndahet nëpërmjet skemës së ndihmës shtetërore “Fondi në mbështetje të ndërmarrjes sociale”, e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe e autorizuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, ndihma për…
Zyrat e platformës së mediave sociale X, e themeluar nga Elon Musk, po kontrollohen nga autoritetet franceze, njofton Prokuroria e Parisit. Sipas një deklarate të postuar në X, hetimet po kryhen nga njësia e saj për krimet kibernetike, ndërsa në operacion po asiston edhe Europol. Hetimi lidhet me një çështje të hapur në janar të vitit 2025. Prokuroria tha gjithashtu se Elon Musk dhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur për të marrë pjesë në dëshmi gjatë muajit prill, si pjesë e hetimeve. Platforma X ende nuk ka dhënë përgjigje; BBC e ka kontaktuar për një koment. Prokuroria njoftoi…
Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar nga revista e njohur franceze “GEO Magazine”. Ndërsa ndau sot artikullin, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria përshkruhet si një destinacion i larmishëm, me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu, në artikull përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës. Kryeministri theksoi se e gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej…